web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Gazetari tallet me Ylli Rakipin/ U bën thirrje kërcënuesve

18 Dhjetor 2018, 16:43, Aktualitet CNA

Gazetari Ylli Dylgjeri ka bërë një shkrim ironizues ndaj moderatorit Ylli Rakipi, pas  bërjes publike se ky i fundit ka marrë kërcënime për jetën.

Në një postim në rrjetet sociale Dylgjeri i bën thirrje kërcënuesve që të mos ngatërrojnë shenjestrën, pasi midis tij dhe Ylli Rakipit ka shumë ndryshime edhe pse janë komshinj.

?Thirrje kërcënuesve!

Lexova sot në media se është kërcenuar gazetari Ylli Rakipi. Sigurisht e konsideroj krim dhe e dënoj aktin, por njëherësh i bëj me dije kërcënuesve, që të bëjnë kujdes, e të mos ngatërojnë shenjestrën me mua, Ylli Dylgjerin… sepse veç të tjerash jam edhe komshi me Ylli Rakipin.

Pra, tjetër Ylli Rakipi, e tjetër Ylli Dylgjeri.

Edhe Unë shkruaj dhe e kruaj, po ja aq sa për

tu kërcënuar me jetë!

Ylli Rakipi është gazetar i vjetër e Unë gazetar i ri. Ylli Rakipi është Kryetar i Gazetareve Profesionist Nr. X, e Unë Ylli Dylgjeri jam

vetem antar i Shoqatës se Gazetareve Nr. Y.

Ylli Rakipi është i pavarur i djathtë, e Unë Ylli Dylgjeri i pavarur i majte. Ylli Rakipi eshte i Pa Ekspozuar, Ylli Dylgjeri është I Ekspozuar.

Ylli Rakipi është me syze, Ylli Dylgjeri i bën sytë katër! Ylli Rakipi është Qeradhënës, Ylli Dylgjeri është qeramarës.

Ylli Rakipin e takon Presidenti i Republikes,

Ylli Dylgjerin e takon Presidenti i Aeronautikës.

Kaq sa për kujdes!?-shkruan gazetari në postimin e tij./CNA.al





Lajmet e fundit nga