web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Këshilltari i djathtë “shuplakë” politikës/ Kërkon dështimin e protestës së studentëve

16 Dhjetor 2018, 18:03, Aktualitet CNA

Këshilltari i Partisë Demokratike, në Bashkinë e Tiranës Fabian Topollaj në një postim në rrjetet sociale shkruan se politika në Shqipëri kërkon dështimin e protestës së studentëve.

Topollaj ka thënë se ndonëse ka qenë zëri i parë publik që ka paralajmëruar rritjen e tarifave, gjë për të cilën sot studentëve prej gati dy javësh janë në protestë, nuk ka marrë pjesë në asnjë tubim të tyrin, kjo për respekt të tyre.

?Pavaresisht se ndoshta kam qene zeri i pare publik qe kam paralajmeruar rritjen e tarifave te studenteve nga reforma e arsimit te larte dhe kam nxitur reagimin e studenteve me shume se 4 vite me pare, perseri nuk kam marre pjese ne asnje proteste te organizuar prej tyre keto dite. Kjo ne respekt te vendimit te tyre per te organizuar nje proteste ku monopolin e kane vetem studentet me idene se forca e kesaj proteste mund te dobesohet dhe kompromentohet nga pjesemarrja ne te e cdo personazhi me prapavije politike dhe partiake, sic jam dhe une?.

Më tej Këshilltari i djathtë shkruan se formacione të ndryshme politike ditët e fundit kanë marrë në dorë devijimin e protestës studentore, në favor të interesave të tyre.

?Me keqardhje ve re se fundjava dhe largimi i shumices se studenteve prane familjeve te tyre, eshte perdorur nga formacione te ndryshme politike per te marre ne dore protesten e studenteve dhe devijuar formen e saj, me qellime krejt te tjera nga ato qe kane shpallur vete studentet deri tani.

Kjo eshte menyra e vetme se si mund te shuhet revolta studentore. Ate qe se prishi dot Kryeministri dhe makineria e tij propogandistike, mund ta zhbeje shume kollaj ambicia e partive politike per te devijuar ne favor te interesave te tyre te ngushta politike qellimin e protestes se studenteve?.

Në përfundim të postimit të tij, Topollaj thekson se nëse protesta e studentëve shuhet në ditët në vijim, atëherë përgjegjësia do të bjerë mbi formacionet partiake që po mundohen ta zhbëjnë.

?Nese kjo revolte qe mund te beje histori ne Shqiperi shuhet ne ditet ne vijim, kjo pergjegjesi do ti mbetet formacioneve partiake dhe drejtuesve te tyre qe me studentet kesaj here jane duke u sjelle sipas filozofise se proverbit shqiptar qe thote se ?asaj gjelle qe seshte per mua, i rafte miu brenda?./ CNA.al





Lajmet e fundit nga