Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Lëvizja ?Për universitetin? ka reaguar pas komunikimit live të kryeministrit Rama sot në rrjetet sociale, ku përsëriti ftesën për dialog me studentët.
Në një status në profilin e saj rrjetet sociale të titulluar ?PËRGJIGJE PËR KRYEMINISTRIN RAMA?, Lëvizja për Universitetin shkruanse Rama tentoi sërish të shmangë përgjegjësinë e qeverisë së tij për shkatërrimin e arsimit të lartë në Shqipëri dhe problemet nuk kanë filluar me qeverisjen e tij, por përmes ligjit të arsimit të lartë të miratuar nga ai ato kanë marrë natyrë sistemike.
Sipas lëvizjes ?Për universitetin?, zgjidhja për tarifat është arsimi publik falas për të gjithë studentët e universiteteve publike, të cilët hyjnë në universitet sipas meritës, ndërsa për studentët e varfër dhe ata me rezultate të shkëlqyera duhet të ketë bursë jetese. Nga ana tjetër ata kërkojnë votë të barabartë midis pedagogëve dhe studentëve për zgjedhjen e të gjitha strukturave universitare.
Statusi i lëvizjes ?Për universitetin?
PËRGJIGJE PËR KRYEMINISTRIN RAMA
Përmes gënjeshtrave, çerek të vërtetave dhe të dhënave jashtë kontekstit, Edi Rama tentoi sërish të shmangë përgjegjësinë e qeverisë së tij për shkatërrimin e arsimit të lartë në Shqipëri. Problemet në arsimin e lartë nuk kanë filluar me qeverisjen e tij, por përmes ligjit të arsimit të lartë të miratuar nga ai ato kanë marrë natyrë sistemike.
Ligji i arsimit të lartë mbështetet në parimin klientelist të trajtimit të barabartë financiar të universiteteve publike dhe private (formalisht dhe përmbajtësisht). Bordet e Administrimit të universiteteve publike kontrollohen nga qeveria sipas parimit ?kush jep paratë, kontrollon universitetin?. Çka do të thotë se e vetmja mënyrë që universitarët të kontrollojnë bordet është rritja e tarifave në mënyrë të tillë që shuma e nxjerrë nga xhepat e studentëve ta tejkalojë buxhetin e shtetit për universitetet.
Rama prodhon tym duke deklaruar se tarifat i vendos universiteti. Sipas ligjit të tij, universiteti i propozon tarifat në varësi të tavanit të tarifës maksimale dhe nivelit të financimi nga buxheti i shtetit, kompetenca këto të qeverisë. Nëse burokratët i bëjnë rrush e kumbulla paratë e popullit, në krye të universiteteve i ka vendosur qeveria, jo universitarët.
Për tarifën e studimit kryeministri është aq kontradiktor, saqë nuk mund t?i zësh besë asnjë fjale të tij. Një moment flet për lehtësinë e uljes së tarifave, pastaj bën llogari ditore se tarifa kushton në ditë sa një kafe (pse t?i ulim atëherë?!) dhe në fund bën diversion me propozimin e tarifave progresive.
Zgjidhja për tarifat është e thjeshtë: ARSIM PUBLIK FALAS për të gjithë studentët e universiteteve publike, të cilët hyjnë në universitet sipas meritës. Për studentët e varfër dhe ata me rezultate të shkëlqyera duhet të ketë bursë jetese. Sot parimin e arsimit publik falas në të gjitha nivelet e zbatojnë plot 17 vende evropiane, nga më të përparuarat te më modestet ekonomikisht.
Rama bën sikur nuk kupton se kërkesat e studentëve për tarifat nuk ka pse t?i paguajë medoemos kamerieri apo mësuesi. Mjaftojnë dy masa: Të mos vidhet nga qeveritarët dhe të shtrëngohen oligarkët të paguajnë më shumë taksa. Vendi ynë nuk ka pse zgjedh midis studentit dhe kamerierit, por duhet të zgjedhë studentin dhe kamerierin bashkë në vend të oligarkëve.
Ashtu siç populli ynë nuk ka pse të zgjedhë midis investimeve në infrastrukturë dhe studentëve. Nëse nuk zbatohen praktikat korruptive të PPP apo koncesioneve, ka vend edhe për rrugë e spitale, edhe për shkolla. E nëse nuk i bëjmë dot shpejt si të Danimarkës, mund t?i përmirësojmë dukshëm.
Kërkesave të studentëve për tarifat kryeministri u përgjigjet si kërkesë për bukë. Ndoshta studentët ia dalin me sakrifica, por nuk mund të mbahet trupi me bukë, djathë, vezë e byrekë çdo ditë. Buka që ata brohorasin është simboli i jetës së dinjitetshme. Përtej kësaj, investimi në arsim nuk është prodhim buke, por kultivim i mendjeve krijuese, kritike dhe prodhuese.
Që gjithçka e mësipërme të ndodhë duhet që studentët të marrin fuqinë që u takon brenda universitetit. Ky kryeministër që i fton studentët të bashkëhartojnë ligje e paska problem që ata të bashkëqeverisin, me pedagogët, universitetet. Vërtet studenti si individ është më i përkohshëm se pedagogët në universitet, por studentët si trupë janë shumë herë më të shumtë se pedagogët. Po ashtu, nisur nga bajraktarizmi i frikshëm i jetës universitare publike, e vetmja mundësi përmirësimi i jetës universitare mbetet te masa e madhe dhe e pakompromentueshme studentore. Prandaj kërkohet votë e barabartë midis pedagogëve dhe studentëve për zgjedhjen e të gjitha strukturave universitare.
Zoti Rama! Studentët nuk kanë nisur sot të belbëzojnë. Kanë vite që flasin dhe protestojnë, nën presionin e burokratëve dhe pedagogëve të padenjë. Ne, si aktivistë të Lëvizjes Për Universitetin, kemi katër vjet që demantojmë ligjin e arsimit të lartë, kemi organizuar dhjetëra protesta ku sa e sa studentë kanë artikuluar problemet e tyre. Kemi denoncuar pedagogët që shesin librat me detyrim dhe marrin ryshfet, kemi publikuar raste plagjiature etj. Asokohe, qeveria mbyllte të sytë dhe veshët. Sot, kur mijëra e mijëra studentë, si thuajse asnjëherë më parë, ju kanë vënë me shpatulla për muri po dëgjoni brohoritjet e tyre. Dhe do t?i dëgjoni gjatë.
Ju ka shkuar ndonjëherë në mendje pyetja “pse lotët janë të ...
Gjatë ditës sotme, kryeministri Edi Rama zhvilloi një komuni...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot mesazhin e nj...
Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë ka reaguar në lidhje...
Ish-zëvendës ministri i Arsimit që qëndroi në detyrë për vet...
Prokuroria italiane e Katanias ka kërkuar 18 vite burg për M...
Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, akuzoi kyeminis...
“Hëna e re jep shpresa dhe ngjan si një ikonë e ndritshme. K...
Pavarësisht ftesës së Ramës për dialog, studentët nuk tërhiq...
Ndarja e çiftit të njohur vetëm një vit pas martese dhe vetë...
Është mirë që kur të zemëroheni për diçka apo të mërziteni t...
Hailey Baldwin është një ndër modelet më të sukesshme të pas...
Një nga sikletet më të mëdha të artistëve është kur përballe...
Nicki Minaj ka konfirmuar lidhjen më të re me Kenneth ‘Zoo’ ...
Nëse keni pasur lidhje dhe ndarje me më shumë se një person,...
“Jepi një femre këpucët e duhura dhe ajo do të pushtojë botë...
“Pinterest” prezantoi një përmbledhje të fotografive të ruaj...
Banorët e “Astirit” në Tiranë vijojnë protestën, kundër shem...
70 vjet Deklarata Universale për të Drejtat e Njeriut. Në ce...
Protestave të studentëve për plotësimin e kërkesave nga Mini...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...