Rriten temperaturat/ Moti për ditën e sotme
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
70 vjet Deklarata Universale për të Drejtat e Njeriut. Në celebrimin e përvjetorit, Michelle Bachelet, Komisarja e Lartë e OKB për të Drejtat e Njeriut reflekton për arritjet e Deklaratës por dhe sfidat aktuale.
“Të gjithë njerëzit janë të lirë dhe lindin me dinjitet dhe vlera të barabarta ” ? kjo fjali e thjeshtë duhej të ndryshonte botën. Më 10 dhjetor 1948 u shpall në Paris rezoluta 217 e OKB-së, përmes së cilës bashkësia ndërkombëtare për herë të parë ra dakord për të drejtat themelore që vlejnë për të gjithë njerëzit. Deklarata e përgjithshme e të Drejtave të Njeriut nuk është një marrëveshje e detyrueshme.
“Unë jam shumë e bindur, se Deklarata është sot po aq relevante sa ka qenë 70 vjet më parë”, tha Michelle Bachelet, Komisarja e Lartë e OKB për të Drejtat e Njeriut në konferencën e shtypit mbajtur javën e kaluar (05.12). Në kohën kur u përpilua Deklarata, bota sapo kishte dalë nga lufta dhe në të ekzistonte skllavëria, aparteidi, kolonializmi.
Në bazë të Deklaratës çdo njeri ka të drejtën të ketë liritë e listuara në Deklaratën Universale “pa asnjë dallim, race, ngjyre, gjinie, gjuhe, feje, opinioni politik ose opinion tjetër, origjine kombëtare ose origjine sociale, pasuri, status lindjeje ose ndonjë status tjetër”. Me status tjetër kuptohen jo vetëm personat LGBTI, por edhe personat me aftësi të kufizuara, të moshuarit, popujt indigjenë, minoritetet e të gjitha llojeve, të gjithë ata që kanë nevojë për mbrojtje të veçantë. “E kthyer nga traktat aspirues në standard për çdo fushë të së drejtës ndërkombëtare, Deklarata ka përballuar sfidat e viteve të shkuara, që nga teknologjitë e reja e deri tek zhvillimet shoqërore, politike dhe ekonomike dhe mund të zbatohet për çdo dilemë të re?, tha Bachelet duke përmendur inteligjencën artificiale, ndryshimin e klimës, të drejtat e LGBTI.
Prej Deklaratës Universale kanë përfituar miliona njerëz në botë. Kushtetutat e 90 vendeve të botës dhe shumë ligje kombëtare dhe ndërkombëtare bazohen tek ajo. “Në 30 nenet e saj Deklarata Universale na tregon cilat janë masat që duhet të marrim për t’i dhënë fund varfërisë ekstreme, dhe të sigurojmë ushqim, strehim, shëndetësi, arsim, vende pune dhe oportunitete për të gjithë”, tha Komisarja e Lartë e OKB, për të drejtat e njeriut, e cila e morri këtë detyrë në shtatorin e këtij viti.
Progresi sot në rrezik
“Ne kemi lindur të lirë dhe të barabartë, por miliona njerëz në botë nuk janë të lirë dhe të barabartë”, nënvizon Bachelet. “Në shumë vende të drejtat bazë janë në rrezik” dhe “rrjeti i pakteve ndërkomëtare, rajonale dhe kombëtare, që i dhanë jetë Deklaratës Universale është duke u reduktuar nga qeveri dhe politikanë që përqëndrohen në interesa kombëtare”. Ne të gjithë duhet të mbrojmë me më shumë energji të drejtat që duhet të ketë secili. “Ne kemi bërë një rrugë të gjatë që nga 1948-ta, por kemi ende shumë rrugë për të bërë dhe shumë prej liderve tanë i kanë harruar fjalët e Deklaratës”, thotë Komisarja e lartë e OKB-së, ish- presidente e Kilit.
Përvjetori i Deklaratës Universale është një mundësi për të parë si është gjendja e të drejtave të njeriut.
Amnesty International për Shqipërinë
Në Shqipëri, shkruan Amnesty International në raportin e vendeve për vitin 2017/18, vazhdon mosndëshkimi i vrasjeve të kryera më parë dhe i zhdukjes së personave. Masat për mbrojtjen e grave nga dhuna në familje nuk janë zbatuar në mënyrë adekuate. Gratë dhe fëmijët trafikohen për prostitucion dhe punë të detyruar. Rruga e Shqipërisë drejt BE, pengohet nga progresi i ngadaltë në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar. Raporti përmend dhunën fizike ndaj gazetarëve të kryer nga kriminelë të organizuar ose pronarë kompanishë private. Për të drejtat e LGBTI, raporti përmend çështjen e hapur në Gjykatën Europiane për të drejtat e njeriut, për të ndryshuar një amendament të Kodit të Familjes, që ndalon të drejtën e bashkëjetesës për çiftet e së njëjtës gjini si dhe një studim që tregon për diskriminimin e madh në jetën publike dhe private. Për të drejtat e migrantëve, raporti thotë se një gjykatë në Mbretërinë e Bashkuar ka parë se qindra njerëz lezbike dhe gay, viktima trafikimi dhe viktima të dhunës në familje mund të jenë kthyer pa të drejtë në Shqipëri, që prej 2011, sepse gjykatat në Mbretërinë e Bashkuar kanë qenë bazuar në udhëzime të pasakta. Minorenë të pashoqëruar dhe familje me fëmijë janë mbajtur në qendrën e Karreçit, një qendër e ngritur e krijuar për migrantët e parregullt që deportohen. Për të drejtat ekonomike dhe sociale, Amnesty International përmend protestën e shoqatave për mbrojtjen e fëmijëve kundër shkurtimeve të asistencës sociale. Për romët dhe egjiptianët u ndërtuan 300 shtëpi dhe u bënë përmirësime të kushteve sanitare, thotë raporti, por pjesa më e madhe e romëve jetojnë me mungesë uji dhe të rrezikuar nga dëbimi me forcë. Numri i raportimeve për dhunën në familje është rritur. Që nga 1 gushti janë lëshuar 420 urdhëra mbrojtjeje. Raporti përmend vrasjen e gjykatëses Fildeze Hafizi, nga ish-bashkëshorti, i burgosur për dhunën e shkaktuar ndaj saj dhe liruar sërish nga amnestia e përgjithshme./DW
Protestave të studentëve për plotësimin e kërkesave nga Mini...
Këshilltari i djathtë në Bashkinë e Tiranës, Fabian Topollaj...
Nëse doni të kuptoni se sa i dëshpëruar, pa fantazi, i plaku...
Gjatë komunikimit të zhvilluar live për protestën e studentë...
Kryeministri Rama është dukur mjaft i revoltuar sot në një k...
Prej më shumë se 90 minuta kryeministri i vendit Edi Rama ës...
Kryetari i Partisë Demokratike, Fatmir Mediu, është zgjedhu...
Kryeministri Rama gjatë një komunikimi live në rrjetet socia...
Nga Mark MARKU* Greva e studentëve si duket ka shastisur jo ...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka në një potsim ...
Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca, ka...
Gjatë një komunikimi live në rrjetet sociale, kryeministri R...
Kryeministri Rama në një komunikim live në rrjetet sociale, ...
Prej shtatë ditësh studentët e universiteteve publike po pro...
“Ka një problem jam dakord me ju, por duhet të ulemi e të di...
Kryeministri Edi Rama teksa ka thënë arsyet pse studentët du...
Ish-ministri i Shëndetësisë në qeverinë “Berisha 2” dhe ish-...
Protesta e studentëve ka gjetur përkrahje jo vetëm nga njerë...
Kryeministri Rama ka ripërsëritur sërish ftesën për dialog n...
“Nuk kërkojmë negociata. Duam dialog. Ka një dallim negocioh...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...