"Na e kaluan njëherë topin për shalësh"/ Rama nuk tërhiqet për investimin në Zvërnec
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Malin e Zi, ku ka ndarë p...
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Malin e Zi, ku ka ndarë p...
Nëse doni të kuptoni se sa i dëshpëruar, pa fantazi, i plakur, demode, me një propagandë shterpë, dhe pa mundësi zgjidhjeje ishte sot fjalimi i Edi Ramës, thjeshtë futuni në You Tube. Hyni aty dhe shikoni fjalimin e të njëjtit njeri, pesë vite më parë, atëherë kur studentët u ngritën të protestojnë kundër ardhjes së armëve kimike.
Atëherë, Rama sapo ishte futur në zyrë. I pa ngarkuar me peshën e vjedhjeve galopante, i pa bërë pis prej lidhjeve me Saimirët, Gjushët, Ndokët, Frrokët e Prengët, i pa prangosur me PPP dhe projektet miliardshe, ai ishte ende në gjendje t?i adresohej gjithë shqiptarëve.
Kthejuni dhe një herë atij fjalimi të vjeshtës 2013, dhe krahasojeni me monologun e sotëm.
Do të vini re një ndryshim kolosal.
Atëherë Rama ishte ende i lirë dhe mund të komunikonte me gjuhën e studentëve.
Ndërsa sot, po të qëmtosh fajalimin e tij, e vetmja shpresë i ka mbetur gjuha e urrejtjes ndaj Lulit, Monikës, analistëve që duan të vënë flakën për t?u krehur në mbrëmje nëpër banaqe, neokomunistëve dhe Qorit që nderon me grusht mbi varet e dëshmorëve, profesorëve që kujtojnë se u erdhi dita të bëjnë dhjetor të dytë, apo atij dekanit që një teori konspirative e përshkruan si njeriun që i vuri benxinën zjarrit.
Përpos kësaj gjuhe, kryeministri dukej dhe më demode e jashtë kohe kur tentoi të krahasohej me qeverinë Berisha, me universitetet që ka mbyllur që nga koha e tij, me mënyrën si mereshin atëherë doktoratat dhe si rrëmbehej diploma e natës.
Lë të imagjinojmë për një çast se të gjitha këto janë të vërteta. Le të përfytyrojmë se ndryshimi me ?kohën e Saliut? është radikal. Le të besojmë se Luli, Monika, Qori, petagogët, analistët janë fiks ashtu sikurse thotë Rama.
Po në fund të fundit ç?i intereson kjo gjë studentëve?
Ç?lidhje kanë ata me me të gjithë të lartë përmendurit?
Si mund të ftohen ata të futen në zyrën e tij dhe të braktisin kundërshtarët e rilindjes?
Kush e ka ndjekur qoftë edhe përciptas protestën para ministrisë të arsimit e ka dalluar lehtësisht se pjesmarrësit e saj bërtasin në kor: ?Jo Politikës?. Sepse ata kanë një kredo shumë më të madhe që me sa duket Rama nuk e kupton.
Ata janë ngritur jo vetëm kundër Edi Ramës, por kundër gjithë këtij sistemi, që i merr paratë dhe i jep diploma të pa vlera, i ngërthen në konvikte mizerabël, për të mos i siguruar vende pune, i shkollon në Shqipëri, për ti përgatitur për pjatalarës në Gjermani.
Në thelb ata janë kundër të gjithëve dhe pak më shumë kundër kryeministrit të radhës vetëm për faktin se ai sot gjendet në pushtet.
Prandaj t?i flasësh atyre për diferencat dhe mospajtimet brenda një bote që ata e rrefuzojnë dhe e përbuzin si të tërë është një gomarllëk me brirë.
Këtë bëri edhe Rama sot.
Ai përdori instrumentat e një konflikti të vjetër, për ti folur brezit të ri. Ai u mundua të shpaloste konspiracione përçarëse, kontradikta të vjetëruara, një gjuhë dhe një mendësi që ata as e njohin dhe as e kuptojnë, për t?I bindur të lënë protestën.
Ai u tregua i pazoti dhe i paaftë për ti bindur edhe për qëllimin minimal që kishte, t?i bënte të braktisnin rrugën dhe të dialogonin me të.
Në monologun e gjatë alla Fidel Kastro (mbi një orë e gjysëm), ku edhe ndonjë koncesion që lëshoi e fshehu nën kompleksin e vjetër se nuk po tërhiqej para opozitës, Rama i ngjau një lideri të plakur (jo fizikisht), jashtë mode dhe të paaftë të komunikojë me një gjeneratë të re.
Për ata studentë që protestojnë ai është tashmë në pension dhe ka filluar atë jetën e tretë të cilën ka reklamuar aq shumë në mediat e kazanit.
Nëse doni të bindeni për këtë, thjeshtë krahasoheni me vetveten. Hapni You Tube dhe shikoni fjalimin e tërheqjes nga armët kimike.
Gjatë komunikimit të zhvilluar live për protestën e studentë...
Kryeministri Rama është dukur mjaft i revoltuar sot në një k...
Prej më shumë se 90 minuta kryeministri i vendit Edi Rama ës...
Kryetari i Partisë Demokratike, Fatmir Mediu, është zgjedhu...
Kryeministri Rama gjatë një komunikimi live në rrjetet socia...
Nga Mark MARKU* Greva e studentëve si duket ka shastisur jo ...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka në një potsim ...
Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca, ka...
Gjatë një komunikimi live në rrjetet sociale, kryeministri R...
Kryeministri Rama në një komunikim live në rrjetet sociale, ...
Prej shtatë ditësh studentët e universiteteve publike po pro...
“Ka një problem jam dakord me ju, por duhet të ulemi e të di...
Kryeministri Edi Rama teksa ka thënë arsyet pse studentët du...
Ish-ministri i Shëndetësisë në qeverinë “Berisha 2” dhe ish-...
Protesta e studentëve ka gjetur përkrahje jo vetëm nga njerë...
Kryeministri Rama ka ripërsëritur sërish ftesën për dialog n...
“Nuk kërkojmë negociata. Duam dialog. Ka një dallim negocioh...
Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani...
Xhenet nuk e përballon dot qëndrimin në burg dhe qan në tual...
Personazhe të njohur të ekranit janë bërë pjesë e protestës ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...