Robert Aliaj kërkesë studentëve/ Qëndroni të pastër, jo si ata të 90-ës
Protestës së studentëve para Ministrisë së Arsimit ditën e s...
Nëse një i djathtë sot duhet të ishte vërtetë i shqetësuar politikisht, e vetmja gjë në botë që do ta linte indiferent do të kishte qenë Lëvizja e Arlind Qorrit, e cila po hiperbolizohet dhe po trajtohet si kërcënim i madh kombëtar. Edhe sikur ajo të kishte realisht atë peshë, që po tregohet përmes reagimesh të mllefosura apo legjendash të pabesueshme mediatike apo përsiatjesh folklorike të filozofëve popullorë në rrjetet sociale.
Sepse në një vend të lirë nuk mund t’i mohohen askujt bindjet politike, po ashtu edhe potagonizmi dhe kjo është një temë e ezauruar tashmë që në 1990-ën.
Sepse të gjithë ne kemi parë dhe dëgjuar për komunistë, që jo vetëm e kanë rrahur, por edhe e kanë vrarë tjetrin, vetëm se ka qenë demokrat, por ende nuk ka ndodhur që një demokrat mos pranojë e, aq më pak të dhunojë tjetrin, pse ai është komunist.
Por besoj se një i djathtë ka një arsye shumë të fortë për t’u ndjerë keq në këto momente. Sepse Shqipëria sot gjendet në darën e tre forcave politike, dy prej të cilave janë të majta, ndërsa partinë e Lulit, duke e marrë me të mirë, po e konsiderojmë pa identitet.
Ky është në fakt problemi real, i cili ka krijuar një vakuum të madh social në Shqipëri, sepse përfaqësimi politik është zhbalancuar frikshëm. Ekuilibrat morën një goditje rrënuese pas marrëveshjes së 17-18 majit të vitit të shkuar, duke e futur në një krizë të fortë të djathtën kryesisht për shkak të kompromentimit dhe paaftësisë së Lulzim Bashës.
Kjo gjendje gati e pashpresë është një kushtrim i fortë që e djathta ka nevojë të ngutshme të riformatohet. Por rifaktorizimin e saj nuk e pengojnë as marksistët e Arlindit e as Qorra të tjerë që mund të dalin nga e majta, sepse nuk ka sens. Politika është një sport dinamik, ku askush nuk e ka të sigurt një vend në fushë dhe ku askush nuk mund t’i zërë vendin tjetrit, sepse ka mbërritur përpara.
Aq më tepër po të mendosh se çdo gjë e re që mund të krijohet majtas mund ta dobësonte Partinë Socialiste, pse jo edhe LSI-në. Sepse, sado që diferencat ideologjike mes partive kryesore, sa vijnë e bëhen më konvencionale, sërish mbetet një shtrat i qëndrueshëm natyral votash që ndan të majtët dhe të djathtët në Shqipëri.
Ajo që lexoj unë deri tani është se të treja partitë, që kanë marrë peng Shqipërinë, janë të nervozuar nga protesta dhe po kërkojnë që ta mbysin atë. Secili në mënyrën e vet, dikush duke e përbaltur, dikush duke e përçarë, ndërsa dikush tjetër, duke bërë sikur po e përqafon, por duke i shtrënguar fort qafën.
Edi Rama, i cili i ka mbushur poturet nga masiviteti dhe nga vendosmëria e studentëve, kërkon që ta shuajë atë si vatër zjarri që mund të përshkallëzohet dhe të marrë përmasa të paparashikuara në të ardhmen. Dhe ngjan të jetë më i priruri për t’i dërguar në shtëpi studentët një orë e më parë.
Lulzim Basha duket i nervozuar nga refuzimi i qartë i protestës për opozitën dhe po mendon me siguri që një “gjellë që nuk është për mua, i raftë miu brenda”. Dhe nuk ka faj, sepse mund të jetë rast unikal në botë që njerëzit e revoltuar me qeverinë nuk pranojnë mbështetjen e opozitës. Por kjo nuk është rastësi. Sepse Lulzim Basha po korr atë që ka mbjellur vetë në gjithë këto vite, sepse nuk ka lënë gjë pa bërë që kjo ditë të vinte.
Ndërsa LSI, e cila është përfituesja më e madhe e këtij sistemi politik, që në fakt u ngrit me qëllimin për ta asgjësuar atë vetë, me sa duket po druhet që protesta mund të derivojë në një lëvizje antiestablishmet, e cila do t’ia prishte asaj edhe qetësinë edhe planet për të ardhmen.
Ky është me sa duket është meraku kryesor që kanë të trija partitë e statuskuosë, dhe kjo është arsyeja pse protesta ka sot tre armiq të fortë dhe të identifikuar qartësisht.
Ndaj edhe protesta e studentëve më ngjan sot aq shumë me betejën e Davidit me Goliatin.
Protestës së studentëve para Ministrisë së Arsimit ditën e s...
Një 65-vjeçar ka humbur jetën gjatë mëngjesit të sotëm në Pr...
Pas Parisit protesta të dhunshme kanë nisur edhe në Bruksel....
Dje në fjalën e saj deputetja Hajdari, tha midis të tjerave ...
Gjatë protestës së sotme para Ministrisë së Arsimit dhe Spor...
Këshilli Studentor ka reaguar me një njoftim pas tensioneve ...
Avokati Altin Goxhaj në një postim në rrjetet sociale është ...
Një nga banorët e zonës së Unazës së Re ka vendosur të flasë...
Akademiku dhe profesori Artan Fuga e quan “ëngjëll në ferr” ...
Edhe gjatë ditës së sotme studentët kanë protestuar para Min...
Gjykata e Sarandës ka dhënë masën e sigurisë për policin gre...
Një 40-vjeçar ka tentuar të djegë dy fëmijët e tij duke i sp...
Një i ri me inicialet E.D. nga Skrapari është arrestuar, pas...
Që rinia ka zemër këtë na e tregoi gjatë ditëve të fundit. Q...
Nënkryetari i Partrisë Demokratike e ka krahasuar ministrin ...
Profesori Agron Gjekmarkaj në një shkrim të tij e ka quajtur...
Gjatë protestës së sotme studentët nuk kanë lejuar pedagogun...
Pedagogu Jani Marka nuk është larguar nga studentët dhe nuk ...
Profesori Agron Gjekmarkaj në një shkrim të tijin është shpr...
Mbrëmë u mbajt nata finale e ‘Këngës Magjike’ ku çmimin e pa...
Pas denoncimit të parë, emisioni Plug ka vijuar sërish inv...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Pesë shtetet anëtare më të fuqishme të NATO-s në Evropë u ...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Një valë e fortë të nxehti që ka përfshirë Europën Perëndi...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...