Ndryshimi mund të presë edhe pak...
Paraqitja e fytyrave të reja në politikë është gjithmonë l...
Paraqitja e fytyrave të reja në politikë është gjithmonë l...
Dje në fjalën e saj deputetja Hajdari, tha midis të tjerave se ishte gati të dorëzonte mandatin. Kjo pikërisht aty nën hijen e bustit të Azemit, babait të saj, ose liderit të dhjetorit. Pas kësaj, një mori e madhe e gjindjes shqiptare kanë mbetur sy e vesh. Madje po t’i referohesh edhe faqes së saj në FB shumë syresh ia kërkojnë me përgjërim. Mirëpo kjo nuk po ndodh… Rudina ka shkuar diku nga Gramshi i Elbasanit në një aktivitet rinor a diçka e tillë. Duke mbetur përfundimisht në kuadrin e fjalëve, a asaj që rëndom tashmë e quajmë demagogji.
Por janë një sërë pandehmash…
A do ndihmonte vendin një nismë e tillë? A do i shërbente protestave të studentëve ky xhest publik? A do ta ndihmonte funksionin e demokracisë në vend? A do ta çlironte shoqërinë civile nga budallepsja kolektive? Dhe a do t’i shkërrmoqte klanet dominuese në partitë respektive? A do ta ndihmonte vetë PD-ën në një riunifikim organik dhe njohjen jo refuzimin e masave si opozitë reale e vendit? A do ta zhbënte shtypin e kapur dhe të blerë nga grupet e interesit partiak e qeveritar? Pa diskutim që po!. Janë këto një mori pikëpyetjesh që do merrnin jo shpjegim, por kuptim. Janë më shumë se kaq. Mirëpo Rudina mbeti vetëm në kuadrin e fjalëve. Një indicje kjo që e mban atë në aleancë me pushtetin qoftë ky i pozitës apo i opozitës…, në atë gjindjen e fjalëve dhe karameleve sa për të kaluar radhën.
Sikur Rudina ta bënte, apo ta bëj se ka kohë boll… do t’i japi frymë së pari mendimit opozitar në vend. Do qartësoj ato hoshilacionet bizarre të familjes në raport me ngrirjen a shkrirjen e krayetarit. Me manipulimin sheshit, në dritën e diellit të zgjedhjes po të kryetarit. Një turp klasik që zor se do i hiqet historisë së zgjedhjeve në PD. Dhe që e afron atë me dhunën klasike të rilindjes nën atë devizën mos i fol shoferit. A kompromisin medaljon me një mandat deputeti të ofruar nga kolegjiumi Basha. Mirëpo nuk po e bën…
Sikur ta bënte pranvera dhjetoriste do i thoshte vendit se kalbëzimit intelektual që rrjedh nga diktatura e proletariatit
është në shpërbërje. Por ndodh e kundërta. Një kryeministër që luan ironikisht me ca video ku kërkon të jetë student. Një karshillëk absurd që ka fonskionuar në mënyrën më perfekte këto tri dekada. Që thotë se zyra e tij është e njerëzve, ndërkohë që vetëm shpenzimet e arredimit të këtyre viteve kalojnë disa herë vlerën e fondit vjetor të ndihmës sociale për qytetarët në nevojë të vendit tonë.
Një mandat nuk është asgjë Rudina. Asgjë… aq më tepër për ty që ke patur fatin të arsimohesh në një vend me demokraci të konsoliduar si Amerika. Por një xhest është si të lëvizësh një mal. Karakteristikë e vuajtjeve a dergjjes, lëngatës sonë, janë pikërisht kompromiset e heshtura dhe lufta verbale. Kjo me dy përfundime… të zhdukjes a shfarosjes së mendimit ndryshe në diktaturë. Dhe demagogjisë së fjalëve në demokraci. Nuk është e rastësishme që në këto tri dekada janë dënuar tri emra, Nexhmije Hoxha për filxhanë kafeje, një ministër i emergjencave a stabilitetit dhe një ministër minorat për një tender kot. Vini re Maqedoninë, e ka shpallur në kërkim ishin e saj. Dhe cilin, atë që investoi më shumë se kushdo tjetër në mitin maqedon. I thonë plot tri dekada… e sot ata kanë emrin peshq të mëdhenj, të paprekshëm, dominojnë rrjetin bankar, të ndërtimit, televizioneve për rrjedhoj drogës dhe prostitucionit. E kanë bërë rilindjen të pahonepsshme, dhe opozitën e konsiderojnë vegël të saj. Mirëpo askush nuk do ta kuptojë se këto, pavarësisht gojës me shkumë të sharjeve, fyerjeve, ulërimave janë pakt i heshtur i rotacioneve tashmë arkaike shqiptare, i tetëvjetëve në pushtet. I tetëvjetëve që siç ta thashë nuk pjellin asgjë tjetër, por juristë firmash me miliarda lekë, pronarë bankash, rrjetesh nafte e gazi, ndërtimesh. Dhe pa asnjë diskutim varfëri kolektive, degradim, mizerje. Dhe nuk e di për sa kohë kështu, që fara e keqje do na hajë të gjallë. Qofshin të bekuar këta të rinj…Dhe dhëntë Zoti nuk u nënshtrohen presioneve me shishe uji, a atyre botikëve partiakë që nuk u japin korent për mikrofonët.
E i sjellin këtij vendi atë çfarë meriton.
Gjatë protestës së sotme para Ministrisë së Arsimit dhe Spor...
Këshilli Studentor ka reaguar me një njoftim pas tensioneve ...
Avokati Altin Goxhaj në një postim në rrjetet sociale është ...
Një nga banorët e zonës së Unazës së Re ka vendosur të flasë...
Akademiku dhe profesori Artan Fuga e quan “ëngjëll në ferr” ...
Edhe gjatë ditës së sotme studentët kanë protestuar para Min...
Gjykata e Sarandës ka dhënë masën e sigurisë për policin gre...
Një 40-vjeçar ka tentuar të djegë dy fëmijët e tij duke i sp...
Një i ri me inicialet E.D. nga Skrapari është arrestuar, pas...
Që rinia ka zemër këtë na e tregoi gjatë ditëve të fundit. Q...
Nënkryetari i Partrisë Demokratike e ka krahasuar ministrin ...
Profesori Agron Gjekmarkaj në një shkrim të tij e ka quajtur...
Gjatë protestës së sotme studentët nuk kanë lejuar pedagogun...
Pedagogu Jani Marka nuk është larguar nga studentët dhe nuk ...
Profesori Agron Gjekmarkaj në një shkrim të tijin është shpr...
Mbrëmë u mbajt nata finale e ‘Këngës Magjike’ ku çmimin e pa...
Pas tre vitesh mungesë në skenën shqiptare, Flori Mumajesi t...
Protestës studentore i jan bashkuar edhe studentët e Univers...
Këshilltari i Partisë Demokratike në Bashkinë e Tiranës, Fa...
Edhe gjatë paradites së sotme studentët janë duke protestuar...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 07:10, shërbimet e Stacionit të Policisë Farkë ...
Në datën 10 të muajit korrik të këtij viti, Agjencia e Mbi...
Një rast skandaloz dhe kriminal është regjistruar në Durrë...
Një 21-vjeçar është arrestuar nga Policia e Shkodrës, pasi...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka përshkallë...
Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë një valë të re sulmesh ...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...