Detaje nga të shtënat me armë në Sarandë/ Dyshohet për atentat
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë mbrëmjen e kësaj...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë mbrëmjen e kësaj...
Nuk ka asnjë rrugë tjetër me të cilën arrihet marrëveshja e Kosovës me Serbinë: Rruga e forcës Kosovë- Shqipëri është e vetmja.
Këtë duket se po e kërkon edhe politika amerikane. Kryeministri i Kosovës është sak i kësaj rruge. Ky i Shqipërisë as që e kupton dhe as e dëshiron.
l.
Në fakt kjo ka filluar nga Kosova. Kuptohet se Kosova po drejtohet nga politika e fortë amerikane. Nga kuptohet kjo? Kjo kapet mjaft qartë nga kërkesa amerikane që Kosova duhet ta krijojë ushtrinë e vet sa më shpejt që të jetë e mundur. Por, vijon si tendencë edhe me taksën 100 përqind për mallrat serbe në Kosovë.
Të dyja janë të lidhura dhe sigurisht qëndrojnë te mendimi i ri i politikës amerikane: forca e Kosovës. Por këtu duhet të radhitet edhe Shqipëria.
ll.
Politika serbe është në një qorrsokak mendor, dhe pas taksës 100 përqind dhe ushtrisë së Kosovës, është futur më në fund në pështjellimin e frikës.
Serbia sot është një vjetërsirë historike që nuk qëndron dot, se deri tani ka qëndruar me forcë terroriste antishqiptare, por edhe me përkrahje perëndimore. Ai është një shtet që gjithçka e ka arritur me dhunë dhe sot është i rrethuar me armiq që i kërkojnë revansh territoresh.
Kjo vjetërsirë politike nuk mund të qëndronte dot, sepse Serbia si shtet ka qenë një investim në falsitet, i cili përfundoi në forcë për të krijuar territore me dhunë.
Kjo është teza ime të cilën tani e di gjithkush që ka lexuar historinë e kësaj kohe dhe njeh sidomos historinë e Arbërisë. Por ky është fakti që nuk mund ta pranonte assesi politika amerikane, edhe pse ajo e ndihmoi Jugosllavinë e Titos për interes antisovjetik.
Pas luftës së ftohtë, Amerika ka parë nga Shqipëria për politikën e saj në Ballkanin Perëndimor.
Po tani?
Tani ka ndryshuar gjithçka, por një qënieje që ka jetuar nga dhuna gjithmonë i duhet treguar forca.
Forca si përkrahje amerikane tani po i kërkohet edhe Kosovës, edhe Shqipërisë.
Bota shqiptare duhet të jetë e fortë në Ballkanin Perëndimor – kjo është politika amerikane e cila tani ka dalë hapur.
Por politikat anglosaksone asnjëherë nuk kanë qenë afatshkurtra, mendjeshkurtër janë të shiturit politikanë të Shqipërisë që menduan se ndryshoi politika amerikane.
Kurrë nuk duhet menduar se politikat e një superfuqie mund të jenë afatshkurtra dhe sidomos politika amerikane, e cila sot na e ka ekspozuar këtë politikë albaneze krejt si një doktrinë. Atëherë?
Kjo pyetje duhet ngritur kundrejt politikës aktuale të Shqipërisë. A ka Shqipëria sot një politikë të qartë strategjike për sigurimin dhe zhvillimin e saj ekonomik?
Ill.
Në funksion të kësaj politike force që duhet të ngrënë shqiptarët tani, vjen dhe spikat kërkesa që edhe Shqipëria duhet të fuqizojë urgjentisht ushtrinë e saj.
Unë këtë gjë e kam kërkuar që para dy vjetësh. Por tani kuptohet sak që ka ardhur koha.
Koha ka ardhur, por pyetja që ngrihet këtu është kjo: a ka një kryeministër shqiptar që të jetë me këtë politikë?
Deri tani nuk ka një kryeministër të tillë. Këta kryeministrat tanë, me përjashtim të Pandeli Majkos, si rregull, kanë qenë me fqinjët dhe kundër interesit kombëtar, sepse kanë qenë të korruptuar. Madje ky ka qenë shkaku që, në 25 vjet, këta janë prishur dhe nuk janë pranuar nga politika amerikane.
Deri tani, edhe ky i sotmi kështu ka luajtur: kundër interesit shqiptar dhe me dyshim nga politika amerikane.
Gjithçka që ka lejuar në funksion të politikës së re për fuqizimin e botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor, Ramës i është marrë me forcë nga politika amerikane. Dhe ky është fakt.
Rama nuk e kupton dot politikën jashtë interesit të tij, se për asnjë çast nuk e kupton dot që të të jesh kryeministër i kësaj kohe, duhet të njohësh e të realizosh interesin e Shqipërisë. Është nën trysninë e unit absolut, sepse ka dëshirë por s’ka ide. Dhe interesin e tij nuk e sheh brenda interesit kombëtar.
Socialistët nuk e kuptojnë dot këtë gjendje se nuk kanë ide. Prandaj, politika amerikane, Ramës, gjithçka duhet t’ia marrë me forcë, se kuptohet që është i kapur nga reforma në drejtësi. Rama nuk e kalon dot akuzën e Prokurorisë së Posaçme, dhe nuk e ndaloi dot konstituimin e saj ndonëse u lidh edhe me gjeniun e aritmetikës Basha.
Që të fillojë të jetë me shqiptarët, Rama duhet fillimisht të ndalojë naftën e intimiduar cilësisht në treg; dhe duhet të heqë skadencat në mallrat ushqimore të tregut shqiptar.
Tregu shqiptar sot është i gjithë skadencë dhe skarcitet. Kush e bën? Pa kryeministrin kjo nuk bëhet dot.
lV.
Kjo është arsyeja politike që politika e Kosovës është më përpara nga kjo e Shqipërisë. Shqiptarët nuk kanë një kryeministër që të punojë për interesin e tyre. Kurse Kosova sot e ka një kryeministër të tillë. Shenjat janë që, me forcimin e mëtjeshëm të Kosovës, Kosova do të jetë sigurisht lokomocioni që do të drejtojë të gjithë lëvizjen për unifikimin e botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor. Dhe shpejt do ta shihni që këtë do ta luajë hapur edhe politika amerikane, se shenjat janë dhënë që sot.
Universitetet e vendit kanë hapur procedurat për studentët q...
Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në selinë e PD-s...
Efektivi i Forcave Speciale të Ndërhyrjes së Shpejtë, Gramoz...
Ditën e djeshme ndërroi ish-presidenti amerikan, George Herb...
Një 47-vjeçar nga Tirana është arrestuar, pasi kishte tentua...
Prej më shumë se tri javës banorët e zonës së Astirit janë d...
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Jim Mattis, ka kritikuar fuq...
Kur harron diçka mund të ndjehesh, le të themi pak budalla...
Zonja e Parë e Amerikës, Melani Trump njihet për sharmin dhe...
Kryetarja e Aleancës së Grave Parlamentare njëkohësisht depu...
Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në q...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë tronditur, pasi një pe...
Presidenti Ilir Meta në një postim në rrjetet sociale ka bër...
Kohët e fundit më shumë detaje po dalin në dritë në lidhje m...
Një 49 vjeçar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka rrëfyer...
Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu gjatë paradites së ...
Rreth një muaj pas vrasjes 35-vjeçarit, Konstantinos Katsifa...
Një 29-vjeçar është arrestuar gjatë ditës së sotme, pasi ish...
Dy shqiptarë, që kujdeseshin për rritjen e 1433 rrënjë kanab...
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë ka paditur katër abone...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë mbrëmjen e kësaj...
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në lagjen numër ...
Rreth orës 15:15, në lagjen nr. 16, Durrës, shtetasi G. R....
Shërbimet e Policisë së Elbasanit, menjëherë pas njoftimit...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Parlamenti japonez ka miratuar një projektligj për të leht...
Procesi i Dialogut Strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkua...
Administrata Trump ka vendosur të enjten ta shkurtojë kohë...
Ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lo...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...
Për tri ditë festival, deri në 120 euro vetëm për parking ...
Çmimet e naftës janë rritur sërish ditët e fundit në bursa...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...