web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Asistentja e Dukeshës lë punën  mes  lotësh/ Ç’të ketë ndodhur vallë?

2 Dhjetor 2018, 21:00, Aktualitet CNA

Kohët e fundit më shumë detaje po dalin në dritë në lidhje me Melissa Toubati-n, asistenten personale të Meghan Markle, e cila dha dorëheqjen vetëm pas 6 muajve punë krah Dukeshës.Kur historia u bë publike shumë persona u habitën nisur edhe nga raportet e mira të personave për të cilët ajo kishte punuar më parë. Sipas burimeve të aftëta me të, ajo e la punën e mbytur në lot,pasi Dukesha kishte kërkesa të cilat ajo nuk mund ti përballonte.

Sipas këtyre të dhënave, ajo nuk mundi ta përballonte dot presionin, që vinte si pasojë e kërkesave të shumta të Dukeshës. ?Kishte shumë presion në punën e saj, nuk e përballoi dot.?

Toubat më herët kishte punuar për Robbie Ëilliams dhe Ayda Field dhe kishte referenca shumë të mira, gjithsesi ajo e arriti pikën e thyerjes gjatë punës me Markle.

Gina Nelthorpe-Coëne,  ish agjentja e  Meghan  Markle, tha se gjatë muajve të pregatitjes së dasmës nusja e re u shëndrrua në një ?nuse shtrigë? të vërtetë, ajo madje hyri në konflikt me mbretëreshën, për kurorën që dëshironte të vendoste gjatë dasmës.

?Meghan u fiksuas pas kurorës me smeraldë dhe princ Harry u tërbua nga inati kur i thanë se nuk mund ta vendoste.?

Ndërsa Princi u përpoq të negocionte me Mbretëreshën Elizabeth, ajo mësohet se është përgjigjur prerë: ? Ajo do të vendosë kurorën që do ti jap unë.?/Cna.al

 

 





Lajmet e fundit nga