Helmimi i kursantëve të Akademisë së Sigurisë/ Reagon Sori-Al: Futen ushqime nga jashtë
Kompania Sori-Al ka reaguar në lidhje me helmimin e 60 kur...
Kompania Sori-Al ka reaguar në lidhje me helmimin e 60 kur...
Qeveria gjermane i përgjigjet disa pyetjeve të deputetëve të partisë populiste të djathtë, AfD-mbi Shqipërinë, rolin e saj në rajon dhe kriminalitetin e shqiptarëve në Gjermani.
Qeveria Gjermane është e mendimit se Shqipëria luan parimisht një rol pozitiv në rajon. Dhe se në Shqipëri nuk ka aktivitete ose parti që e mbështesin idenë e bashkimit me Kosovën. Këtë ajo e vë në dukje në një përgjigje ndaj një kërkese të vogël të deputetëve Markus Frohnmaier, Dietmar Friedhoff dhe grupit parlamentar “Alternativë për Gjermaninë” (AfD), që e ka redaksia e Deutsche Welle-s. “Në Shqipëri ekziston konsensus mbipartiak për anëtarësinë në NATO, integrimin në BE, për një shtet demokratik dhe kushtetues dhe për mirëkuptim në politikat rajonale”, thuhet ndër të tjera në dokument.
Partia djathtiste i ka shtruar pyetjet duke u nisur nga vizita e ministrit Heiko Maas në Tiranë, në shtator të këtij viti, dhe deklaratat e tij atje, ku e kishte vlerësuar ndër të tjera Shqipërinë edhe si garante të paqes në rajon.
Përgjegjësi edhe përtej rajonit
“Në qeverisjen e kryeministrit Edi Rama ka pasur afrim me Republikën e Serbisë, sidomos në vazhdën e procesit të Berlinit. Në vitet 2014 dhe 2015 janë shkëmbyer dy vizitat e para reciproke në nivel kryeministrash që nga vitet 1940. Në vitin 2015 dy kryeministrat e dy vendeve hodhën idenë për krijimin e një organizate bashkëpunimi rajonal për të rinjtë, e cila filloi punën në vitin 2017 me seli në Tiranë”, thuhet më tej në dokument.
“Qeveria shqiptare bën përpjekje për marrëdhënie të fqinjësisë së mirë. Pyetjet e hapura në raportet me Greqinë po bisedohen në mënyrë konstruktive që prej vitit 2017. Shqipëria i ka mbështetur të gjitha vendimet e marra në politikat e përbashkëta të jashtme dhe të sigurisë. Prej vitit 2009 Shqipëria është anëtare e NATO-s. Dhe për vitin 2020 synon të marrë në dorë kryesinë e radhës së OSBE-së, duke u rrekur kështu të marrë përgjegjësi përtej kufijve rajonalë”, argumenton më tej qeveria gjermane.
Bashkëpunimi me Kosovën
AfD bën pyetje edhe lidhur me idenë e bashkimit etnik të shqiptarëve, ose siç quan ajo “Shqipëria e Madhe”.”Shqipërinë dhe Republikën e Kosovës i lidhin marrëdhënie të ngushta bilaterale. Shqipëria e sheh gjuhën dhe kulturën shqipe si një pikë kontakti për bashkëpunimin ndërkufitar, sidomos me Kosovën”, përgjigjet Ministria e Jashtme.
Sipas informacioneve të qeverisë federale gjermane, në Shqipëri, nuk ka parti politike që mbështesin bashkimin e gjithë shqiptarëve etnikë në një shtet. “Në Kosovë është lëvizja opozitare ?Vetevendosje” e vetmja që e mbron këtë ide. Kushtetuta e Kosovës megjithatë e përjashton mundësinë e bashkimit me një shtet tjetër. Qeveria federale e ka bërë të qartë disa herë se ajo nuk mbështet ndryshime territoriale në Ballkan mbi bazën e kritereve etnike.”
E pyetur rreth deklaratave të kryeministrit shqiptar Edi Rama në prill 2018 në lidhje me mundësinë e bashkimit me Kosovën, nëse mbyllen portat e BE-së, qeveria përgjigjet: “Në Shqipëri, sikurse edhe në vende të tjera të rajonit, diskutohen vazhdimisht alternativat e mundshme, në rast se nuk do të ketë anëtarësim në BE. Nga ana tjetër është e qartë se Shqipëria synon anëtarësimin në BE dhe po bën reformat e nevojshme për të”, përgjigjet qeveria. Gjithashtu, qeveria gjermane thotë se nuk është në dijeni për aktivitete “nacionalistësh shqiptarë” në Mal të Zi dhe Greqi.
Krimet kryesore: vjedhjet, droga dhe trafikimi
Pyetjes në lidhje me ekstremistë shqiptarë në Gjermani, qeveria i përgjigjet se nuk di që të ketë struktura ose tubime ekstremiste shqiptarësh në Gjermani. Por pranon se ndër anëtarët dhe simpatizantët e organizatave islamiste të gatshme për dhunë që veprojnë në Gjermani ka edhe individë me shtetësi shqiptare.
E pyetur për kriminalitetin e shtetasve nga Shqipëria dhe nga Kosova në Gjermani, Ministria e Jashtme i referohet të dhënave të Entit Federal të Kriminalistikës, sipas të cilit për vitin 2017 krimet kryesore të bëra nga shtetasit shqiptarë kanë qenë krimet e pronës, të lëndëve narkotike dhe të trafikimit. Nga 572 procedura hetimore të zhvilluara në këtë vit, 21 kanë qenë kundër grupeve të dominuara nga shtetasit shqiptarë, ndërsa 12 nga shtetasit e Kosovës. Kundër këtyre të fundit janë bërë hetime kryesisht për krime me lëndë narkotike, falsifikime dhe krime të pronës. Numri i shtetasve shqiptarë në hetim për krime të organizuara në vitin 2017 ka qenë 214, kurse ai shtetasve nga Kosova 195, nga gjithsej 8317 persona në hetim.
E pyetur se a financohen aktivitete ekstremiste shqiptare nga krimi i organizuar, qeveria gjermane përgjigjet se nuk është në dijeni. Së fundi, deputetët e AfD-së pyesin se sa është shuma e ndihmave për të cilat do të ketë nevojë Shqipëria si anëtare e BE-së? Qeveria gjermane përgjigjet se kjo shumë mund të llogaritet vetëm kur Shqipëria t’i ketë përmbyllur me sukses të gjithë kapitujt e negociatave të anëtarësimit.
“Alternativa për Gjermaninë? zë vetëm 12,6 përqind të vendeve në Bundestag, por, për shkak të qeverisë së koalicionit të madh mes CDU/CSU dhe SPD, është partia kryesore e opozitës. E krijuar në vitin 2013, AfD është e përfaqësuar në të gjitha parlamentet e landeve. Ajo është e vetmja parti e Bundestagut gjerman që është kundër anëtarësimit të vendeve të Ballkanit në BE. Në tetor ajo doli me një propozim që në vend të perspektivës së anëtarësimit shteteve të Ballkanit Perëndimor t’u ofrohet mundësia e krijimit të një Unioni të Ballkanit Perëndimor./ DW
Ish presidenti amerikan, Xhorxh Herbert Walker Bush vdiq në ...
Martesa këngëtares Adelina Tahiri me avokatin maqedonas Serj...
Adelina Tahiri, këngëtarja e shumë komentuar për martesën me...
Pesë banorë janë shoqëruar në polici, pas përleshjes së prot...
Ka nje vershim komentesh, urimesh, vleresimesh e zhvleresime...
Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi ka reaguar pa...
Një 72-vjeçar është vetëvrarë me armën e tij të gjahut në ...
Protestuesit e shoqëruar pak orë më parë në Komisariat, pas ...
Nicki Minaj paska në plan që të rindezë sherrin me Cardi B, ...
Kanë kaluar rreth 50 vite që nga koha kur HIV-i u shëndrru...
Ndoshta shumë persona nuk i besojnë astrologjisë, por muaji ...
Moderatorja Elita Rudi vonoi shumë të konfirmonte lajmin se ...
Pavarësisht se mund të ketë bërë vetëm 13 statuse në 2018-n ...
Ka shumë gjëra që nuk duhen bërë gjatë shtatëzënisë si për s...
Ku ka shtatzëni ka edhe kile të tepërta që duken kaq të vësh...
Si të gjitha nuset në botë, edhe Meghan Markle ka shprehur d...
Ministri i Brendshëm i Italisë Matteo Salvini është kërcënua...
Padia e ish-kreut të burgjeve të diktaturës ndaj Fatmira Din...
Këngëtari dhe kantautori Flori Mumajesi ditët e fundit është...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Numri i viktimave nga tërmetet shkatërruese në Venezuelë k...
Ministria e Jashtme e Iranit i cilësoi deklaratat e shefit...
Pesë shtetet anëtare më të fuqishme të NATO-s në Europë u ...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...