Qeveria gjermane i përgjigjet AfD-së/ Shqipëria rol pozitiv në rajon
Qeveria gjermane i përgjigjet disa pyetjeve të deputetëve të...
1 dhjetori është Dita Botërore kundër sidës, hera 30-të që bota kujton ata që kanë humbur jetën nga sëmundja dhe vendos objektivat e luftës kundër saj. Po ku qëndron Shqipëria e Kosova në luftën kundër AIDS?
“Kjo është një ditë për të kujtuar të gjithë ata që kanë humbur jetën nga AIDS, sepse nuk kanë pasur mundësi të marrin shërbimet tona,? thotë Michel Sidibé, drejtor i Agjencisë së OKB për Luftën kundër Sidës, UNAIDS. 35 milionë vetë kanë humbur jetën nga kjo sëmundje, 940 mijë vetëm vitin e kaluar. “Kontrolli për të parë nëse je i prekur apo jo nga sëmundja është shumë i rëndësishëm, sepse kur e mëson që je i prekur mund të marrësh trajtimin e duhur,? thotë Sidibé në Ditën Botërore të AIDS, e cila zhvillohet këtë vit nën moton “Dija të jep fuqi”.
Në diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjes të AIDS bota ka bërë përparime të mëdha, megjithatë kjo epidemi vazhdon të mbetet një nga problemet më të mëdha të shëndetit publik në botë. Bota ka pasur vitin e kaluar 37 milionë vetë që jetojnë me sëmundjen HIV. Shpërndarja e infeksionit nuk ka rënë sa duhet dhe vitin e kaluar 1,8 milionë raste të reja i janë shtuar numrit të të prekurve. Disa rajone janë mbrapa me luftimin dhe burimet financiare mungojnë.
Më të prekurit vuajnë nga paragjykimet
Paragjykimet dhe diskriminimi vazhdojnë të pengojnë njerëzit, sidomos popullsinë e prekur më shumë, burrat gay, punonjësit e seksit, transseksualët, njerëzit që marrin drogë me injeksione, të burgosurit, migrantët dhe vajzat e reja e adoleshente. Një në katër vetë që jeton me sëmundjen e HIV, 9,5 milionë vetë, nuk e dinë që kanë virusin, duke vënë në rrezik marrjen e vendimeve për parandalimin, trajtimin dhe shërbime të tjera kujdesi shëndetësor.
Për të penguar shpërndarjen virusi duhet mbajtur nën kontroll me terapi që ndalon rikthimin dhe për kërë njerëzit që jetojnë me HIV duhet të bëjnë kontrollin e virusit çdo 12 muaj. Ky kontroll tregon që trajtimi funksionon. Në rajone të ndryshme të botës bërja e kontrollit është me mundësi të ndryshme, diku është shumë e lehtë, diku ekziston vetëm një pajisje në gjithë vendin.
?Ka ende kohë për të bërë testin e HIV, për t’i dhënë mundësi gjithnjë e më shumë njerëzve të trajtohen, të rrisin burimet për të parandaluar infektimet e reja, dhe për t’i dhënë fund paragjykimeve. Në këtë moment kritik ne duhet të marrim kthesën e duhur,? bën thirrje Sekretari i Përgjithshëm i OKB, António Guterres, në përvjetorin e 30-të të Ditës Botërore të AIDS.
Gjendja në Kosovë e Shqipëri
Kosova ka përhapje të ulët të virusit HIV si në përgjithësi në popullsi ashtu edhe në grupet e popullsisë që preken më shumë. Investimet në luftën kundër AIDS, Kosova i ka përqëndruar në parandalimin e sëmundjes. Për Kosovën informacionet i gjen në Global Fund, një instrument me qendër në Gjenevë, i krijuar në 2002-n. Programet e shëndetit publik në Kosovë, luftojnë për të drejtat e njeriut, sepse kanë pengesa në arritjen tek pjesë të ndryshme të popullsisë si të burgosurit, minoritetet dhe grupet e tjera të rrezikuara.
Për Shqipërinë të dhënat gjenden në raportin e UNAIDS, të publikuar javën e kaluar. 66 përqind e njerëzve të infektuar me HIV në Shqipëri e dinë që janë të infektuar. 42 përqind e të prekurve marrin trajtim mjekësor. 14 përqind e të sëmurëve kanë virus ngjitës. 1400 vetë jetojnë në Shqipëri me virusin HIV, 100 raste të reja infeksoni ka pasur në vitin 2017, më pak se sa 150 në vitin 2016. Pjesa më e madhe e të prekurve në Shqipëri janë burra heteroseksualë.
Numri i njerëzve që kanë humbur jetën prej sëmundjes ka rënë nga 23 më 2016 në 15 në vitin 2017. Shqipëria vazhdon të ketë probleme në mbulimin e trajtimit mjekësor të të prekurve, këtë e tregojnë edhe shifrat. Vetëm 42 përqind e të sëmurëve me virusinHIV në të gjitha moshat kanë marrë trajtim mjekësor në vitin 2017. Një numër i vogël klinikash shëndetësore në Shqipëri ofrojnë kontroll për sëmundjen HIV.
Ndërsa në Evropë vendet me përhapje të lartë të AIDS janë Estonia, Ukraina, Rusia, Lituania dhe Portugalia./ DW
Qeveria gjermane i përgjigjet disa pyetjeve të deputetëve të...
Një studim i publikuar nga “The Independent” tregon se marte...
Lajm i mirë! Instagram u përditësua dhe nxorri opsionin e ri...
Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani...
Nga nesër, në Shqipëri nuk do të lejohet të importohet asnjë...
Prej disa ditësh francëzët vijojnë të protestojnë kundër rri...
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemad...
Drejtoria e Hetimit Tatimor po vijon kontrollet në terren në...
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi po zhvillon një takim me t...
Policia e Lushnjes ka bërë të mundur arrestimin e një 34-vje...
Në vitin 1999, lotët e tyre prekën gjithë planetin. Fotograf...
20-vjetori i festivalit “Kënga Magjike” ka rezervuar shumë s...
Meteorologët japin alarmin, për sa i përket uljes drastike t...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, e ka quajtur l...
Presidenti i Republikës Ilir Meta ka bërë një mesazh ngushël...
Struktura e Posaçme Antikorrupsion pritet që të shkaktojë të...
Presidenti Meta, ka bërë një mesazh sensibilizimi në Ditën B...
Kjo fundjavë ka për të qenë fantastike për të gjithë ju. Ast...
Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme me historinë ...
Prokuroria dhe Policia e Vlorës kanë reaguar në lidhje me de...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotmë në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Policia e Tiranës ka zbardhur një rast vjedhjeje të ndodhu...
Dy persona, të dyshuar si autorë të një vrasjeje dhe një p...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Gjykata Supreme ka vendosur që emigrantët që mbërrijnë në ...
Më shumë se 10,000 persona janë raportuar të zhdukur nga t...
Njësitë e Forcave të Armatosura të Ukrainës kanë kryer një...
Këshilli i Bashkimit Europian dha sot miratimin përfundimt...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...
Turistët nga Kosova vijojnë të mbajnë peshën kryesore të h...