Dalja nga BE/ Theresa May: Nuk kemi asnjë plan B
Kryeministrja britanike, Theresa May është shprehur se Brita...
Nga Skënder Minxhozi
Pas rreth një muaji protestash për projektin e Unazës së Re, banorët duket se po fillojnë të binden për të lejuar shembjen e mbi 300 ndërtimeve ku kanë jetuar prej vitesh. Fadromat po gërryejnë, bashkë me muret e kalbura të shtëpive e dyqaneve, kioskave e barangave, edhe rezistencën e asaj pjese të komunitetit të Unazës së Re, që kërkon kompensim të plotë financiar për ndërtimet pa leje ku ka jetuar prej dekadash. Pak po i shërben kësaj kauze lokale edhe politizimi i egër që i ka bërë projektit opozita, pasi siç shihet lodhja dhe bjerrja e protestave po e bën më të lehtë sesa mendohej punën e ARRSH dhe firmës ndërtuese të autostradës.
Ajo që po shohim këto ditë tek Unaza e Re është vetëm episodi i rradhës i betejës së shtetit me ndërtimet e paligjshme. Është thënë shpesh se në gjithë Shqipërinë ka rreth 400 mijë të tilla dhe se ky fenomen përbën një pengesë serioze, në rrugën e zhvillimit të vendit, fuqizimit të ekonomise, bujqësisë, turizmit dhe thithjes së investimeve të huaja. Për herë të parë, pas disa ndërhyrjeve kryesisht në bregdet dhe zona të caktuara informale, shteti po ndërmerr shembje masive në këmbët e kryeqytetit. Kjo që po ndodh nuk ngjan me shembjet në Shkozë apo ato të dhjetra apo qindra kioskave, dyqaneve e shtesave të pallateve nëpër Tiranë. Unaza e re e kryeqytetit po fillon të hapë trasenë e saj mbi një mizëri ndërtimesh, të cilat padyshim llogariten në disa mijëra (rreth 3500 sipas disa shifrave), kur projekti të jetë përmbyllur.
Kjo që po shohim është pra, vetëm një pjesëz e asaj që pritet të ndodhë në vitet në vijim. Beteja për 300 ndërtimet e para të shembura të Unazës së re, është në fakt përpjekja për të imponuar një model të caktuar, një raport të parë konkret mes shtetit dhe pronarëve të ndërtimeve pa leje. Jo se kjo nuk ka ndodhur aty-këtu më parë, jo se kuadri ligjor nuk egziston prej vitesh, por sepse impakti social, ndjeshmëria e kësaj sifde aktuale, masiviteti dhe afërsia e saj me Tiranën, e kanë kthyer këtë projekt në ?lakumesin? e forcës së shtetit dhe të imponimit të ligjit, edhe në rrethana kur diçka e tillë krijon impakt social jo të vogël.
Nuk është aspak e këndshme të nxjerrësh plaçkat, apo të mbyllësh biznesin këto ditë të ftohta dimri. Secili nga ata që kanë një shtëpi tek Unaza e Re, e cila këto orë po shembet nga fadromat, po kalon një dramë personale therëse dhe të vështirë për veten dhe familjarët që ka pas. Dhimbja e atyre njerëzve, të cilët pas 20 vitesh të qeta banimi në ato shtëpi, i kujtojnë ato të ligjshme dhe detyrimisht të kompensueshme, është e vërtetë dhe jo e rreme.
Megjithatë shteti nuk ecën përherë sipas ndjesive dhe emocioneve të një pjese të shtetasve të tij. Liria ime përfundon aty fillon liria e të tjerëve, thotë shprehja e njohur. Tirana, e bashkë me të e gjithë Shqipëria, s?mund të zhvillohen sipas logjikave dhe interesave momentale të politikës, e as sipas interesit të komuniteteve të caktuara. Ata që ndërtuan një dekadë më parë kuadrin ligjor për ndërtimet pa leje në Shqipëri, ishin njëkohësisht edhe ata që nuk i zbatuan kurrë ligjet që shkruan, e zeza në të bardhë. Dhe e bënë këtë sepse votat e Unazës së Re, e të gjitha zonave të tjera informale në vend, i panë si serbatorë votash për t?i përdorur në funksion të pushtetit të tyre. Kjo llogari meskine ka qenë një bonus i padrejtë që politika i ka bërë shkeljes së ligjit.
Ky është një model i prapambetur, hileqar dhe anti-zhvillim. Banorët e prekur nga projekte si ky i Unazës së Re duhet të kenë të gjithë empatinë e shtetit, por nuk duhet të kenë shtetin si pjesëmarrës në shkeljen e ligjit që ata kanë bërë, duke ndërtuar pa leje. Banesa sociale, kredi të buta e gjithfarë formash të tjera suporti duhen studiuar këtej e tutje, jo vetëm për Unazën e Re, por për shumë e shumë raste të ngjashme në të gjithë territorin. Sepse njollat e ndërtimeve abuzive janë prej shumë vitesh gangrena që pengon sa e sa projekte zhvillimi, sa e sa vende të reja pune, rrugë, vepra sociale, projekte industriale, turistike e bujqësore.
Me ndërtimet pa leje duhet një qasje afatgjatë dhe parimore. Është kjo njëra ndër ato sfida që shteti shqiptar e ka përballur në mënyra të improvizuara, të pabarabarta dhe për pasojë joligjore. Triumfi i ligjit tek Unaza e Re është shembulli i parë i fortë i fuqisë së shtetit, për të imponuar fuqinë e ligjit. Gjithçka tjetër është më pak e rëndësishme.
Kryeministrja britanike, Theresa May është shprehur se Brita...
Përshtatur nga Birn Beograd Gjykata e lartë e Beogradit dëno...
A e ke pyetur veten nëse je gati për të bërë një hap para në...
Ditën e djeshme revista “Vogue” ka publikuar intervistën e r...
Banorët e Astirit janë në ditën e 27 të protestës, kundër pr...
Banorët e zonës së Unazës së Re kanë nisur sërish sot protes...
Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në autostr...
Që nga dita e sotme shpullat dhe ulërimat ndaj fëmijë janë ...
Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka reaguar ashpër pas ...
Në krahasim me një familje europiane, frigoriferi i një fami...
Pas atentatit të 4 tetorit në ish-bllok, ku humbi jetën i ri...
Konfkiti midis Ukrainës dhe Rusisë është përshkallëzuar më t...
Ambasadori i Shqipërisë në Kroaci, Riza Poda, me rastin e 10...
Një faqe e re kulturore është hapur është rreshtuar krahas w...
Në rubrikën e letrave personale të The Guardian ka ardhur nj...
Kryetarja e Komitetit Shqiptar të Helsinkit, Erida Skëndaj e...
Këngëtarja Anxhela Peristeri është një nga personazhet më ak...
Zakonisht është e sikletshme të flasësh për çështje financia...
Si gjithmonë, sa herë që Edi Rama shkel në Kosovë, apo flet ...
Katër ditë më parë policia greke gjeti trupin e pajetë të n...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Kryeministri Mark Carney foli sot me Presidentin e SHBA-së...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e përmbylli më ...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...
Turistët nga Kosova vijojnë të mbajnë peshën kryesore të h...