web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Deklaratat e Ramës në Kosovë/ Tritan Shehu 'kryqëzon' kryeministrin

26 Nëntor 2018, 15:02, Aktualitet CNA

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka reaguar në lidhje me deklarat, që kryeministri  Edi Rama ka dhënë në Kosovë.

“Tarifa 100% është një vendim iracional në kushte normale, por krejt normal në kushte iracionaliteti si ato që përvijon qasja e dyfyrë e Serbisë. Kush e sheh tarifën 100% si aspekt ekonomik atëherë gabon, por kjo tarifë është si kundërpërgjigje politike. Zero tarifa brenda gjashtë mujorit të parë ndërmjet Kosovës dhe Shqipërise. Tashmë është koha që të vendosim tarifa 100% në veri dhe zero tarifa në jug”- tha Rama gjatë fjalës së tij.

Kurse me anë të një postimi në rrjetet sociale, deputeti demokrat shkruan se kryeministri me këto deklarata, po kërkon të tërheqë vëmendjen nga skandalet në vend.

?Deklaratat e Rames nga Peja jane vecse demagogji per te terhequr vemendjen nga skandalet ne vend dhe te rrezikshme per rrugen tone europiane.

Asgje substanciale nuk ka ne ato deklarata, pervecse disa lehtesime proceduriale, te cilat duhet te ishin bere shume me heret dhe qe po perdoren si ?tullumbace? tashti.? ?shkruan ai.

Shehu i cilëson të fryra deklaratat e Ramës, teksa shprehet se ato që ai tha duhet të ishin bërë më herët si lehtësime procedurale.

?I ashtuquajturi ?bashkim doganor? i artikuluar nga Kryeministri, eshte shume larg asaj qe realisht eshte folur e krejt tjeter me disa lehtesime veprimesh, per te cilat konkludohet.?-shprehte deputeti i PD-së.

Më tej ai shkruan se Rama nuk mund t?i drejtohet në një formë të atillë partnerëve europiane, kur dështimet e tij në qeverisje po pengojnë dukshëm integrimin në BE.

?Nga ana tjeter eshte shume e rrezikeshme gjuha e perdorur ndaj partnereve tane europiane, ?ultimatumi?, qe ai kerkon tu jape atyre, kur vonesat tona integruese jane kryekeput te lidhura me problemet e medha e deshtimet qeverisese te Rilindjes, te cilat Kryeministri kerkon t?i fshehe mbas deklaratave te tij arrogante e aventureske.

Te tilla deklamime e qendrime jo vetem na demtojne rende neve ne procesin tone te integrimit, por sic duket kerkojne te na ?degdisin? diku larg, duke vene ne rrezik edhe vete zhvillimet e Kosoves e te gjithe kombit tone. Une do t?i konsideroja terresisht te pa perputheshme me interesat tona kombetare keto.? ?përfundon në postimin e tij Shehu./ CNA.al





Lajmet e fundit nga