Revoltohet ish-presidenti/ Akuza të forta Ramës
Ish presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, ka komentuar dek...
Partia Demokratike gjatë kësaj fundjave ka zhvilluar një farsë zgjedhore, ku në shumicën e degëve janë rikonfirmuar drejtuesit aktualë, me një diferencë votash që flet qartë për mënyrën sesi janë zhvilluar këto zgjedhje, ku në realitet vetëm garë që nuk ka pasur.
Zgjedhjet u shoqëruan me skandale dhe manipulim të votave, njëlloj siç ndodhi edhe në 22 korrik 2017, kur Basha vetëngriu në krye të PD-së.
Por, vetëm pak ditë përpara këtyre zgjedhjeve, ish-ministri i Brendshëm në qeverinë e Berishës, Ilir Rusmali paralajmëroi qartë atë që do të ndodhte në zgjedhjet e 22 korrikut.
Në një opinion të tij, Rusmali shkruante se me votë plebishtare, 22 korriku do të rikonfirmonte ta ashtuquajturin ?lider? të PD-së.
?Në datë 22 korrik partia rikonfirmon liderin. Me votë plebishitare. Do ketë gëzim, hare, entuziazëm. Do ketë dhe mërzi, tulatje apo dëshpërim, por zor se do ketë shpresë. ?Bill Klintoni? nuk do shfaqet te PD-ja (nuk pritet në fakt) ndaj, me gjasë, do mungojë thirrja klintoniane ?it?s your Party, stupid!?. Me gjasë, demokratëve nuk do t?u hapen sytë, nuk do ringrihen, nuk do lehtësohen, lëvizja nuk do t?i rrëmbejë dhe nuk do shërohen.?-paralajmëronte Rusmali pak ditë para zgjedhjeve të 22 korrikut.
Dhe në fakt ashtu ndodhi. Me një proçes të manipuluar, me 22 korrik 2017 Basha u rizgjodh në krye të PD-së, edhe pasi i shkaktoi Partisë Demokratike një humbje katastrofale në zgjedhjet e qershorit 2017.
Por, ajo çfarë e bën edhe më skandaloze, është fakti se Basha nuk ka ndryshuar. Sërish zgjedhjet në PD janë shoqëruar me skandale, manipulime të votimeve dhe rikonfirmim të atyre që do vetë Luli, për të garantuar një tjetër humbje të ?suksesshme?.
Shkrimi i plotë i Rusmalit:
Duke pritur ?Bill Klintonin?
Ishte fushata elektorale e vitit 1992 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ishte periudhë recesioni dhe amerikanëve nuk u ecnin punët mirë. Kandidati i demokratëve, Bill Klintoni, ndiente nevojën për të shkundur popullin e vet nga apatia e recesionit, ndaj lëshoi një thirrje të papranueshme për stilin e fushatave: ?it?s the economy, stupid!?. Thirrja që më mirë shqipërohet nga fjalia: ?dili zot ekonomisë, o i mjerë!?, ka hyrë në historinë e zgjedhjeve të botës për forcën e jashtëzakonshme të mesazhit që mbartte. Në vend që t?i fyente amerikanët, thirrja e Klintonit u hapi sytë, në vend që t?i rëndonte, ajo i lehtësoi, në vend që t?i armiqësonte, i bëri për vete.
Thirrja i preku atje ku u dhimbte më shumë, ishte e sinqertë, dashamirëse, ndaj iu bë ilaç. Thirrja e Klintonit ishte një mesazh i fortë, në përgjigje të një situate dëshpëruese. Një situatë tjetër dëshpëruese, boll të ndërrojë kundrinori, e mban thirrjen gjithaq të vlefshme, e bën gjithaq të fortë, e ruan klintoniane.
Në tërë këto vite angazhimi politik e profesional më ka ardhur në vëmendje me dhjetëra herë historia e kësaj anekdote elektorale, herë si kuriozitet, herë si burim humori, herë si qortim. Por asnjëherë nuk më ka ardhur në vëmendje, siç më ka ardhur këto ditë, si thirrje.
Këto ditë, kaluar gëzimi/trishtimi i fitores spektakolare të Ramës dhe PS-së, vëmendja e të gjithëve u përqendrua te procesi kryesor opozitar, trajtimi i përgjegjshëm/burracak i humbjes historike, menaxhimi dinjitoz/ i padenjë i errupsionit të pritshëm politik dhe i fateve të lidhura me të. Kronikat e mediave janë plot me ?zënkën? e demokratëve dhe ?zënkën? e tifozëve mediatikë të tyre. Shtuar zënkën, situata dëshpëruese e PD duket sikur thellohet përditë. Debati duket sikur vjen rrotull temës ?pro Bashës, kundër Bashës? dhe nuk del dot në krye:
? Ka faj Basha për humbjen, apo s?ka? Sa faj ka? E ka fajin vetëm, apo me shokë?
? Duhet të jemi me Bashën dhe kundër statutit, me statutin kundër Bashës, apo Basha është statuti?
? Duhet të jemi me Bashën dhe kundër partisë, me partinë kundër Bashës, apo Basha është partia?
? Duhet t?i ndalohet/lejohet Bashës kandidimi? Duhet të kandidojë vetëm, apo me Maqon?
? Duhet të dalë Doktori pro Bashës, duhet të fshihet Doktori pas Bashës, apo duhet të dalë vetë pro dhe të nxjerrë familjen kundër?
? Duhet të fitojë Basha pa votim, apo me votim? Votat duhet të numërohen apo të numërtohen?
? Kandidati kundërshtar i Bashës duhet të votojë për vete apo për Bashën? Po qe se voton për vete, t?i lejohet të votojë apo t?i quhet konflikt interesi?
? Duke rizgjedhur Bashën kryetar, shpëtojmë partinë apo ndëshkojmë partinë?
? Duhet ta rizgjedhim Bashën kryetar për meritë, apo për ndëshkim?
? Pasi ta rizgjedhim me votë plebishitare kryetar, duhet të thërrasim ?fitore!?, apo ?humbje!??
Këto janë më së shumti pyetjet e debatit të fortë brenda partiak. Pyetje të rëndësishme, ekzistenciale, që japin zgjidhje, por jo kthjelltësi, mbjellin rezultat, por jo siguri, kanë peshë, por nuk sjellin qetësi, i japin fund debatit, por nuk ngjallin pritshmëri. Më duket se debati demokratikas nuk del dot në krye, sepse, pas çdo pyetjeje, ulërin thirrja klintoniane, dua apo nuk dua unë: dili zot partisë, jo liderit, o i mjerë!
A është e vështirë t?i dalësh zot partisë? Partia është aseti më i çmuar politik i anëtarë- sisë, është investimi i çdo anëtari në politikë, është kapitali i secilit prej tyre. Ky kapital ka vlerë aq sa është vlera elektorale e partisë. Pas 25 qershorit vlera elektorale e PDsë është 28 për qind, më e ulëta që nga themelimi i saj. T?i dalësh zot partisë do të thotë se, kur të vijë radha jote për të vendosur midis opsionit që thellon rënien e kapitalit politik të partisë dhe opsionit që frenon rënien/ sjell ringritjen, të zgjedhësh këtë të dytin. Nëse opsioni mungon, duhet të rezistosh, të refuzosh, të ngresh zërin e të imponohesh derisa të vijë opsioni që ngjall besim. T?i dalësh zot partisë do të thotë të mos pranosh ?supën e burgut? që të vënë përpara, sa herë vjen radha që vendimet t?i marrësh ti.
A është e lehtë t?i dalësh zot Partisë? Partia pasqyron fytyrën e anëtarësisë. Kur anëtarësia është kërkuese, parimore, e drejtë, idealiste, e sakrificës dhe altruiste e tillë është dhe partia. Por partia mund të pasqyrojë dhe fytyrën e liderit, kushdo qoftë lideri, sidoqoftë imazhi i tij. Në të gjitha rastet kur partia pasqyron fytyrën e liderit, imazhi i saj është i rrejshëm, partia nuk ka të ardhme. T?i dalësh zot partisë do të thotë të ndalosh liderin që t?i imponohet anëtarësisë, të mbrosh fytyrën e partisë nga tjetërsimi prej liderit, edhe kur për këtë shkak, të duhet të refuzosh liderin.
A është e drejtë t?i dalësh zot partisë? Kryetari i partisë, në marrëveshje me kundërshtarin politik, u doli garant zyrtarisht zgjedhjeve që vetë kishte denoncuar apriori si të shitura. Mori përsipër barrën që asnjë opozitë në botë nuk ia heq nga shpina qeverisë. Kthyer në realitetin e hidhur të procesit, përballë pafuqisë ekstreme të opozitës për të përballuar këtë sipërmarrje dhe pohimit të vetë kryetarit se zgjedhjet iu ?blenë?, anëtarësia ka detyrë të mbrohet qoftë nga ?gjëma? (tradhtia politike), qoftë nga ?proçka? (gomarllëku politik) që i solli peshqesh kryetari me marrëveshjen e padobishme.
A është e mundur t?i dalësh zot partisë? Të duhet vetëm të kuptosh se në sistemet politike europiane lideri nuk ka ?privilegjin e sundimit?, por ka ?detyrimin e performancës?. Të refuzosh liderin humbës dhe me performancë negative që të të udhëheqë, nuk do të thotë të cenosh të drejtën e individit për të kandiduar, por do të thotë t?i shërbesh interesit më të mirë të anëtarësisë, do të thotë të mbrosh partinë nga rrënimi. Detyrimit për performancë duhet t?i nënshtrohet çdo lider politik në çdo zgjedhje. Liderët duhet të ndërrohen sa herë që humbin, apo nuk arrijnë objektivat, pa sentimente dhe pa kompromise, derisa të lindë lideri fitues, derisa të realizohen objektivat.
Vetëm kështu i dilet zot partisë.
Data 22 korrik është ditë e rëndësishme për PD-në. Në datë 22 korrik partia rikonfirmon liderin. Me votë plebishitare. Do ketë gëzim, hare, entuziazëm. Do ketë dhe mërzi, tulatje apo dëshpërim, por zor se do ketë shpresë. ?Bill Klintoni? nuk do shfaqet te PD-ja (nuk pritet në fakt) ndaj, me gjasë, do mungojë thirrja klintoniane ?it?s your Party, stupid!?. Me gjasë, demokratëve nuk do t?u hapen sytë, nuk do ringrihen, nuk do lehtësohen, lëvizja nuk do t?i rrëmbejë dhe nuk do shërohen.
Sëmundja vazhdon? Për të kuptuar kaq gjë nuk duhet pritur pa fund ?Bill Klintoni?./ CNA.al
Në PD s?ka më garë/ Zgjidhen ?Enveristët? e Republikës së Re
Ish presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, ka komentuar dek...
Qëndrimi kritik i Kryeministrit Edi Rama ndaj Serbisë dhe BE...
Në zonat kufitare, mjekët e Republikës së Kosovës do të ofr...
Deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia ka lëshuar sot ...
E keni vënë re sesi ndryshon marrëdhënia në çift, kur dy per...
Tre ditë më parë ish-e fejuara e tij, Mimoza Shkodra, publik...
Nuk duam të që tregohemi negativë, por për ato prej nesh që ...
Është shumë mirë që të flisni për seksin në çift, por nuk mu...
Të vishesh me rroba “oversize” mund t’iu duket disi e vështi...
Vetullat e plota i japin fytyrës suaj një pamje tejet tërheq...
Ndërsa prej pak kohësh tregoi se është zhvendosur në Londër ...
Marrëdhënia mes William dhe Harry nuk është më e njëjta dhe ...
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot në rrjetet so...
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ishte sot në Pejë për mb...
Fundjava është mbyllur me disa proçese zgjedhore të brendshm...
Të gjithë njerëzit modernë e kanë prejardhjen nga një një çi...
Banorët e “Astirit” të cilët kërkojnë dëmshpërblim për banes...
Policia e Vlorës, ka bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e au...
Ajaks Boshnjaku i shpallur në kërkim për atentatin e ndodhur...
Anëtari i djathtë në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Leonard ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...