web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Raporti zbulon skandalin/ 73% e studentëve pranojnë korrupsionin në universitete 

24 Nëntor 2018, 14:09, Aktualitet CNA

Qëndresa Qytetare organizoi sot një tryezë diskutimi më përfaqësues të institucioneve të hetimit dhe parandalimit të korrupsionit, ku prezantoi gjetjet e monitorimit të nivelit dhe perceptimit të korrupsionit në 5 universitete publike.

Në total u pyetën 640 studentë, 501 studentë të nivelit të studimit Bachelor dhe 139 studentë të nivelit Master.

Qëndresa Qytetare thekson se, sipas gjetjeve të raportit 73% e studentëve të anketuar, pohojnë se korrupsioni është i pranishëm në universitetin e tyre, ndërsa 19% e studentëve nuk japin përgjigje, me arsyetimin se nuk kanë pasur prova të pranisësë fenomenit dhe vetëm 8% e mohojnë praninë e tij. Në raport krahësimor, Universiteti Politeknik i Tiranës shfaqet si më i korrupstuari në masën 80%, i ndjekur nga Universiteti Bujqësor me 77% prezencë të këtij fenomeni.

Studentët pranojnë që forma më e përhapur e korrupsionit në universitet është pagesa në këmbim të notës me 43%, ndjekur nga detyrimi për blerje librash dhe favoret seksuale.

?Korrupsioni në universitete nuk shfaqet si rast sporadik por është shndërruar në sistem ku sekretaret, punonjësit e administratës dhe vetë studentët shndërrohen në sekserë të pëdagogëve. Do ju ndjekim këmba këmbës dhe do ju prishim gjumin iu drejtua z. Xhemollari pedagogëve që marrin para në këmbim të notës duke theksuar se kjo klasë janë trupa e antivlerës që prishin edhe imazhin e pedagogëve të ndershëm në auditore.

Kryeprokuroja e Elbasanit Znj. Enkeleida Millonai theksoi se korrupsioni në arsim ka specifikat e veta dhe kërkon mjete të sofistikuara për tu hetuar dhe dënuar. Ajo shtoi se në qytetin e Elbasanit, në rolin e seksereve përvec punonjësve të unviersitetit shfaqen edhe stafet e lokaleve pranë universitetit.

Një e dhënë problematike sipas ekspertëve të pranishëm është fakti se 24% e studentëve të pyetur do të ishin të gatshëm për të ofruar rryshfet në këmbim të një rezultati më të mirë në provim dhe 14 % e tyre janë të lëkundur. Ky tregues nxjerr në pah nevojën që institucionet e hetimit të intensifikojnë fushatat e ndërgjegjësimit me studentët për t?i distancuar ata nga këto veprime të antiligjshme, shprehet një nga rekomandimet e Qëndresës Qytetare.

prezantimi





Lajmet e fundit nga