Protesta e 46 kundër qeverisë/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë
Ka nisur protesta e 46 kundër qeverisë. Protestuesit janë...
Ka nisur protesta e 46 kundër qeverisë. Protestuesit janë...
Banorët e ?Unazës së Re?, pas protestës që zhvilluan gjatë paradites së sotme, para Kuvendit janë mbledhur sërish në zonën e Astrit.
Në këtë protestë i pranishëm ka qenë edhe kreu i PD-së Lulzim Basha.
Gjatë fjalës së tij, Basha tha se Rama do ta paguajë rëndë atë ç?ka po ndodh me këtë protestues, që sipas tij u dhunuan nga policia.
Sipas tij Rama nuk njeh ?vijat e kuqe?, por vetëm ?vijat e bardha?.
?Njeriu që frymëzoi dhunën me shprehje raciste ndaj qytetarëve është kryeministri i vendit. Edi Rama mban përgjegjësi për dhunën e ushtruar ndaj banorëve që po protestonin para Kuvendit. Ai mban përgjegjësi dhe do ta paguajë shtrenjtë dhunën, që ka shkaktuar disa viktima mes banorëve, gra me brinjë të thyera, zonja me shtyllën kurrizore të shembur. Ai do të paguajë edhe për gishtat e polices së plagosur në detyrë.
Ky njeri i papërgjegjshëm, për të mbuluar vjedhjen prej 40 milionë eurosh, po përdor sot dy faktorë:
Policinë, që paguhet nga taksat e shqiptarëve për të zbatuar ligjin dhe ligji është me këta qytetarë, është me shtëpitë e tyre, Kushtetuta dhe ligji është me ta. Pra, po keqpërdor policinë për të mbrojtur vjedhjen prej 40 milionë eurosh në këtë megaaferë korrupsioni.
Po përdor propagandën për të vendosur policinë dhe popullin përballë, policinë dhe qytetarët përballë kur në fakt, si qytetarët, ashtu dhe policia janë në anën e ligjit dhe i vetmi në anën tjetër, të antiligjit, të shkeljes së ligjit, është Edi Rama, i cili po grabit 40 milionë euro të shqiptarëve për këtë projekt korruptiv?, -deklaroi Basha.
Më tej ai u shpreh se Rama njeh vetëm vija të bardha, nga ato që merr me hundë. Vija e kuqe është shkelur, kur i ka vënë kryqe boje shtëpive të këtyre njerëzve në kundërshtim me ligjin për të përligjur vjedhjen 40 milionë euro.
?Kjo është e vërteta, të gjitha të tjerat janë propagandë. Dhe do ta paguajë shtrenjtë edhe për dhunimin e qytetarëve, edhe për atë që i ka ndodhur policëve dhe vajzës së policisë, së cilës natyrisht i shpreh urimet e mia për një shërim sa më të shpejtë, të jenë në anë të ligjit. I çoi aty të pa trajnuar, kapi kapsollën me dorë. I çoj të patrajnuar për të mbrojtur vjedhjen. Këtu ka vetëm një njeri që ka shkelur ligjin, vetëm një njeri që është i përfshirë në krim dhe ky është Edi Rama?, – ka nënvizuar kreu i PD-së.
Kurse pyetjes se a do e mbështes PD-ja këtë protestë të dhunshme, Basha iu përgjigj këshu:
?Po qytetarët kush i goditi? Kush e nisi dhunën, unë apo ti? Kush e goditi 60 vjeçaren? T?i japim fund propagandës. Dhunën e filloi Edi Rama në Kuvend. E dëgjove me çfarë emrash iu drejtua banorëve? E dëgjove si i trajtoi? Ai tha se do të dëmshpërblehen ata që kanë pronën e legalizuar. Të tjerët duhet të largohen. Ai është një kryehajdut dhe një kryemashtrues që përdor sharjet më raciste ndaj popullit të tij dhe këtë do ta paguajë rëndë!?
Basha gjatë fjalës së tij vazhdoi duke thënë se policia duhet të jetë në anën e ligjit dhe jo të mbrojë këtë vjedhje të shëmtuar, këtë krim që kryhet për të mbushur xhepat e Edi Ramës dhe klientëve të tij.
?Unë kam qenë pranë tyre që në momentin e parë, u kam thënë se janë në të drejtën e tyre, ndërkohë që këta u kanë ardhur dhe u kanë vënë kryqet në shtëpi për t;ua prishur. Ligji e thotë qartë: banesa është e shenjtë. Premtimi i tij politik ka qene se asnjë nuk duhet të prishet, ?Enver Hoxha po të çohet nga varri, nuk prishen.? Apo e keni harruar? Sot pse po e bën këtë? Për të mbushur xhepat e tij. 40 milionë euro aferë klorruptive. Ja ku e keni, nuk ndalet më as para shtëpive, as para fëmijëve?, – ka theksuar Basha.
Në përfundim të fjalës së tij Basha tregoi se opozita do e mbështes protestën e banorëve të Astirit.
?Këtë që po bëjmë sot dhe që kemi bërë këto ditë e do të vazhdojmë ta bëjmë, duke qenë pranë tyre, duke u thënë gjithë shqiptarëve që këta njerëz nuk po mbrojnë thjesht shtëpitë e tyre, po mbrojnë ligjit. Se kjo që po ndodh sot këtu, nesër mund t?u ndodhë atyre. Prandaj u bëj thirrje të bashkohemi të gjithë këtu në mbrojtje të kushtetutës, në mbrojtje të ligjit, të një dëmshpërblimi të drejtë për këta banorë dhe hetim të kësaj afere korruptive, për hir të së cilës janë dhunuar qytetarë dhe janë plagosur rëndë edhe policë. Ata nuk kanë pse plagosen për të mbrojtur antiligjin, krimin, por duhet të jenë bashkë me qytetarët në mbrojtje të ligjit?./ CNA.al
Një aksident i rëndë është regjistruar gjatë ditës së sotme ...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në rrjetet social...
Presidenti Ilir Meta ka reaguar për protestën, që banorët e ...
Aktori Neritan Liçaj e ka cilësuar vizitën e kryeministrit E...
Ish-zëvendës ministri i Arsimit Taulant Muka ka treguar se ç...
Avokati Altin Goxhaj ka bërë një deklaratë bombë në një post...
Kreu i Grupit të PS-së, Taulant Balla ka reaguar pas protest...
Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës tek spitali i Traumës, k...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas protestës së sotme të b...
Gazetari Artur Zheji në studion e emisionit “Top Talk” në To...
Në maj të vitit 2014, në orën 11:00, Partia Demokratike zhvi...
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manas...
Pas protestës së banorëve të Unazës së Re që degradoi në për...
Sot opozita zhvilloi një takim, ku prezantoi kritikat e saj ...
CNA.al sot po sjell një video ekskluzive, ku do të shikoni n...
Kryemnistri i Kosovës, Ramush Haradinaj u ka dërguar një let...
Ditët e fundit vendi ynë është karakterizuar nga një mot i p...
Pas akuzave të opozitës lidhur me koston e projektit për Una...
Paralel me punimet e seancës plenare të Kuvendit, opozita e ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ukraina pret të ketë aftësinë teknike për të prodhuar rake...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se ende beson se h...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...