VIDEO/ Rama i kritikon, kryebashkiakët ia plasin të qeshurës
Kryeministri Edi Rama ka kritikuar ditën e sotme gjatë zhv...
Kryeministri Edi Rama ka kritikuar ditën e sotme gjatë zhv...
Shqiptarëve u duhen mesatarisht 10.3% të të ardhurave ditore për të blerë një litër benzinë, duke e renditur në këtë mënyrë në shtetin europian që ka karburantin më të shtrenjtë në Europë, në raport me të ardhurat për frymë (pa përfshirë vendet e Ish Bashkimit Sovjetik). Ndërsa në botë renditet në vendin e 15, me vendet të tilla si Afganistani, Zambia, Haiti, Etiopia, Kamboxhia, Bangladeshi (shiko tabelën në fund).
Të dhënat janë përllogaritur nga Monitor, bazuar në të ardhurat për frymë të publikuara nga Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Global Petrol Price për benzinën. https://www.globalpetrolprices.com/gasoline_prices/
Një litër benzinë në Shqipëri kushton 1.48 euro, ndërsa të ardhurat ditore për frymë janë 14 euro (ndër më të ulëtat në Europë, bashkë me Kosovën).
Teksa në vlerë absolute, benzina në Shqipëri është pak më e lirë se në vende të tjera të Europës, si Francë, Portugali, Finlandë, Greqi, Holandë, Itali, në raport me të ardhurat për frymë ajo është shumë më e shtrenjtë.
Në Francë, e cila prej disa ditësh është mbërthyer nga protesta masive për shtrenjtimin e çmimeve të naftës, qytetarëve të saj u duhen vetëm 1.3% të të ardhurave ditore, pra 10 herë më pak se shqiptarëve. Italianëve u duhen 1.8% të të ardhurave ditore, holandezëve 1.1%, grekëve 2.9%.
Pas Shqipërisë, në Europë, nafta është më e shtrenjtë në vendet e rajonit, ku në Bosnjë duhen 7.6% të të ardhurave ditore, në Maqedoni 7.2% dhe në Bosnjë 7.1%.
Në botë, nafta më e shtrenjtë është në Afghanistan dhe Zambia, ku banorëve u duhen përkatësisht 42 dhe 38% e të ardhurave ditore për të blerë një litër karburant. Ndërsa më e lirë në botë është në Venezuelë, me vetëm 0.1%.
Pse nafta në Shqipëri është kaq e shtrenjtë
Operatorët vendas pohojnë se taksat e larta që paguajmë për naftën janë arsyeja kryesore se pse Shqipëria ka çmime kaq të shtrenjta të karburanteve, ku mbi 60% të çmimit e përbëjnë taksat.
Në Shqipëri nafta taksohet si vijon:
-Akciza, 37 lekë për litër;
-Taksa e qarkullimit, 27 lekë për litër;
-Taksa karbonit, 3 lekë për litër.
Krahas tyre, vitet e fundit në kosto janë përfshirë dhe tarifa e markimit dhe ajo e skanimit, nga 1 lekë për litër secila, dhe taksa e rilicencimit prej 3 lekë/litër. TVSH totale i arrin 30-40. Nga 182 lekë që paguajnë për naftën sot konsumatorët, 100-110 lekë shkojnë si taksa për shtetin. Një tjetër koncesion është në horizont, ai për pompat e naftës, kosto e të cilit pritet të shkarkohet sërish tek çmimi final.
Teksa Shqipëria po planifikon të bëjë një pjesë të madhe të rrugëve me pagesë, që ka filluar tashmë të zbatohet për Durrës-Kukës, shqiptarët po i paguajnë dy herë taksat, njëherë në çmimin e naftës si taksë qarkullimi dhe një herë direkt, kur kalojnë rrugën e Kombin, aktualisht, dhe më pas kur të fillojë taksimi tek të tjerat./ Monitor
Policia Rrugore ka ndërmarrë një sërë kontrollesh gjatë natë...
DASHI 21. mars – 20. prillEdhe për peshqit qe janë ne çift ...
Këto jan ë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar ...
Drejtoria e Hetimit Tatimor njofton se po vijon kontrollet n...
Moti i paqëndrueshëm vijon në vendin tonë duke bërë që vranë...
Hëna do jete e pozicionuar mire ne qiellin tuaj te dashurisë...
Orteku që kishtë rënë në vendin e quajtur Çesma, si pasojë e...
Trafiku i qenieve njerëzore për fat të keq vijon të ketë rri...
Këngëtari i njohur korçar, Endri Prifti sipas një postimi në...
Pas raportimeve se situata në qarkun e Korçës ishte rënduar ...
Reshjet e shumta të dëborës që bien prej orësh në qarkun e K...
Pas situatës së rënduar nga reshjet e dëborës në disa akse r...
Dëbora ka lezet më shumë se kudo tjetër kur bie në qytetin e...
Pika turistike e Dardhës, në Bashkinë Korçë është bllokuar t...
Reshjet e dëborës që po bien prej gati 24 orësh në juglindje...
Ekziston diçka që quhet mundësi e dytë dhe që Katerina ka di...
Në një bashkëbisedim me të rinjtë në Berat, lideri i opozitë...
Prej dy ditësh në vendin tonë, në disa zona, ka nisur rënia ...
Ish-kryeministri Sali Berisha në një postim në rrjetet socia...
Këngëtarja shqiptare Gordana Kingji, e njohur si “Baby G” ës...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës R...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh në...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...