Protestat në Tiranë/ Eksperti i sigurisë: Prapavijë e huaj që e shfrytëzon dhe shumicë radikale në rrjete
Eksperti i sigurisë, Ervin Karamuço, ngriti sot dy shqetës...
Eksperti i sigurisë, Ervin Karamuço, ngriti sot dy shqetës...
Ekziston diçka që quhet mundësi e dytë dhe që Katerina ka ditur ta shfrytëzojë më së miri. Ajo është një grua e divorcuar me tre vajza dhe që jeta e njohu me Emanuelin nëpërmjet rrjeteve sociale. Por Katerina nuk i kishte treguar të riut që kishte tre fëmijë, por i kishte thënë vetëm për njërën.
Sot 25-vjeçarja kishte ardhur në studion e ? Ka një mesazh për ty? në TV Klan për t?i kërkuar falje Emanuelit. Ai la pas gjithçka kishte aty dhe u kthye në Tiranë për Katerinën, me të cilën bisedonte vetëm përmes internetit. Pavarësisht të gjithave, Emanueli nuk hoqi dotë nga dashuria e tij. Për gjithçka ka bërë për të, Katerina do t?i japë një mesazh Emanuelit, i cili nuk është në dijeni.
Por, ka edhe një surprizë tjetër. Nga Gjermania ka ardhur Fabjola, motra e Emanuelit, e cila në fakt ndjek nga ekrani i dhomës tjetër gjithçka që po ndodh në studio. Katerina ka rrëfyer për të gjithë ppublikunm shqiptar historinë e saj nga fillimi.
Le të rikthehemi te historia e Katerinës, e cila na tregon dhe shpjegon gjithçka që ka kaluar në jetë.
Katerina: ?Mua më quajnë Katerina, jam 25 vjeç, lindur dhe rritur në Greqi, jam nënë e tre vajzave. Unë kam qenë 14 vjeç, sapo kisha ardhur në Shqipëri për pushimet verore se shkollën e kam bërë në Greqi. Duke kaluar çdo ditë me gjyshen në ballkon, sepse nuk dilja dot, duhet të dilja gjithmonë me gjyshen edhe qoftë për një shëtitje, sepse isha e privilegjuara. Në Shqipëri gjatë pushimeve verore u njoha me një djalë, që është edhe babai i vajzave të mia. Nga ballkoni në ballkon bënim shenja, përshëndeteshim. Asnjëherë nuk takoheshim, sepse tek gjyshja kisha edhe katër dajat. 14 vjeç një gocë kaq e vogël nuk mund të dashurojë, mendoj se ishte pjesërisht edhe gabimi im dhe i nënës time.
Unë kam vetëm mamin, sepse prindërit e mi ishin të divorcuar. Kam pasur dy prindër shumë të mirë, është një nënë shembullore për mua. Duke na rritur vetëm dhe duke dhënë fjalën gjyshi, mamaja ime pranoi fjalën e gjyshit dhe mendoi se edhe mua mund të më siguronte. Është shumë e vështirë një nënë e vetme të rrisi një vajzë në moshën time edhe një djalë. Brenda tre ditësh u bë fejesa, erdhëm në Shqipëri, shkollën e lashë, nuk munda ta vazhdoja më për arsye ekonomike, djali më mori tek shtëpia, sepse rrija tek shtëpia e gjyshërve. 14 vjeç kam vajtur tek shtëpia e burrit pa dasëm?.
Arditi: Sa vjeç ishe kur mbete shtatzënë për herë të parë?
Katerina: Isha 15 vjeç shtatzënë dhe 16 linda vajzën, Anxhela.
Arditi: Më pas vijnë në jetë edhe dy vajza të tjera.
Katerina: Emili dhe Evelina, e madhja Anxhela është 10 vjeçe, e vogla 5 dhe tjetra 3.
Arditi: Mund të më thuash kur filluan problem me bashkëshortin që sot është ish-bashkëshorti.
Katerina: Kur goca ishte 3-4 vjeçe ai ka qenë shumë xheloz.
Arditi: Po pse?
Katerina: Nuk e di pse, ndoshta sepse ishte 12 vite më i madh se mua, kishte ndonjë frikë.
Arditi: Ti në shtëpi rrije?
Katerina: Unë në shtëpi nuk punoja, edhe për të dalë një xhiro duhet të dilja me vjehrrën dhe vjehrrin ose me burrin.
Arditi: Atëherë, për çfarë ishtë xheloz ai ?
Katerina: Nuk e di, thjesht ishte xheloz për çdolloj gjëje, unë i kërkoja të shkoja në punë, nuk shkoja dot në punë, kërkoja të dilja me kunatat e mia duhet të merrja leje dy ditë para, të shkoja tek mami gjithmonë do kisha probleme, pasi linda gocën mami njëfarë kohe ka jetuar në Tiranë, sepse tashmë ishte edhe ajo e rimartuar.
Arditi: Kur vendosët të ndaheshit ?
Katerina: Vendosa të ndahesha pas dhjetë vitesh martesë.
Arditi: Sa ishte vajza e vogël kur u ndatë ?
Katerina: Ishte një vjeçe.
Arditi: Ndarja si ishte me mirëkuptim ? Ndarje e dhunshme?
Katerina: Ka pasur disa ndarje, ndau, lidhu për fëmijët, sepse ishin ata në mes.
Arditi: Si përfundim, ju u ndatë ?
Katerina: Po u ndamë.
Arditi: Po fëmijët?
Katerina: Bëmë një gjyq fëmijët janë në kujdestarinë time, të treja vajzat.
Këtë pjesë të jetës, sigurisht përveç 3 vajzave të mrekullueshme, Katerina e ka lënë pas. Të tashmen dhe të ardhmen e sheh me Emanuelin.
Katerina: Pas divorcit, u njoha me një djalë, ai jetonte në Gjermani, ka emrin Emanuel, është një person shumë i mirë, shumë i afërt. Për mua është shumë i bukur. Ne u njohëm përmes shoqërisë në Facebook. Gjashtë muaj me kamerë ndezur, natë e ditë, në punë, në shtëpi. Ai më thoshtë Katerina hajde në Gjermani, ku punonte në lokalin e motrës, Fabjola ka një restorant atje në Duseldorf, ku jeni të mirëpritur. Atë nuk e kam takuar asnjëherë ballë për ballë, por kam një kontakt shumë të mirë, e di çfarë femre është, e adhuroj për atë që është ajo. Të treja motrat i ka shumë të mira, por me Fabjolën kam një lidhje të veçantë.
Arditi: Më trego pak momentin e parë kur u takove me Emanuelin.
Katerina: Më tha do vijë unë në Tiranë, nuk e besova, unë punoja në një hotel recepsioniste, ishte një hotel familjar. Më tha më jep emrin e hotelit, por unë nuk ia dhashë.
Arditi: Sa kohë kishe që flisje me Emanuelin ?
Katerina: Gjashtë muaj.
Arditi: Gjashtë muaj dhe i tregove që ke tre vajza?
Katerina: Këtu qëndron problemi, unë nuk i kam thënë, se jam një njeri që nuk hapem shumë. Është sot hera e parë që unë po hapem. Unë i kam thënë vetëm që isha një nënë e divorcuar dhe kisha një gocë.
Arditi: Nuk i the që kam tre.
Katerina: Jo.
Arditi: Po ç?ndryshim kishte një nga tre ?
Katerina: Doja ta shikoja se çfarë kapaciteti ai kishte në rast se nuk do fliste më, unë nuk kisha pse i jepja sqarime për jetën time private. Atij nuk i bëri përshtypje. Për momentin ai është agjent shitjesh këtu në Shqipëri dhe unë dua t?i kërkoj ndjesë sepse është shkëputur nga Gjermania. Nuk e lë në asnjë moment të kthehet.
Gazetarja e emisionit ?E Diela Shqiptare? shkon në zyrën ku punon Emanueli dhe i thotë se për të ka një mesazh, i cili pranon me kënaqësi të shkojë në studio. Emanueli nuk e ka idenë se kush qëndron në anën tjetër të murit në studio, por emocionet pasi sheh në ekran personin që shfaqet aty.
Emanuel: Është dashuria e jetës time.
Katerina: Doja të kërkoja falje, sepse ke ardhur në Shqipëri vetëm për mua, ke pasur një jetë shumë të mirë.
Emanuel: Mendoj se kam këtu Gjermaninë.
Katerina: Dua të falenderoj, që do të treja gocat e mia. Je përkrah meje dhe nuk më ke paragjykuar dhe nuk më ke dalë kundër asnjëherë. Në jetën time derisa të vdes do jesh edhe ti.
Emanuel: Jeta të jepet një herë të vetme dhe t?i je kuptimi i saj, dashuri. Se prisja nga ty këtë. Të dua shumë.
Nga ana tjetër, Fabjola, motra e Emanuelit e cila po shikonte gjithçka po ndodhte, i tha Arditit se ishte e surprizuar dhe njëkohësisht shumë e lumtur për vëllain e saj.
Fabjola: Shumë emocione, shumë e surprizuar. Jam shumë e lumtur për vëllain tim. Është më i bukur nga dashuria.
Arditi: E dije historinë e saj?
Fabjola: Nuk e dija, dija vetëm qe kishte një gocë. Është një fatkeqësi që ka ndodhur. Nëse vëllai im është i lumtur edhe unë jam shumë e lumtur, sepse dua vëllain, do dua edhe nusen.
Dashuria pa kushte është dashuri e vërtetë. Fabjola jo vetëm që nuk u zgjënjye nga zgjedhja e vëllait por i premtoi Katerinës se do e konsideronte si motrën e saj. Sepse të thuash të vërtetën, të bën gjithmonë të lirë.
Në një bashkëbisedim me të rinjtë në Berat, lideri i opozitë...
Prej dy ditësh në vendin tonë, në disa zona, ka nisur rënia ...
Ish-kryeministri Sali Berisha në një postim në rrjetet socia...
Këngëtarja shqiptare Gordana Kingji, e njohur si “Baby G” ës...
Edhe po të të ketë pëlqyer ndonjë gjë nga Majakovski, për sh...
“Varri që iu rindërtua sot Fishtës, ose dhoma muzé që nesër ...
Në një takim me të rinjtë e qytetit të Beratit, kreu i Parti...
I ftuar në studion e lajmeve në “Fax News” avokati Altin Gox...
Avokati Altin Goxhaj i ftuar në studion e lajmeve në “Fax Ne...
Avokati Altin Goxhaj i ftuar në studion e lajmeve në “Fax Ne...
Mediat malazeze kanë zbuluar foto të arratisjes së Nikolla G...
Një delegacion i Policisë shqiptare i kryesuar nga Drejtori ...
Moti i keq në pikën kufitare të Kapshticës si dhe bllokimi i...
Hungaria i kërcënon refugjatët me burg, nëse hyjnë ilegalish...
Pas lajmit se një sasi gomash të dyshuara kontrabandë u kapë...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një takim me...
Të paktën 40 persona kanë humbur jetën nga sulmet ndaj bazav...
Gazetari Ilir Ikonomi ka treguar të pathënat e udhëtimit të ...
Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka në një deklaratë ...
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi gjatë ditës së sotme ka ...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...