Rama nuk ishte në interpelancë/ Berisha: Nuk shkel më në Parlament, s'ia mban
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur jash...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur jash...
Gazetari Ilir Ikonomi ka treguar të pathënat e udhëtimit të Ismail Qemalit drejt Shqipërisë për shpalljen e pavarësisë.
Në një postim në rrjetet sociale Ikonomi ka shkruar se sa herë afrohet 28 nëntori, atij i vijnë në mend peripecitë e udhëtimit të çuditshëm të Ismail Qemalit për të shpallur pavarësinë në Shqipëri.
?Ai u nis nga Stambolli në fillim të nëntorit 1912, shkoi në Konstancë me vapor, pastaj në Bukuresht, në Vjenë, në Budapest, përsëri në Vjenë dhe prej andej doli me tren në Trieste.
Pasditen e 19 nëntorit në Trieste grupi i tij prej 15 vetësh hipi në avulloren Brünn të Lloydit austriak. Ata ngarkuan në anije valixhe të mëdha si dhe thasë, brenda të cilëve kishte armë dhe fishekë, që disa prej burrave i kishin blerë në Trieste.
Asnjëri prej shqiptarëve që morën pjesë në udhëtimin historik, duke përfshirë edhe vetë Ismailin, nuk na ka lënë ndonjë përshkrim të hollësishëm të kësaj faze të fundit nëpër Adriatik. Fatmirësisht, arrijmë të mësojmë disa detaje interesante nga një udhëtar i paidentifikuar që ndodhej në anije. Rrëfimin e udhëtarit, të botuar në gazetën franceze Le Figaro, po e riprodhoj gati të plotë:
?U bëra dëshmitar i një fakti për të cilin Europa pa dyshim që do të flasë nesër dhe që ndoshta do të ketë një ndikim të madh mbi atë që po ndodh tani në Ballkan. Pasi i hipëm në Trieste vaporit Brünn me destinacion Patrasin, ne duhet të ankoroheshim në fillim në Brindizi, ku do të arrinim në mbrëmje. Por, sapo ishim larguar nga Triestja, në bord u përhapën zërat se do të ndaleshim në Durrës, ku princi shqiptar, Qemal Bej, me suitën e tij që ndodhej mes udhëtarëve, do të zbriste për të shpallur menjëherë pavarësinë e Shqipërisë?, – shkruan gazetari në postimin e tij.
Ikonomi shruan më tej se ?Ismail Qemalin e dalluan në sallat e klasit të parë. Ai është një burrë në një farë moshe. I rrethuar nga një duzinë personash të tjerë, ai duket hijerëndë dhe simpatik. Atë natë, të mërkurën, na konfirmojnë se rreth orës 10 do të jemi përballë Durrësit. Pikërisht në orën e lajmëruar, me hënën që ndriçonte në qiell dhe në një det të qetë e mot të shkëlqyer, shikojmë në largësi dritat e një anijeje, që ishte avullorja Wurmbrand e Lloydit austriak. Brünn ndalet rreth 200 metra larg saj. Hidhen shkallët, pastaj varkat në të cilat zënë vend Qemal Beu dhe suita e tij për të shkuar drejt Wurmbrandit?.
?Ja hollësitë që munda të mbledh dhe që po jua transmetoj: Princi shqiptar do ta kalojë natën në bordin e kësaj anijeje dhe nesër do të zbarkojë ndoshta në Durrës për të shpallur atje pavarësinë e Shqipërisë… Munda të bisedoj për disa çaste me njërin prej njerëzve të suitës së princit, që e flet në mënyrë të admirueshme greqishten dhe italishten. Më tha se qëllimi i misionit të tyre ishte që t?ua jepnin Shqipërinë shqiptarëve dhe se ata nuk prisnin që Serbia të merrte në zotërim ndonjërin prej porteve të lakmuara prej saj. Me sa arrita të kuptoj, pas krijimit të një qeverie të përkohshme, ata synojnë t?ia ofrojnë fronin e Shqipërisë një princi të huaj. Besoj se e gjithë kjo lëvizje nuk është e panjohur për Austrinë, sepse Qemal Beu kishte hipur në një anije të Lloydit, e cila bëri një ndalesë të paparashikuar në itinerarin e saj. Pastaj, ai kaloi nga anija Brünn në një vapor tjetër të Lloydit, Wurmbrand, i cili për këtë qëllim priste në det të hapur përballë bregdetit shqiptar.?
Këtë rrëfim të thjeshtë, por magjepsës, po të mos e kisha konfirmuar pjesërisht nga burime të tjera arkivore, do ta kisha marrë për një përrallë të bukur. Sepse ai i ka të gjithë elementet e një përralle: burra që udhëtojnë me një mision të rrezikshëm, zbritje me valixhe në duar në mes të detit për të hipur në një anije tjetër, hëna që ndriçon në qiell dhe udhëtarët e tjerë që vështrojnë të habitur skenën.
Bregdeti adriatik është plot të papritura të këndshme. Kur njeriu vjen përmes tokës në Kepin e Rodonit dhe qëndron në majën e kodrës që bie thikë mbi det, e kupton menjëherë sesa bujare është treguar këtu natyra me trillet e saj, duke krijuar herë gjire të butë dhe herë shkrepa të frikshme. Aty ku kepi hyn në formë gjuhëze në det, domethënë mu pranë majës së asaj gjuhëze, ndodhet një fortesë mrekullisht e bukur me gurë katërkëndësh prej shtufi që e tejkalon përfytyrimin e udhëtarit.
Kjo fortesë, e cila thuhet se ka qenë ndërtuar nga mjeshtra raguzianë, me urdhër të Skënderbeut, është ndër ato pak dëshmi që tregojnë se në kohët e moçme këtu ka pasur jetë. Rreth një kilometër më tej ndodhet Kisha e Shënandout që thuhet se ka qenë ndërtuar nga Mamica Kastrioti, e motra e Skënderbeut. Është vërtet një habi sesi ky relikt i shqiptarisë i ka shpëtuar dorës së prishësit. Për mua ka qenë befasi kur gjatë një vizite në Shqipëri në vitin 2011, në afreskun që zbukuron murin e absidës së kishës, nën nivelin e dyshemesë, pashë një shqiponjë të qartë me dy krerë, në formën e saj origjinale, ashtu siç e vizatonin në kohën e Skënderbeut. Ky është simboli i hershëm i Kastriotëve që do të vihej më vonë në flamurin kombëtar. Hulumtuesve u është dashur të gërmojnë për t?i nxjerrë në dritë këto vizatime të rralla dhe kjo nuk është ndonjë çudi, pasi dëshmitë më të rëndësishme të historisë së lashtë shqiptare nuk mund të gjenden veçse nën dhe. Ç?ka qenë mbi tokë i ka shkatërruar barbaria osmane?, – ka tregruar gazetari.
Ai shkruan në postimin e tij se të gjithë këtë informacion për udhëtimin e Ismail Qemali e ka marrë duke shfletur me kujdes kujdes gazetat austriake dhe hungareze të vitit 1912 dhe duke i krahasuar këto informacione me ato që na japin arkivat austro-hungareze.
?Gjeta një hollësi interesante: natën me hënë të 20 nëntorit duke u gdhirë data 21, avulloret Brünn dhe Graf Wurmbrand janë takuar jo përballë Durrësit, por në Gjirin e Rodonit për të bërë kalimin e Ismailit dhe të njerëzve të tij nga njëra anije tek tjetra. Me sa duket, austriakët kishin zgjedhur Gjirin e Rodonit që puna të mos vihej në rrezik. Ata nuk donin t?ia linin asgjë rastësisë, sepse përballë Durrësit mund të patrullonin anije greke.
Me urdhrin telegrafik të pashifruar që kishte marrë nga drejtoria e Lloydit në Tivar, Graf Wurmbrand kishte lundruar për në Gjirin e Rodonit qysh në mesditën e 20 nëntorit për të pritur anijen ku ndodheshin shqiptarët, e cila do të arrinte në mbrëmje vonë.
Ismaili dhe burrat e tjerë e kaluan natën në Graf Wurmbrand, e cila herët në mëngjesin e datës 21 nëntor arriti në Durrës. Udhëtimi i shkurtër nga Gjiri i Rodonit nuk duhet të ketë zgjatur më tepër se një orë?, – rrëfen ai.
N përfundim të postimit të tij gazetari tregon edhe një detaj shumë të rëndësishëm. Ai shkruan se Ismail Qemali nuk mundi ta shpallë dot pavarësinë në Durrës, për shkak se u pengua nga fanatikët dhe nga peshkopi grek Jakovos, që nuk e donin ndarjen përfundimtare nga Turqia.
?Pasi priti disa ditë, ai u nis drejt jugut në mes të shiut dhe baltës dhe e shpalli pavarësinë në Vlorë më 28 nëntor?, – përfundon Ikonomi në postimin e tij.
Krahas këtij postimi gazetari ka publikuar edhe foton e një artikulli ku është shkruar për Ismail Qemalin. Si dhe foton e anijes së Lloydit, Graf Wurmbrand, e cila në mëngjesin e 21 nëntorit 1912 e solli Ismail Qemalin dhe shqiptarët e tjerë nga Gjiri i Rodonit në Durrës./ CNA.al
Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka në një deklaratë ...
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi gjatë ditës së sotme ka ...
Një tërmet me magnitudë 4.1 ballë ka goditur gjatë ditës së ...
Reshjet e dëborës që kanë rënë në Qarkun e Korçës kanë vësht...
Një 47-vjeçar shqiptar është gjetur i vdekur në rrugë e Mila...
PD-ja është forca më e madhe opozitare në vend, megjithëse e...
Dje mediat online raportonin një foto-lajm servirur nga zyra...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë takimit me ba...
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ditën e sotme ndodhe...
Në dhjetor pritet që Lulzim Basha, të thërasë Kuvendin Kombë...
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi gjatë ditës së sotme ka ...
Banorët e zonës së “Astirit” në Tiranë, të cilët kundërshtoj...
Një super Tokë e ngrirë vrojtohet pranë planetit tonë. Ka nj...
Në datat 14-18 nëntor 2018, Kontrolli i Lartë i Shtetit mori...
Një grua 50-vjeçare nga qyteti i Durrësit ka humbur jetën, p...
Dy të vdekur dhe pesë të plagosur, ky është bilanci i dy aks...
Një aksident është regjistruar paraditen e sotme në autostra...
Kardashianët kujdesen gjithmonë që të mos kalojnë pa zhurmë ...
Florian Binaj ka bërë një rrëfim special në lidhje me jetën...
Një nënë e re ka kujtuar frikën që e ndjeu deri në palcë pas...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të enjte në Lozhan të Ma...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...