Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Në një deklaratë për mediat, deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma ka hedhur akuza të forta në drejtim të qeverisë në lidhje me buxhetin 2019, të cilin e ka cilësuar si anmtisociale.
Sipas deputetes Duma, ?Buxheti antisocial 2019 godet profesionistët me taksim gjobitës në paga, godet më të varfrit në ndihmën ekonomike dhe në pagën minimale, mohon borxhin historik të të përndjekurve politikë dhe favorizon një pakicë shërbyesish të pushtetit.?.
Më tej, deputetja demokrate u shpreh se buxheti i Rilindjes godet më të pamundurit. ?Nga 103 mijë familje, sot marrin ndihmë ekonomike rreth 80 mijë. Këta dhe të tjerët mbahen peng I një skeme të fshehtë pikësimi për t?i përdorur si peng vote. Shqipëria e fundit në rajon për pensionet. Buxheti I indekson pesnionet me rreth 2% ndërsa çmimet janë rritur deri në 42%. Indeksimi do të bëhet 2 muaj para zgjedhjeve.?-u shpreh Duma.
Gjithashtu ajo tha se buxheti 2019 i përgjysmon fondet për shtresën e ish të përndjekurve politikë nga 20 milion dollarë në 10 milionë dollarë. Me këtë ritëm do të duhen 3 dekada për të shlyer faturën financiare.
Ndërsa më tej, ajo theksoi se ?Programi i PD me taksimin e sheshtë, çlirimin e ekonomisë nga interesat e pakicës kundër shumicës i jep zgjidhjes sfidës më të madhe të 30 viteve të fundit, shkretimin e vendit dhe plakjen e popullsisë nga ikja e profesionistëve dhe më të aftëve.?.
Deklarata e plotë e deputetes Grida Duma:
BUXHETI ANTISOCIAL
Buxheti i Rilindjes nga viti në vit ka vetëm një synim, godet profesionistët me taksim gjobitës në paga, godet më të varfrit në ndihmën ekonomike dhe në pagën minimale mohon borxhin historik të të përndjekurve politikë dhe favorizon një pakicë që nuk janë më të fortët, por shërbyesit e pushtetit.
Varfëria në Shqipëri nuk është më varfëri ekonomike, është plakje popullsie dhe shkretëtim i kapitalit human dhe burimor.
Me këtë buxhet rilindas që, vit pas viti e shet Shqipërinë në koncensione për tre dekadat e ardhshme, arratia e të aftëve, e profesionistëve, e krahut më vital të punës është varrosja e mirëqenies dhe zhvillimit.
NDIHMA EKONOMIKE
Buxheti i Rilindjes godet më të pamundurit në Shqipëri, ata që jetojnë pa asnjë të ardhur dhe që nuk u është dhënë asnjë mundësi për të punuar. Vetëm në dy vite familjet në mjerim janë shtuar me 50 mijë. Jemi në vitin e dytë të të ashtuquajturës ?Reformë e Ndihmës Ekonomike? dhe mbahen të fshehura pikët e përcaktimit dhe përllogaritjes së varfërisë.
Nga 103 mijë para 5 vitesh, sot përftojnë afërsisht 80 mijë dhe pjesa tjetër mbahet varur çdo muaj nën presionin dhe iluzionin se do t?i mëshirojnë ose do t?i përdorin si peng vote.
Jemi në vitin e gjashtë të buxhetimit rilindas dhe duket sikur shqiptarët s?kanë qënë të gjallë, por të vdekur në shifra, se çdo vit e njëjta shifër fikse për varfërinë. 6 vite rradhazi po e njëJta shifër asnjë rritje dhe asnjë zbritje. Sipas rilindjes në 6 vite asnjë nuk u bë as më pak i varfër, as më më shumë i varfër.
Kur këto familje abandonohen, siç po ndodh, janë po xhepat shqiptarëve që do ta paguajnë me shtrenjtë e shumëfish braktisjen e tyre. Ky nuk është kursim, por shpenzim edhe më i madh. Sepse varfëria deri në mbijetesë do të prodhojë krimin dhe krimi mbajtjen e burgjeve e gjykatave e kostove të ndëshkimit. Varfëria e 50 mijë familjeve të braktisura do të kushtojë jo vetëm jetët e tyre, por edhe shumëfish nga taksat e shqiptarëve.
PAGA MINIMALE
Paga minimale parashikohet të rritet me 10 mijë lekë, në një kohë kur shtrenjtimi i jetës kërkon një rritje minimale me 40 mijë lekë në muaj për të përballuar rritjen e çmimeve. Ashtu si është paraqitur nga Konfederata e Sindikatave, rritja e pagës minimale duhet të ishte 280 mijë lekë në muaj, nga 240 mijë që është aktualisht.
PENSIONET
Në buxhetin 2019 deklarohet se pensionet do të indeksohen sipas inflacionit, pra maksimumi rritja vjetore do të jetë 2%. Gjatë këtyre pesë viteve, pensionet janë indeksuar si breshka me nga 2 %, ndërsa çmimet dhe faturat e pensionistëve janë rritur deri në 42%.
Një pensionist që sot paguan bukën 10% më shtrenjtë, ushqimet bazike deri në 35 % më shtrenjtë, ujin 40% më shtrenjtë, energjinë 23% më shtrenjtë dhe i është shtuar edhe taksa e pronës, e për ironi në disa Bashki paguan edhe taksë arsimi, me 2 përqind të indeksimit të pensionit, nuk mund të përballojë rritjen mbi 42% të shpenzimeve të jetesës.
Pensionistët duhet ta dinë se as këtë indeksim minimal nuk do ta marrin që nga 1 janri, por vetëm dy muaj para zgjedhjeve.
Shqipëria renditet e fundit në rajon sa i përket vlerës mesatare të pensionit ( rreth 98 euro), në një kohë kur Maqedonia e ka rreth 191 euro dhe Bosnja rreth 179 euro.
TË PËRNDJEKURIT POLITIKË
Përgjatë një viti beteja e përfaqësuesve të të përndjekurve politikë u përcoll me premtime nga qeveria se ?askush nuk do të mbetej pa paguar, sidomos trashëgimtarët e parë?.
Buxheti i 2019 i përgjysmon fondet për shtresën e ish të përndjekurve politikë nga 20 milion dollarë në 10 milionë dollarë. Me këtë ritëm do të duhen 3 dekada për të shlyer faturën financiare ndaj kësaj shtrese të përvuajtur në histori.
ALTERNATIVA PD
Shqipëria po përballet me sfidën më të madhe të 30 viteve të fundit, shkretimin plakjen e popullsisë së vet nga shterimi i njerëzve më aktive më vitale për ekonominë e vendit. Kjo sepse rilindja ka vetëm një mision, të pasurojë një pakicë shërbyesish duke shteruar shumicën që e vjel.
Programi ynë që nis me taksimin e sheshtë, jep zgjidhje çlirimit të ekonomisë dhe uljes së informalitetit, i jep zgjidhje motivimit të profesionistëve dhe mosavantazhimit të pakicës në kurriz shumicës.
Masat që Partia Demokratike do të marrë për ndalimin e koncensioneve që e kanë shitur të ardhmen e vendit duke i kthyer ato në mbështetje të të pamundurve; ku cdo familje në nevojë do të marë ndihmë ekonomike dhe paga minimale do të pasqyrojë shtrenjtimin e jetës.
Aplikimi i një vizioni ekonomik të thjeshtë e transparent duke ndalur koncensionimin e Shqipërisë duke e kaluar atë në investime për të ndërtuar shanset e barabarta për arsim dhe kujdes shëndetësor është zgjidhja e vetme e domosdoshme dhe e menjëhershme për të ndaluar shkretimin e Shqipërisë në mundësi dhe në njerëz./ CNA.al
Refuzimi i Presidentit Meta për të dekretuar Sandër Lleshin ...
Dje në emisionin “Real Story” të Sokol Ballës ishte i ftuar ...
Mbrëmjen e djeshme, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim B...
Sekretari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Ervin ...
Mbrëmjen e djeshme në emisionin e Artur Zhejit është folur p...
Nga Eduard ZaloshnjaPas 18 majit të vjetshëm, kur Rama e Bas...
Pas arratisjes së ish-kryeministrit maqedonas Nikolla Gruevs...
Albinizmi është një mangësi e lindur e melaninës që rezulton...
Ish-kryeministri Sali Berisha referuar mesazhit të qytetarit...
Pas nxjerrjes në lirim të oficerit me gradë madhore, Gjener...
Në UET, çudirat s’kanë të sosur! Shkeljet ligjore, borxhet, ...
Shkrimtari Ismail Kadare ka prezantuar ditën e sotme librin ...
Gjyqi i katër të rinjve të “Grupit armiqësor të Poshnjes” dh...
Presidenti Meta ka dekretuar sot nxjerrjen në lirim të ofice...
Flokët e para të dëborës kanë rënë në pikën turistike Dardhë...
Justin Bieber po merr një pushim nga bota e muzikës për të k...
Ajo po tregon talentin e saj, jo vetëm në muzikë, por edhe n...
Nëse partneri juaj nuk është bekuar me bukurinë e aktorit Ge...
Partia Demokratike vijon të hedhë akuza të forta në drejtim ...
Për Anjeza Shahinin, viti 2019 do të jetë shumë emocionues s...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...