web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

KËTIJ I DUHET SHTUPUAR SHPELLA

15 Nëntor 2018, 15:15, Aktualitet CNA

Nga Zef Zefi 

Në sqarimin e tij lidhur fyerjen publike, kryebashkiaku Veliaj nuk mohoi asgjë, meqë ajo kishte fluturuar dhe nuk hynte më në shpellën nga u voll?

Nuk u mundua gjithashtu as ta përligjte, anashkalonte apo as te justifikohej, mbasi me sa duket ne thjerzen e trurit te kesaj specieje nuk ekziston mjaft-ueshëm, leksik e gramatikë konform-institucionale ne raport me komunikimin publik.

Ky ekzemplar i “open society”(shoqërisë së hardalluar) që aspiron homot, zhdukjen e familjes, historisë e kombit, u mjaft-ua vetëm me ndryshimin e adresës së “viktimës.”

Sipas autorit fyerja ishte nisur tjetërkund, jo në atë që kishte lexuar opinioni publik. Shpellarët për tru-thjerzën, janë 62 deputetët e Kuvendit të Shqipërisë, të cilët nuk janë votuar nga komunistët e tij, as veteranët e rilindur pas Luftes së dytë Botërore, nën sloganin “qelbësira të të gjitha trevave bashkohuni”. Këta që nuk rrinë në rrjeshtiminme “komandantit” të tij suprem për zhbërjen e shtetit shqiptar me “konsensus,” janë shpellarë.

Gjithkush e di se veprimtaria parlamentare e legjislatorëve duke qënë larg dhe shumë lart, krahasuar problematikat e pushtetit vendor qoftë ky dhe kryebashkiaku i Tiranës, e bën “null” dredhinë e tij për ti shkaktuar atij shthurjen e mendjes dhe fjalorit.

Janë dy institucione veprimtaria e të cilëve takohet rrallë e hiç në piramidën shtetërore. Po diabolizmi i tij prej rrenacaku profesionist ka preferuar, ta rimodelojë atë, duke ndryshuar objektivin e fyerjes nga antishqiptare, raciste në favor të përqarjes kombëtare, në politike me më pak pasoja e penalitete.

Duhet të kujtojmë se për Velia, nuk është hera e parë që konsumon veprimtari me sfond racist, përqarës dhe antikushtetues që atakojnë rëndë bashkëjetesën midis shqiptarve;

Ai në protestën e 21 Janarit, lyente në mënyrë gjaksore kokat e qytetarëve me bojë të kuqe, për ta degjeneruar protestën në përplasje me armë siç dhe ndodhi.

Veliaj disa herë është shprehur për banorët e Bathores dhe rrethinave si qytetarë të dorës së dytë, gjë e cila konfirmohet edhe me shpërndarjen e fondeve për minibashkitë.

Gjatë protestave, kur u pëmbyt jugu i vendit, Veliaj u shpreh me përbuzje se nuk ishin vendas dmth jugorë këta që protestonin mbasi nuk shqiptonin mirë diferencat midis q dhe ç.

Veliaj ka ndërmarrë veprime antikushteuese te papreçedentë, duke organizuar me nëpunës e fondet e Bashkisë, protesta kundër gjykatës.

Dhe ajo që kulmon jo vetëm hipokrizinë por dhe aktivitetin në dëm të shqiptarve e Shqipërisë, eshtë email-i i dezinformues të institucioneve europiane e SHBA kundër vendit të tij.

Një lajm i trishtuar na ka shokuar të gjithëve ne në PS. Natën e kaluar, gruaja shtatzënë e kryetarit të sapozgjedhur të Bashkisë së Kavajës, Elvis Roshi, u rrëmbye në një qendër tregtare në Tiranë. Pasi është keqtrajtuar barbarisht nga rrëmbyesit, ajo është dërguar në një vend të panjohur, ku i kanë hequr fëmijën. Në orën 4 të mëngjesit, e mbuluar nga gjaku, znj. Roshi është lënë afër shtëpisë së saj në Kavajë (50 kilometra larg kreqytetit). Nuk ka ende ndonjë njoftim nga policia. Kavaja ka qenë zona elektorale ku është zgjedhur Berisha deputet për 20 vjet.

Socialistët fituan në Kavajë për herë të parë më 8 maj, dhe kjo është konsideruar si fitorja më simbolike e zgjedhjeve. Gjatë fushatës elektorale, z.Roshi dhe shtabi i tij kanë marrë kërcënime për shkak të garimit të tij për postin e kreut të Bashkisë. Kreu i PS, Edi Rama, do të lëshojë një deklaratë shtypi pas një ore??Duke pasur parasysh rrethanat shumë të rënda të situatës në Kavajë, ky njoftim do të jetë i shkurtër dhe më tepër informacion politik do t?ju japim nesër.

Faleminderit

Pa hyrë fare në favor apo kundra ndonjë nisme ligjore ndaj autorit, Veliajt në një shtet të së drejtës, do ti ishte shtupëzuar me kohë “shpella,” e fyerjeve, ose ti cicëronte ato nga kafazi i drejtësisë në vend ta pështynte nga piedestali i kryebashkisë.

 





Lajmet e fundit nga