Zbardhen të tjera detaje/ Gjenden 3 armë në stanin ku fshihej Braçellari
Hetimet për ngjarjen e rëndë në Lozhan, ku si pasojë e shk...
Hetimet për ngjarjen e rëndë në Lozhan, ku si pasojë e shk...
Nga Ilir Levonja
Eshtë një nga ato shprehitë tashmë standarte në botën shqiptare. Emocionale, plot frymë, mjaft të themi diçka të madhe. E gjeta aty në atë dialogun midis qytetarëve tek faqja në FB e Edi Ramës. Tek rubrika e mirëmëngjesit, se si kryeministri shpalos si arritje qeveritare, meremetimin e një shtëpie kuvli, diku në një majë kodre, në afërsi midis Tiranës a Elbasanit.
Në rastin e sotshëm, në fshatin Vajzë të Vlorës. E gjeta në ato gërr-vërret midis qytetarëve që sheshit janë të mbushur plot emocion. Më shumë nga xhesti se sa nga raporti që ka propaganda me realitetin. Kjo e dyta nuk ka asnjë rëndësi. Nuk ka se si gjen terren tek ne, jo, jo. Shqiptarëve në një pjesë dërrmuese më shumë u intereson propaganda se sa realiteti. Dhe këtë më mirë se kushdo tjetër e ka kuptuar Edi Rama dhe kasta e tij.
Ndaj sot kemi një dominim total të përhapjes së lajmeve qeveritare përmes FB dhe ERTV. Nuk ka më konferenca shtypi televizive të drejtpërdrejta. Ku pyetje përgjigjet deri në konflikte verbale të dominiojnë javën dhe ta fusin në shina përditshmërinë e demokracisë sonë.
Jo, jo asesi! Ka vetëm arritje ”madhështore” të ERTV-ës, FB së kryeministrit dhe atyre kronikave të mjaftistit Erion Veliaj. Një shpëlarje sociale që nuk na takonte ta kishim si shanc, por ja që na ka zënë rrugën. Një bravo të madhe kryeministër, që po meremeton ato shtëpi kuvli. Që po konkurron atë çunin e rubrikës një fund javë ndryshe.
Nuk dua të më keqkuptojnë ata të cilët, nuk kanë shtëpi, apo nuk i kanë në gjendje të mirë. Dhe me siguri bien të flenë me dëshirën ëndërr se mos u troket në derë fati i Nikos nga Vajza e Vlorës. Dhëntë e dalshin ato ëndrra me sy hapur. Këto ëndrra llotari. Të më ndjejnë që në fillim se, e di se çfarë është mospasja. Ia njoh kurmin. Ia njoh grahmat. Por ia njoh më mirë propagandës dhe këtyre punëve me urra.
I kërkoj ndjesë Nikos së lodhur nga hallet, që po ia përmend edhe emrin. I varfri qytetari, ngjante si një ndërmarrje grumbullimi, kurse kryeministri me atlete adiddas, edhe pse pa rruar i shkëlqenin qimet. I shkëlqenin atletet e bardha. E qeshura propogandë. Ky është raporti mes qytetarit dhe shqiptarit në ballkanin perëndimor. Në një vend të dhembshur me emrin Shqipëri. Propoganda është rrebesh që të vret me gjumë pambuku. Se si vijon më tej, me kameramanët që presin prapa derës së FB dhe ERTV-ës, së fundi edhe Twitter-it që aq në ”modë” është në Shqipëri, mbushet kuadrati i lajmeve.
Mund të jemi vendi kampion për mos pasqyrimin e realitetit se si nuk duhet. Dhe jo si duhet… Megjithëse në botën e madhe gazetarët debatojnë ashpër me shtetarët, siç qe dhe rasti i fundit i kronistit të CNN, Jim Acosta me të parin e shtëpisë së bardhë.
Sot në Vajzë të Vlorës qe një ditë me diell, ditë e bardhë. Dhe ajo shtëpi dhuratë rrezatonte. Por unë do të doja që kryeministri të shkonte aty në një ditë me shi. Dhe mundësisht me atleta. Sepse meremetimi i një shtëpie nuk është gjithçka. Nuk është zgjidhja. Këtë duhet ta ngulisni mirë në kokë. Por është edhe infrastruktura përqark, ajo që u mungon në masë periferive të qyteteve. Po fshatrave po e po. Se jeta jonë nuk ka vetëm ditë me diell. Ka edhe me shi, njomen këpucët, baltosen etj. Në tërësinë e arsyetimit e kam fjalën tek ajo që puna më e paqme për një shtetar, është ajo kur u jep mundësinë qytetarëve ta ndërtojnë e meremetojnë vet shtëpinë.
Dhe ti u ndreq rrugët e të tjera shërbime sociale, sigurisht. Kjo mundësi është ai shkopi magjik që dërrmon propagandën. Dhe kjo ndodh kur qytetarët kanë punë, paga të mjaftueshme, siguracione a mundësi kreditimesh etj. Jo kur ata presin se mos u bie llotoja që kryeministri t’u meremetojë shtëpitë kuvli. Bëni ca llogari të thjeshta si qytetarë. Mos u kënaqni kurrë me atë që Rama i tha atij të llaçit nis ca muratorë e ca kamion me gurë e zhavorr dhe bëja shtëpinë filanit. Është robërim, varfërim më i keq se ai që po të mbyt. Eshtë marrja e erzit a e dinjitetit. Ti, ai, ju, nuk keni nevojë për dhurata lëmoshë. Po për punë, punë, punë dhe pikë.
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas heqjes së simbolit të s...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në rrjetet social...
Gazetari Bledian Koka ka reaguar, pasi kryeministri Edi Rama...
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar pas h...
Atalanta fitoi 4-1 Interit, në ndeshjen e javës së 12-të, du...
Pedagogu i Universitetit të Tiranës, në Fakultetin Ekonomik,...
Gjiko dhe Elita Rudi janë një nga çiftet më të famshëm shqip...
Pedagogu i Universitetit të Tiranës, në Fakultetin Ekonomik,...
Shumica e vajzave që duan të ngjajë si të figurat perfekte t...
Një 52-vjeçar ka rrëfyer torturën që ka kaluar për 40 vite s...
Kjo javë shënoi edhe ardhjen e madhe të Cheryl e cila u rikt...
Përdorimi i tepërt i rrjeteve sociale – sidomos postimi i se...
Keni një aromë të rëndë kur flisni?Keni provuar çdo mënyrë d...
E shtuna e ka gjetur modelen shqiptare Oriola Marashi në Kos...
Të jesh një personazh publik të duhet shpesh të përballesh m...
Gjykata e Korçës ka vendosur të lerë në burg dy të arrestuar...
Një studim i kohëve të fundit ka treguar se në Japoni vetvra...
Ish-presidenti Alfred Moisiu ka komentuar mos-dekretimin e S...
Rita Ora dhe Bebe Rexha ishin të ftuarat kryesore për të pë...
Ajo është një nga këngëtaret më të njohura dhe më të suksess...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...