Megaoperacioni në 12 qytete/ Donika Prela zbardh detajet
Drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela, ...
Në një deklaratë të përbashkët për mediat, Policia e Shtetit dhe Prokuroria kanë dhënë detaje për operacionet e zhvilluara në 24 orët fundit në disa qytete të Shqipërisë.
?Ka pasur dyshime se persona të paidentifikuar kanë kryer trafik droge në Itali. Personat kryenin aktivitet kriminal në disa qytete të ndryshëm. Pjesëtarët ë këtij grupi kriminal kryenin dhe korrupsion në institucione të ndryshme. Ka të dhëna për disa grupe që kanë kryene aktivitet të ndryshme kriminale. Janë lëshuar masa e arrestit për 44 personave dhe kontroll në banesat e tyre. Gjykata ka pranuar kërkesën për 44 shtetas, për ti lënë në masën arrest me burg. Janë provuar 13 episode të trafikimit dhe të shpërndarjes së lëndëve narkotike.?-deklaroi Prela.
Ndërsa kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu deklaroi se ?Policia e Shtetit me ndihmën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, nga Hasi në Sarandë, ka goditur 4 grupe kriminale. Forcat RENEA, forcat operacione, FNSH dhe policia lokale kanë kryer operacione në Shkodër, Has, Lezhë, Elbasan, Durrës, Fier, Vlorë, Tiranë, Patos, Sarandë dhe Delvinë.?-tha ndër të tjera Veliu.
Deklarata e plotë e Ardi Veliut:
Policia e Shtetit nën drejtimin e Prokurorisë për Krimet e Rënda dhe në bashkëpunim me agjenci të tjera ligjzbatuese kanë finalizuar përgjatë orëve të fundit një Mega Operacion të koduar ?VOL-VO 4?, të shtirë në 12 qytete nga Hasi deri në Sarandë ku janë goditur anëtarë nga 4 grupe të skeduara kriminale, në kuadër të operacionit ?Forca e Ligjit?.
Forcat policore, RENEA, FNSH, ato operacionale në bashkëpunim me Drejtoritë Vendore të Policisë kanë ushtruar kontrolle në qytetet Shkodër, Has, Lezhë, Shijak, Elbasan, Durrës, Fier, Vlorë, Tiranë, Patos, Sarandë dhe Delvinë.
Gjatë këtij mega operacioni janë arrestuar 27 shtetas dhe 6 u shpallën në kërkim. Gjithashtu u godit një laborator i përpunimit të heroinës në fshatin Brenog në Has, ku ndër të tjera janë sekuestruar 182.5 kg morfinë, e ndarë në 175 pako, 22 litra lëndë e lëngshme, të cilat përdoreshin për prodhimin e heroinës.
Procedimi për këtë operacion ka nisur pas një referimi të Policisë së Shtetit në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.
Gjatë kësaj periudhe, veçanërisht me intensitet në muajt e fundit, për dokumentimin e kësaj dosjeje, janë përdorur metoda speciale të hetimit. Në këtë procedim penal janë me mijëra orë përgjime, filmime, përgjime ambientale, vëzhgime me dron, mijëra faqe me shkresa dhe këmbim informacioni e korrespodencë me agjenci ligjzbatuese brenda e jashtë vendit.
Goditja e kësaj veprimtarie kriminale është bërë në periudha të ndryshme, duke u finalizuar këtë fundjavë.
Në goditjen finale morën pjesë rreth 1.500 forca policore operacionale, FNSH, RENEA dhe nga efektivë nga Policia lokale.
Në datë 18 tetor në mëngjes u ushtrua kontroll në banesën e shtetasit Mustaf Shuti në fshatin Brenogë, Has, ku u gjetën prekursorë për prodhimin e lëndës narkotike.
Të arrestuar në flagrancë janë 5 shtetas për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Trafikim i narkotikëve?, “Prodhimi dhe fabrikimi i lëndëve narkotike?, në bashkëpunim, në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal dhe organizatë kriminale:
1. Vehbi Berushi, 57 vjeç
2. Flamur Çela, 48 vjeç
3. Xhevit Shuti, 48 vjeç
4. Mustaf Shuti, 76 vjeç
5. Anila Shuti, 42 vjeç
U shpallën në kërkim 4 persona: 2 shtetas turq, 1 kosovar dhe 1 shqiptar.
Në zbatim të vendimeve të Gjykatës së Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda, janë ekzekutuar vendime penale në disa qytete, si dhe janë ushtruar rreth 100 kontrolle banesash dhe ambientesh të tjera.
Të arrestuar për veprat penale ?Prodhimi dhe shitja e narkotikëve?, ?Trafikim i narkotikëve?, në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal dhe organizatë kriminale, si dhe pastrim i produkteve të veprës penale janë 18 persona:
1. Jasin Kala, alias Jasin Avdyli, me pseudonimin?Cine?, nga Shijaku;
2. Shkëlqim Avdyli, me pseudonimin?Kiçi?, nga Shijaku;
3. Denis Llaftiu, nga Shijaku;
4. Fatos Llaftiu, nga Shijaku;
5. Hajri Seferi, nga Shijaku;
6. Petro Kuci, alias Abedin Kuçi, nga Delvina;
7. Ilirjan Prifti, nga Fieri;
8. Elton Shehaj, nga Tirana;
9. Armand Spiro, nga Tirana;
10. Astrit Balliu, alias Avdyli, Sulejmani, me pseudonimin ?Titi?, nga Shijaku;
11. Altin Avdyli, me pseudonimin?Niçja?, nga Shijaku;
12. Saimir Gjepali, nga Shijaku;
13. Gjevi Ndoka, alias Xhevahir, me pseudonimin?Xhevi?, nga Lezha;
14. Esat Mehmeti, me pseudonimin?Çakja?, nga Fieri;
15. Saimir Sulejmani, nga Fieri;
16. Orges Jahelezi, alias Artan Elezi, me pseudonimin?Nita?, nga Tirana;
17. Elis Bahushi, nga Elbasani;
18. Elis Guri, nga Shkodra.
19. Artur Balla, nga Elbasani.
Gjithashtu u shpallën në kërkim 2 shtetas: M.Z., dhe P.S.
Në kuadër të këtij mega operacioni, ku u goditën këto 4 grupe kriminale, është zbuluar edhe implikimi i 3 punonjësve të Policisë së Shtetit. Ata akuzohen për veprat penale ?Shpërdorim detyre?, ?Ndihmë për kalimin e paligjshëm të kufijve?, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe organizatës kriminale:
1. Ardit Gjyriqi, nga Tirana;
2. Jasin Abdul, nga Saranda;
3. Bledar Koçi, nga Lushnja.
Ndërkohë në kuadër të këtij procedimi janë arrestuar më herët edhe 12 persona për vepra të ndryshme penale që lidhen me fushën e narkotikëve.
Gjatë kontrolleve të ushtruara u sekuestruan:
? 3 pistoleta;
?3 armë gjahu, çifte dhe fishekë;
? 1 shotgan;
? Presë për lëndë narkotike të llojit heroinë;
? Peshore elektronike;
? Sasi lëndë narkotike heroinë e kokainë;
? 13 mjete, njëri i blinduar;
? Sasi e konsiderueshme parash;
? Rreth 75 telefona celularë.
Policia e Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë po vijon veprimet për të zbardhur rolin dhe aktivitetin e tyre apo personave të tjerë të lidhur me ta.
Ne i sigurojmë qytetarët se do të vazhdojmë të jemi të angazhuar për të garantuar qetësi, rend e siguri, duke goditur me ashpërsinë e forcës së ligjit çdo individ të përfshirë në aktivitet kriminal. Operacioni ?Forca e Ligjit? vazhdon.
Drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela, ...
Ish-banorja e Big Brother, Jona Kalemaj humbi 20 milionë lek...
Fansat akoma nuk e kanë marrë veten nga fakti se aktorja tur...
Ish-Ministri i Drejtësisë, në qeverinë Rama 1, Ylli Manjani,...
Ditën e djeshme në kuadër të një operacioni të policisë në d...
Netët e gjata pa gjumë, rutina e keqe dhe zgjimi herët ndonj...
Në tre ditët e fundit policia ka filluar një operacion të gj...
Policia ditën e djeshme ka vënë në pranga ish-deputetin dhe ...
Aktivisti Sazan Guri me anë të një postimi në rrjete sociale...
Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka reaguar në lidhje me ...
Reperi shqiptar, Stresi është arrestuar prej ditësh tashmë p...
Sot shqetësimi kryesor i njerëzve më të pasur në botë nuk ës...
Gazetari Ilir Konomi, në një postim në rrjetet sociale, ka p...
Altin Isaraj, vëllai i Drejtorit të Transportit Rrugor, Arbe...
Vetëm gatim, kërcim dhe art…Kryeministrja e Britanë së Madhe...
“Nuk di a do mësohem dot me mungesën tënde…”Përmes këtyre fj...
Anika i tregon Kaminit se hapi i parë i planit ishte që ajo ...
Selim i ofron ndihmë Omerit. Omer pranon por Xhenet nuk ësht...
Në tre orë dy ish-deputetë të Partisë Socialiste janë arrest...
Këshilltari i djathtë në Bashkinë e Tiranës, Leonard Olli ka...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...