web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kërkoi lirimin në Apel/ Zbardhet vendimi për Ervis Martinajn

22 Tetor 2018, 10:53, Aktualitet CNA

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masën e sigurisë ?arrest me burg 30 ditor? për Ervis Martinajn. Kjo masë sigurie ishte dhënë më parë nga Gjykata e Tiranës.

Martinaj është një nga personat e plagosur në atentatin e 4 tetorit në zonën e ish-Bllokut, ku mbeti i vrarë Fabjol Gaxha dhe u plagos Eljon Hato.

I dyshuari kryesor për krimin është komando Mervjol Bilo, i cili është edhe truproja i të dashurit të këngëtares Elvana Gjata, Ervin Mata.

Kujtojmë këtu, se Martinaj u transferua në ambjentet e paraburgimit 302, një ditë pasi ndenji në spitalin e burgut për shkak të plagës që kishte në qafë. /CNA.al





Lajmet e fundit nga