“Shpërthim kafshëror i një të sëmuri psiqik”/ Ish-kryeministri degjeneron Ramën
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me situat...
Pas publikimit të listës me 22 emrat e këngëtarëve që do të marrin pjesë në Festivalin e Radio Televizionit Shqiptar, ka reaguar psikologia, Denada Toçe, e cila ka ngritur dyshime se është thjeshtë një histori fantazmë.
Toçe ka hedhur dyshime mbi organizimin e këtij kompeticioni dhe listës zyrtare të publikuar në faqen e Euriovizion Albania. Ajo shkruan se padyshim mes emrave ka edhe nga ata që vërtet e meritojnë të marrin pjesë në të, ndërsa për të tjerët ?le të ngrohen në diell?.
?Lista e rradhes e kengeve në Festivalin e RTSH-së, doli. Sigurisht që lajmi i mirë që disa mes “kolosëve” të muzikës së lehtë do të ngjiten në skenë na erdhi te gjithëve. Kur them “kolosë” kam parasysh këngëtarët, dhe tek-tuk ndonjë kantautorë që për “fat të mirë” ka qëlluar të jetë në vendin e duhur. Sa per krijuesit e tjerë, le të ngrohen në diell, sikurse thuhet aq bukur në një prej batutave të filmit “Lulëkuqet mbi Mur! ”
Ah, këtë lajm ju se dëgjuat, por është aty, midis të pathënave të listes… Lajme të tjera të mira do të dëgjojme edhe më, kur të marrim vesh drejtuesit e festivalit, etj etj… Ata janë të fundit e këtij tregimi Donkishotjan që po tregojë unë. Shumë mirë deri këtu?,-shkruan Toçe.
Më tej Psikologia ka thënë se pjesë e listës fituese kanë qenë edhe emra të cilët nuk e meritojnë të jenë në këtë fazë, ndërsa ka shtruar edhe disa pyetje, nga ku mund të nënkuptohet se e gjithë skema e festivalit të RTSH, sipas Toçes nuk është thjeshtë ajo që duket, por intrigat mbizotërojnë.
?Unë mendoj se organizatorët e festivalit janë aq modest sa të mendojnë që nuk janë më të mirët, po po, e mendoj vërtet. Por njëkohësisht ata nuk kanë faj, nëse kanë kaluar nëpër duar kaq shumë tallaze me artistët sa i është krijuar bindja se më të mirë se vet ata nuk u kanë zënë sytë. P.Sh jo vetëm që organizojnë festivalin por kanë edhe nga katër palë këngë secili. Duket që e kanë shumë të vështirë të gjejnë produksione më të mira seç i bëjnë ata. Hë, si ju duket kjo?! Gjë e mirë është në vetvete edhe kjo, por jo për ju të dashur artistë jetim, jashtë liste, dhe diku gjetkë, po për ata që kanë topin dhe penalltinë e bëjnë vet. Jam e sigurtë që lista ka patur edhe krijime të cilat nuk arrijnë të kalojnë as vetveten, le më të ngjiten në festivalin e MAAAAADH, atë të madhin fare. Por, pyetjet që shtrohen nga të gjithë jetimët jashtë liste janë:
– A është ende ky festival i këngës apo i këngëtarëve? Të dyja bashkë nuk do isha kondra.
– A ka ndonjë komision konkret apo do vazhdojnë me histori fantazmë që përfundojnë të kënaqin pesë persona gjithë jetës së tyre? Çfarë i bënë këto persona ose produksione kaq të padiskutueshëm xhanëm, kur vet fantazmat e festivalit i nxjerrin me ZERO pikë në skenë edhe pse “kolose”… Oups, na falni, por harrova që topi është prap i yni dhe penalltinë e gjuajmë vet. Nxjerrim pesë këngë të një autori, sikur dy prej tyre të dalin në finale qarë e kanë. Kengetari që “fiton” zero pikë, është kurbani i rradhës. Ftesën ia bën, kaq mjafton për vlerësimin, të tjerat i di juria, ajo publikja këtë herë.
– Po kriteret për të zgjedhur një këngë brenda 22-shes cilat janë mund të ma tregojë njeri? Apo jemi ende në variantin fantazmë. Fundja është më e lehtë kështu. Sa më ambigue të jetë historia, aq më e lehtë dalja prej saj. Aq më i lehtë goli. Vetëm kur ka këngë që dalin të padiskutueshme dhe s’kane ç’i bëjnë sikurse ishte prodhimi i Eugenit. Aty i shpëtojë situata, se fundja duhet një këngë si ajo. Dhe shyqyr qe e kishte bere vet se ndryshe do ishte marrë me qaf. (me fal Eugen, e kupton qe s’ e kam me ty. As me ndonjë konkretisht në fakt. E kam me fantazmat)
– Doni të dini se kush janë emrat e krijueseve që kanë fituar? Nac nac, nuk jua tregojmë. Së pastaj na dalin të palarat në shesh. Këngëtarët mjaftojnë. Topi është gjithnjë i yni, harruat?
– Doni t’ju tregojmë emrat e atyre që s’fituan? Jo moreeee, pse budallenj jemi ne? Në fakt jemi pak, se kemi harruar që nuk jemi vetëm në këtë treg dhe sa më shumë po komprometojmë festivalin dhe traditën e tij, aq më tepër festivali i RTSH-se e humbet statusin “i madhi fare”, apo e ka humbur me kohë… Pppffff, por kujt i plasi… Fundja, sot për sot ne kemi topin, dhe penalltinë do e bëjmë vet!
Kujdes veç, se penalltia jo domosdoshmërish do të thotë “gol!”
Festival të mbare, edhe këtë vit!?,- shkroi Toçe.
Ndërsa në përfundim ajo shkruan se gjithë kjo paraqitje i kushtohet 45 vjetorit të nënës së saj Diana Ziu, e cila ndonëse mori pjesë 4 herë në këtë festival nuk mundi ta fitonte, pasi ?fazntazmat?, siç i quan Toçe intrigantët e asaj kohe, ajo nuk i kapërceu dot.
?Ps. Kushtuar 45 vjetorit të karrierës artistike si kompozitore, dhe 65 vjetorit të lindjes, nënës sime Diana Ziu, që mori pjesë si konkurrente për të katërtën herë në Festivalin e RTSh-se, dhe nuk ia doli të fitoje. Me siguri që nuk e ka merituar, as këtë radhë. Por, ajo vendosi ta mbyllë këtu, kështu që nuk do t’ia duroni me tallazet asaj. Ajo do vazhdojë “të ngrohet në diell” me mendimin se nuk i kapërcen dot fantazmat e kësaj kohe, edhe pse kujtonte se fantazmat e vërteta i përkisnin një kohe tjetër, atëherë kur i censuroheshin këngët, dhe jo vetëm asaj. Fundja, shpirti i saj Donkishotjan, do vazhdojë të mendoj se ky realitet një ditë do të mbarojë, e do t’i marrë me vete të gjithë fantazmat… Një ditë…?/ CNA.al
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me situat...
Reperi i njohur Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi është ar...
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka vendosur të heq...
Kryeministri Edi Rama nga foltorja e Kuvendit ka deklaruar e...
Kryeministri Edi Rama e ka nizur fjalën e tij në foltoren e ...
Kryeministri Edi Rama nga foltorja e Parlamentit ka folur pë...
Pas suksesit të këngës “Xhanëm”, Butrinti, që nga muaji jana...
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani duke marrë shkas nga...
Rreth 600 restorante në diasporë me pronarë shqiptarë apo që...
Olti Curri është njohur për natyrën e tij tepër të drejtpërd...
Aktorja dhe këngëtarja Katharine McPhee është fejuar me Davi...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish sot në lidhje me aku...
Ministri i Ekonimisë dhe Financave, Arben Ahmetaj gjatë fjal...
Albana Liçi tregoi në emisionin “Stop” problemin e saj me nj...
Sot Dritan Hoxha duhej të ishte 50 vjeç, por kilometrazhi i ...
Një studim i publikuar nga Unioni Ndër parlamentar dhe Asamb...
Nga Zef ZEFI* Xhisiela paraqitet sot si risia, modelja(marka...
Pezullohet për një vit gjyqi ndaj shtetasit Bledar Jambelli,...
Pas akuzave si pjesëtar i “bandës së Berishës” që ka bërë re...
Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka zhvilluar paraditen e...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Garda Revolucionare i Iranit, ka paralajmëruar të gjitha a...
Trashëgimtarët e ish-kryeministrit italian, Silvio Berlusc...
Sipas një studimi të ri të madh, disa pjesë të Evropës po ...
Vetëm katër vende të BE-së e kanë zbatuar Direktivën e BE-...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...