“Krim dhe korrupsion, qeveria në dijeni”/ Tomorri: E njëjta logjikë edhe për inceneratorët
Gazetari Klodian Tomorri tha sot se debati i vërtetë në si...
Gazetari Klodian Tomorri tha sot se debati i vërtetë në si...
Në kuadër të mbrojtjes së investitorit dhe edukimit financiar, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka tërhequr së fundmi vëmendjen në lidhje me investimin në instrumentin ?Kontratë për Diferencë? (CFD) për shkak të rrezikut që mbart ky lloj produkti. Në një sqarim të gjatë lidhur me këtë opsion investimi dhe risqet që paraqet ky i fundit AMF jep këshilla për shmangien e tyre si dhe përhapja që kanë në tregje këto lloj produktesh.
?CFD, si instrument financiar, përfaqëson një marrëveshje midis blerësit dhe shitësit për të shkëmbyer diferencën midis çmimit aktual të një letre me vlerë dhe çmimit të tij në momentin e lidhjes së kontratës.
Autoriteti Evropian i Tregjeve dhe Letrave me Vlerë (ESMA) vazhdimisht ka paralajmëruar investitorët për rrezikshmërinë që paraqet oferta e disa produkteve spekulative siç janë kontratat për diferencë (CFD), si dhe opsionet binare. Këto produkte nuk janë të përshtatshme për të gjithë investitorët. Për këtë arsye tërheqim vëmendjen: Mos investoni, nëse nuk kuptoni karakteristikat e këtyre produkteve! Përpara se të merrni vendimin për tregtimin e këtyre produkteve lexoni me kujdes kontratën me ofruesin e CFD-ve, si dhe kërkoni këshillim profesional për të konstatuar se cilat produkte janë të përshtatshme për Ju.
Përhapja e këtyre produkteve ngre shqetësim, përsa i përket mbrojtjes së investitorit, pasi këto produkte janë me shumë risk, komplekse dhe spekulative. Mbikëqyrësit kanë konstatuar se këto produkte shpesh shiten nëpërmjet një marketingu agresiv dhe që disa kompani nuk veprojnë në përputhje me Direktivën Evropiane për Instrumente Financiare, MIFID, duke shkaktuar kështu humbje të papritura për investitorin. Këto produkte nuk janë të standardizuara dhe karakteristikat e produktit mund të ndryshojnë nga njëri ofrues tek tjetri. Në shumicën e rasteve ka rezultuar që klientët që kanë investuar në CFD, opsione binare dhe produkte të tjera me karakter spekulativ i kanë humbur paratë e tyre.
Këto lloj produktesh janë ofruar kryesisht në tregjet evropiane nëpërmjet platformave online. Fitimet potenciale reklamohen nga këto platforma në një mënyrë të tillë që të nxisin investitorin që të tregtojë, pa shpjeguar riskun e humbjeve të mundshme, kështu që investitori mund të arrijë në konkluzionin e gabuar që këto produkte kanë pak apo aspak risk.
Ofruesit e këtyre produkteve për të joshur investitorët mund të ofrojnë tutoriale/udhëzime, skonto, komisione më të ulëta në mënyrë që ata të fillojnë tregtimin në këto platforma. Për më tepër, duhet theksuar që këto produkte ofrohen edhe nga kompani të parregulluara dhe të palicencuara, fakt ky që e shton më shumë rrezikun e investimit në këto produkte. Zakonisht investimi në këto produkte, sidomos kur ato ofrohen online nuk shoqërohet me këshillim në investim, çfarë do të thotë që nuk merret në konsideratë përshtatshmëria e klientit për të investuar në këto lloj produktesh. Nëse një kompani që ofron këto produkte është e licencuar, ajo duhet së pari të kontrollojë nëse klienti është i përshtatshëm për të investuar në këto produkte spekulative dhe nëse është i vetëdijshëm për riskun që ai merr përsipër.
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare në funksion të mbrojtjes së investitorit i bën thirrje investitorëve shqiptarë që përpara se të investojnë në këto lloj produktesh të kontrollojnë më parë nëse ofruesit e këtyre produkteve janë të autorizuar dhe licencuar për të ofruar këto shërbime nga rregullatorët e vendeve përkatëse.
Nëse një kompani ju kontakton për të investuar në instrumente financiare online, atëherë ju lutemi siguroheni më parë nëse kjo kompani është e licencuar. Për këtë mund të konsultoheni me faqen zyrtare të Autoriteti në rubrikën Regjistri i të Licencuarve apo të kontaktoni direkt Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare.
Ndërkohë, Ju këshillojmë të kontrolloni herë pas here rubrikën ?Kini Kujdes? në faqen zyrtare të AMF-së. Gjithashtu, mund t?i referoheni faqes zyrtare të ESMA-s http://ëëë.esma.europa.eu, në të cilën është publikuar lista dhe website i të gjitha Autoriteteve Rregullatore të Vendeve të Bashkimit Evropian dhe ku mund të gjeni paralajmërimet mbi rrezikshmërinë e instrumenteve financiare siCFD, apo binary option? thuhet në sqarimin e AMF./ Monitor
Për shkak se të vetëpunësuarit në bujqësi paguajnë shumë me ...
Kthjellime dhe vranësira kalimtare dominojnë bregdetin dhe z...
DASHI 21. mars – 20. prill Në dashuri po afrohet një fat i ...
Kryeministri Edi Rama ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në emsi...
Kryeministri Edi Rama mbrëmjen e sotme është shfaqur në emis...
Kryeministri Edi Rama është i ftuar mbrëmjen e sotme në emis...
Analisti Mark Marku është shprehur se kryeministri Edi Rama ...
Kryeministri Edi Rama është i ftuar në emisionin “Dritare me...
Kompania “Coral S.A”, pjesë e gjigandit grek të energjisë, “...
Pazari i Korçës është pushtuar nga motorët.Siç tregojnë di...
Në politikën shqiptare ekzistojnë disa eksponentë, të cilët ...
Kryeministri Edi Rama ka folur edhe për paketën anti-shpifje...
Kryeministri Edi Rama ka thënë se në datën 1 janar të vitit ...
Kryeministri Edi Rama ka ashpërsuar tonin e zërit në momenti...
Ditën e djeshme, emisioni investigativ “Fiks Fare” publikoi ...
Banorët pranë Metalurgjikut në Elbasan, gjetën të premten di...
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është shprehur se ...
Këngëtarja Enca Haxhia ka treguar se 23-vjetorin e saj do e ...
Një aksident i rëndë është regjistruar në Thames Valley të A...
Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edvin K...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e përmbylli më ...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Një influencuese 23-vjeçare e TikTok, e akuzuar për vrasje...
Gjykata Supreme ka vendosur që emigrantët që mbërrijnë në ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...
Turistët nga Kosova vijojnë të mbajnë peshën kryesore të h...