web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Trafikanti i drogës del hapur/ Doktor kam votuar për ty

8 Tetor 2018, 08:48, Aktualitet CNA

Ish-kryeministri Sali Berisha ditën e djeshme, ka publikuar në rrjetet sociale një foto ku duket kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla me të arrestuarin për trafik kokaine në vitin 2015, Maksim Beça, 25 vjeç.

?Foto lajm: Taulant Bego/Jaris me bosin e kokaines Maksim Beço te arrestuar nga policia per trafik kokaine ne vitin 2015! Sb?,- shkruan Berisha në postimin e tij.

Pas postimit të Berishës, ka reaguar deputeti socialist Taulant Balla. Ky i fundit, në një postim në rrjetet sociale, publikoi një foto, e cila sipas tij tregon qartë se fotoja e publikuar nga Berisha është një montazh.

Replikat në rrjetet sociale, mes Ballës dhe Berishës kanë vijuar më tej. Ky i fundit duke iu përgjigjur Ballës, shkruan se nuk ka asnjë fotomontazh, por një foto të vërtetë, pasi sipas tij, Balla ka qenë në krah të Maksim Beços.

Por pas këtyre replikave ka reaguar edhe Maksim Beça, që u akuzua nga Berisha si trafikant dhe u vendos në krah të kryetarit të grupit të PS.

Në një postiim në faqen e tij në rrjetet sociale, Maksim Beça shkruan se Berishën e ka pasur idhull dhe se ka votuar për të. Ndërsa në lidhje me Ballën, ai shkruan se nuk e ka takuar kurrë.

?Sali Berisha Maksi Beca jam te kam pas idhull. Nuk e prisja qe do me beje mik me zor te ketij ushtarit te Edi Rames. Nuk e kam taku nojhere kete Taulantin e ps. Sa kohe kam qene ne Shqiperi kam votuar vetem per ty. Nuk e prisja qe ti nje dite do merreshe me mua.?-shkruan Beça në postimin e tij./ CNA.al

Foto/ Balla kapet nën shoqërinë e ?bosit të kokainës?

Berisha i publikoi foton/ Reagon Balla, tregon si qëndron e vërteta

 ?Fotomontazh?/ Berisha i përgjigjet sërish Ballës, deputeti socialist del ?zbuluar?





Lajmet e fundit nga