Vrasja e efektivit në Maliq/ Detaje të reja, zbardhen emrat dhe rrethanat e ngjarjes
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Kreu i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka komentuar propozimin e kryeministrit Edi Rama, për paketën Antishpifje.
Sipas Vasilit, i pari që do të ndëshkohej për shpifje është Rama. Këtu ai përmend rastin e bashkëshortes së ish- kreut të Bashkisë së Kavajës, Elvis Roshit, ?Babales? dhe së fundmi denoncimin e ish-oficerit të policisë, Emiljano Nuhut.
Vasili ndër të tjera ka shtuar, se edhe Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku, do të mbajë përgjegjësi së bashku me Ramën dhe të tjerët, nëse nuk i heton këto raste.
Postimi i plotë
Petrit Vasili: Të vërtetat e Edi Ramës, aq të vërteta sa barra e Grizeldës.
Keni dhe një koment për faktin se ish-oficeri e ka lënë detyrën dhe ndodhet jashtë shtetit tashmë?
Për fat të mirë oficeri përpara së të largohej, nuk jam këtu për të bërë avokatin e oficerit as detajet, por ka informuar me shkrim, ka ngritur dhe padi dhe e dini, ka depozituar dhe dokumente për të treguar shqetësimin e tij dhe ju e dini dhe transferimet që i kanë ndodhur pra ka bërë shumë të qartë me shkrim jo me gojë, çështjet që kanë ndodhur.
Ju e shikoni që vetëm pas dy muajsh, ndërkohë që ai ngrinte problemin askush nuk e levizte gishtin, të gjithë ishin të interesuar të fshinin siç është denoncuar sot, imazhet e kamerave, te fshinin gjurmët e kësaj veprimtarie kriminale. I ndodhur pa mbrojtje, nën persekutim, nën një trysni politiko-shtetërore të jashtëzakonshme është detyruar të largohet. E njëjta gjë, ju e mbani mend Dritan Zaganin i cili u detyrua të linte Shqipërinë por deklaratat e tij tronditëse rezultuan në hapjen e një procesi shumë të madh, siç ishte procesi ndaj ish-Ministrit të Brendshëm.
Dhe kemi dy ngjarje të mëdha. Këta flasin, përdorin një sarkazëm, ndonëse mjetet që përdorin dhe në të folur janë të një injorance të pashembullt, thanë kjo është Babale 2. Kam një koment shumë të shkurtër për Babale 1. Babale 1 ishte një denoncim publik, i cili bëri që mbas shumë vite jetese në qetësi, me punën e tij të ndershme, sikurse deklaronte kryeministri, vëllai i Ministrit të Brendshëm përfundoi në burg në Itali. Meqë po u referohemi metaforës idiote të këtyre, Babale 1 prodhoi një denoncim, hapi një proces të madh dhe vëllai i ministrit shumë i qetë, u detyrua të ikte me urgjencë nga Shqipëria, kurse ministri me sinqeritet ka pohuar në një studio për ta mbrojtur sepse ngado që të rrotullohej do të shkonte.
Dhe njëherazi çfarë bëri Babale 1, detyroi kryeministrin të gënjente për ekspertizën e audiopërgjimit, për të cilën është i paditur penalisht. Dhe sigurisht që e ka sot dëshirën Arta Marku apo nuk e ka, ato letra janë aty dhe do vlerësohen dhe sigurisht ndaj këtij faji kryeministri do përgjigjet për një javë, për dy javë, për 3 muaj, për 5 muaj nuk ka asnjë rëndësi. Është një çështje për të cilën ai do të shkojë i paditur. Thonë që, se nuk kemi dokumente zyrtare që Prokuroria e ka bërë një ekspertizë në Angli. Ky e kishte bërë dhe kishte gjetur kompanitë më të mëdha të botës dhe ekspertiza që ka ardhur te Prokuroria thotë që nuk është e sigurt për ekspertizën e saj.
Po këta ekspertët anglez që ka çuar Prokuroria pse nuk pyesin Edi Ramën, që ka një agjenci shumë të specializuar të tijën, i ka dhënë dhe përgjigje i ka vënë dhe vulën. Pra jemi në kufijtë e një tragji-komedie. Pra është komedi e zezë pasi kryeministri shpërdoron në mënyrë kriminale pushtetin e tij dhe mbulon në të gjitha rastet veprimtaritë kriminale. Babale 1 çoi vëllanë e Ministrit në burg dhe kryeministrin të paditur. Kishte një rezultat shumë të mirë. Kjo që është Babale dy thjesht dhe vetëm do të shtojë vitet e dënimit të Kryeministrit.
Gjithashtu në fund të statusit, kryeministri ka përmendur dhe paketën anti-shpifje. Si e keni parë propozimin?
Tu them të drejtën në profesionin tim, unë nuk jam psikiatër se kam studiuar për shëndet publik dhe kam milituar për 35 vjet. Kjo është një detyrë e vështirë dhe për psikiatër shumë të zotë. Një gjë është fare e qartë, këtu kemi një mal të madh me akuza dhe inkriminim të tmerrshëm, aq të rrezikshëm politikisht, saqë ky djali që u arrestua i deputetit qe më i sinqertë nga Edi Rama, pasi iu kanos dhe ky opozitës, tha ua tregojmë në zgjedhje.
Pra ky vete vjedh zgjedhjet. Pushtetin e votave të vjedhura e zgjedh Edi Rama dhe Edi Rama i vë gjoksin këtij dhe e mbron. Dhe i thotë ?horr? atij që denoncon të vërtetën. Për këto shpifjet kam vetëm një përgjigje, po të kishte një paketë të tillë anti-shpifje sigurisht do ta fillonim. Dhe për kronologji do fillonim nga më e para pastaj do shkonim te e fundit. Do fillonim nga barra imagjinare e Griseldës, të dashurës së Kryetarit të Bashkisë së Kavajës,që ju e dini se çfarë komedi ishte dhe sesi shpifarakët e Edi Ramës e çuan deri në BE, Tanja Fajon-it, komisionarit Fyle, gjithë botës dhe globit barrën imagjinare të Griseldës.
Pra ustallarët e shpifjes i kemi në krye të vendit, do çlirohemi shumë shpejt prej tyre dhe nga politika përfundimtare e shpifjes. Opozita nuk shpif, ato që konsiderohen shpifje, të akuzuarit e opozitës janë në burg. Kurse Griselda është pa barrë.
Mendoni se Prokuroria do ta hetojë kryeministrin?
Është provë e saj, në rast se nuk do ta hetojë, të gjithë fajin e kryeministrit së bashku me fajin e mosveprimit do ti marrë bashkë. Edhe njerëzit e kryeministrit do të përgjigjen përpara ligjit si gjithë të tjerët. Mos mendoni se Kryeministri dhe Prokurorja kanë një status të veçantë në kombin shqiptar. Në shtetin shqiptar kanë të dy një status, ku me mosveprimet e tyre apo me veprimet e tyre shtrembërojnë apo pengojnë zbardhjen e së vërtetës, sigurisht përgjigjen penalisht që të dy një për një, nga i pari te i fundit. Sikurse historia ka treguar plotë raste të tilla. Nuk do ti kursejë njëri. /CNA.al
Shenjat paralajmëruese të diabetit të llojit 2, mund të zbul...
Biskotat me çokollatë janë të parezistueshme, sidomos kur at...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas ...
Në 2 Tetor në Budapest u mbajt Konferenca “Roli i SAI –ve, ...
Dëshmia e Redi Popeskut, pronarit të lokal “Monopol” në zonë...
Nga Prof. Dr. Arben Manasterliu: “Ja do ta shikoni tani. Ja ...
Shqipëria nënshkroi marrëveshjen e bashkëpunimit me BE për d...
Vlerat e sondazheve të unionit konservator janë më të ulta s...
Ervis Martinaj, biznesmeni i basteve që mbeti i plagosur mbr...
Johnny Depp ka dhënë një intervistë për “GQ” ditëve të fundi...
Pak ditë pas mbërritjes së përgjigjes nga laboratorit anglez...
Sytë janë mbi ju, ashtu siç edhe doni në fakt ndërkohë që da...
Nëse doni të provoni kulmin e luksit, provoni të shkoni në k...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është bërë baba sot pë...
Që telefonat celularë dëmtojnë shëndetin për shkak të rrezat...
Autoritetet në Berlin kanë kërkuar që punonjësit e një klubi...
Dy inspektorë të Drejtorisë Rajonale të Tatimeve janë arrest...
Deputetja Oriola Pampuri ishte në familjen 6 anëtarëshe të A...
Aleksandër Frangaj, themeluesi i “Tv Klan”, ka festuar mbrëm...
Deputeti i PS, Taulant Balla i është përgjigjur akuzave të k...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...