Kancelarja Merkel nën presion/ Po humbet mbështetjen brenda partisë
Vlerat e sondazheve të unionit konservator janë më të ulta s...
Shqipëria nënshkroi marrëveshjen e bashkëpunimit me BE për drejtësinë dhe menaxhimin e kufijve. Ajo bëhet vendi i parë në rajon, jo anëtar i BE, që nënshkruan një marrëveshje me Frontex.
Me këto dy rezultate sa konkrete aq edhe historike, përfundoi në Tiranë, të premten ( 5.10.2018), Ministeriali mes BE dhe BP për ?ështje të Drejtësisë dhe Punëve të Brendshme. Me marrëveshjen e sapo nënshkruar në fushën e drejtësisë Shqipëria bëhet vendi i tretë në Ballkanin Perëndimor, krahas Maqedonisë dhe Malit të Zi, që do të bashkëpunojë me Eurojust ( European Union’s Judicial Cooperation). Ndërsa me marrëveshjen tjetër, të nënshkruar me Agjencinë Europiane për Ruajtjen e Kufirit dhe Vijës Bregdetare (Frontex) Shqipëria bëhet vendi i parë në rajon, jo anëtar, me të cilin BE nënshkruan një marrëveshje të tillë.
Për një Europë më të sigurtë
Marrëveshja mes Shqipërisë dhe Eurojust parashikon bashkëpunim operacional dhe strategjik në fushën e gjyqësorit për një luftë më efikase ndaj krimit trans-nacional. Presidenti i Eurojust, Ladislav Hamran, tha pas nënshkrimit të marrëveshjes se “ajo do të hapë të gjitha mundësitë që Shqipëria të marrë pjesë dhe të përfitojë nga të gjitha instrumentat praktike të bashkëpunimit që ofron Eurojust për të sjellë të dyshuarit para drejtësisë dhe mbrojtur qytetarët. Vetëm së bashku mund ta bëjmë Europën një vend më të sigurtë.?
Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, që nënshkroi marrëveshjen për palën shqiptare, theksoi se “marrëveshja do të forcojë bashkëpunimin me dy vendet partnere në rajon, Maqedoninë dhe Malin e Zi, duke kontribuar në rezultate të përbashkëta në luftën kundër krimit të organizuar, terrorizmit dhe korrupsionit si edhe do të rrisë besimin në kapacitetet hetimore të Shqipërisë duke e sjellë vendin më pranë BE?.
Shkëmbim i shpejtë dhe efikas i informacionit dhe të dhënave
Ky është kali i betejës për një luftë më efikase se deri më tani. Një shkëmbim i tillë të dhënash dhe informacioni pritet t’ia bëjë edhe më të vështirë jetën krimit të organizuar trans-nacional. Në njoftimin për shtyp të BE lidhur me risitë që kjo marrëveshje sjell për një luftë me efikase kundër krimit trans-nacional theksohet se “Shqipëria do të përfitojë nga aksesi që do të ketë në të gjitha sistemet e informacionit të Eurojust si edhe nga shkëmbimi i të dhënave personale dhe fakteve me prokurorët nga gjithë Europa?.
Marrëveshja krijon mundësi për emërimin e një prokurori nga Shqipëria në selinë e Eurojust në Hagë për të ndërlidhur palët dhe siguruar bashkëpunim efikas. Eurojust e ka mbështetur Shqipërinë në hetimet e krimit trans- nacional edhe para nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje. Në tre vitet e fundit, Shqipëria, e mbështetur nga Eurojust është përfshirë në 36 hetime ndërkombëtare për raste të rënda krimesh ndërkufitare, kryesisht për grupet e krimit të organizuar me trafikun e drogave, rrëmbimit të personave, mashtrimit, vrasjes dhe trafikimit, tregtisë ilegale të organeve. Që nga viti i kaluar Shqipëria merr pjesë në dy ekipe të përbashkëta hetimore në BE. Në tre vitet e fundit, 2015-2018, Eurojust ka hetuar 193 raste të krimit trans-nacional, ku në hetime është përfshirë Shqipëria, Bosnjë-Herzegovina, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia.
Siguri në kufi, luftë kundër kontrabandës së migrantëve
Menaxhimi efektiv i kufijve të jashtëm të BE dhe lufta kundër kontrabandës së migrantëve janë sfida kryesore si për BE ashtu dhe Ballkanin Perëndimor. Bashkëpunimi dhe partneriteti efektiv mbeten thelbësore për t’i përballuar këto sfida me sukses. Drejt këtij synimi ecën edhe marrëveshja-status mes Shqipërisë dhe Frontex, e para që BE nënshkruan me një vend të tretë, jo anëtar. Komisioneri i BE për Migracionin dhe Punët e Brendshme, Dimitris Avramopoulos, që nënshkroi në Tiranë marrëveshjen, theksoi se “këto sfida nuk mbarojnë në kufijtë e jashtëm të BE. Një Europë që mbron është një Europë që punon bashkë me vendet partnere që jane fqinjë me të dhe përtej tyre.?
Marrëveshja lejon Frontex të koordinojë bashkëpunimin operacional me vendet anëtare të BE dhe Shqipërisë lidhur me menaxhimin e kufijve të jashtëm të BE. Aktivitetet e parashikuara në marrëveshje synojnë të merren me migrimin illegal, sidomos me ndryshime të papritura të flukseve migratore e krimin ndërkufitar. Marrëveshja parashikon rritjen e asistencës teknike dhe operacionale në kufijtë e Shqipërisë.
Gjatë ministerialit të BE me Ballkanin Perëndimor, që përfundoi dje në Tiranë, Ministrat e Brendshëm të BP dhe Komisioneri i BE për Migracionin,Çështjet e Brendshme dhe Shtetësinë, Dimitris Avramopoulos , nënshkruan edhe “Planin e përbashkët të Veprimit për Luftën kundër Terrorizmit në Ballkanin Perëndimor”./ DW
Vlerat e sondazheve të unionit konservator janë më të ulta s...
Ervis Martinaj, biznesmeni i basteve që mbeti i plagosur mbr...
Johnny Depp ka dhënë një intervistë për “GQ” ditëve të fundi...
Pak ditë pas mbërritjes së përgjigjes nga laboratorit anglez...
Sytë janë mbi ju, ashtu siç edhe doni në fakt ndërkohë që da...
Nëse doni të provoni kulmin e luksit, provoni të shkoni në k...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është bërë baba sot pë...
Që telefonat celularë dëmtojnë shëndetin për shkak të rrezat...
Autoritetet në Berlin kanë kërkuar që punonjësit e një klubi...
Dy inspektorë të Drejtorisë Rajonale të Tatimeve janë arrest...
Deputetja Oriola Pampuri ishte në familjen 6 anëtarëshe të A...
Aleksandër Frangaj, themeluesi i “Tv Klan”, ka festuar mbrëm...
Deputeti i PS, Taulant Balla i është përgjigjur akuzave të k...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha mesa duket nuk ...
Këngëtarja shqiptare Elvana Gjata rreth 8 muaj më parë prano...
Një person i tretë, i cili dyshohet si përfshirë në kasaphan...
Policia e shqiptare dhe ajo greke kanë finalizuar operacioni...
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi ka z...
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj është bërë për ...
Partia Demokratike ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po m...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Me temperaturat që po rriten ndjeshëm, Franca po detyrohet...
Përfaqësues nga organet e ndryshme të Bordit të Paqes do t...
Franca ka konfirmuar rastin e parë të Ebolës - një mjek që...
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mund të unifikohet dhe ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...