Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Kryeministri shqiptar, Edi Rama në fundjavë u shfaq në dy veprime politike, në dy aksione.
I pari në Korçë, ku zhvilloi një mbledhje qeverie dhe më pas edhe një konferencë shtypi, ku shpalosi investimet që sipas tij po bën qeveria dhe prioritetet që kishte për vitin 2018 deri në vitin 2020. Pra, për dy vitet e ardhshme.
Në fakt gjithçka tha Rama, nga fjalia e parë te e fundit, ishte një gënjeshtër. Një gënjeshtër politike, një show dhe asgjë më shumë, dhe kjo me fakte.
Kryeministri Rama tha se po përfundonte aksi Lin-Pogradec, pjesa e tunelit. Por, duhet të kujtojmë se ai aks rrugor ka filluar në vitin 2011 si një investim i qeverisjes së PD, me 9 miliardë lekë dhe do të përfundonte në vitin 2014. Me ardhjen e Ramës në pushtet, rruga jo vetëm nuk përfundoi dhe ende nuk ka përfunduar, por ju trefishuan kostot. Rreth 20 milion dollarë të tjera, të cilat shkuan për prishje objektesh dhe ndryshim projekti.
Por në finale, ai investim i rrugës që ka përfunduar pjesërisht, është investim i filluar në kohën e Partisë Demokratike. Pra, është një investim i filluar 7 vite më parë. Edi Ramës ju deshën edhe pesë vite të mbaronte pjesën e rrugës dhe ende nuk ka përfunduar tunelin.
Kryeministri foli për rrugën Korçë-Ersekë. Një investim po i filluar nga qeveria e Partisë Demokratike në fund të vitit 2012, i cili duhej të përfundonte të paktën para tre vitesh, por ende nuk ka përfunduar. Qeveria ka ndërprerë investimin dhe disa lote kanë mbetur pa financim.
Kryeministri na tha se kishte në plan investimet e rrugëve të tjera në qarkun e Korçës, siç ishte rruga e Voskopojës. Por, kryeministri sërish gënjeu, sepse pjesa malore e rrugës së Voskopojës është ndërtuar dhe përfunduar që në vitin 2011. Më pas u hap në vitin 2013 edhe pjesa tjetër e investimit, e cila po t’i shikoni, po ti bëni llogaritë, po të shikosh edhe rrugën, ende pas pesë vjetësh nuk ka përfunduar në parametrat e duhur. Këto vetëm për infrastrukturën.
Më tej kryeministri foli për një test në Zemblak. Foli dhe për shtimin e fuqisë së nënstacionit me emrin e këtij fshati në lidhje me një projekt të TAP. Totalisht një investim i filluar që në kohën e Partisë Demokratike. Një investim dhe një projekt madhor, i luftuar fort nga ish-kryeministri i atëhershëm, Sali Berisha. Këto janë dy aspekte, pa folur për investimet në fshat që thuajse mungojnë totalisht.
Le të shohim investimet e bëra në këto pesë vite në fshatrat e Korçës, të cilat janë rreth katër herë më pak se investimet e bëra në pesë vite nga qeveria e ish-kryeministrit Berisha.
Kjo jo për politikë, kjo e krahasuar me investimet në shkolla, rrugë dhe qendrat shëndetësore. Kryeministri ynë në fjalën e tij na tha se nga viti 2018 deri në vitin 2020, Bashkia e Korçës do të vazhdonte të kishte të njëtat investime dhe projekte për të përfunduar, që kishin filluar në kohën e PD-së dhe gjithmonë me justifikimin për çështje financimi apo çështje projektesh të bëra keq.
Kryeministrit tonë ju deshën 5 vite të korrigjonte projektet, të siguronte financimet dhe i duhen edhe dy të tjera që t’i përfundojë. Pra, kemi një kryeministër me një gënjeshtër të madhe për Korçën.
Më tej, të dielen Edi Rama shkoi dhe inauguroi rrugën Kardhiq-Delvinë. Një rrugë e lënë pas dore nga qeveria në pesë vite. Një rrugë e filluar gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike, në segmentin e parë të saj, pra në lotin e parë siguruar me financim dhe për ta përfunduar totalisht do të duheshin diku rreth 20 milion dollarë dhe një financim fillimisht diku të paktën rreth 5 milion dollarë.
Por, çfarë ndodhi?
Rruga u la në harresë dhe segmenti i parë i përfunduar u shkatërrua, gjithçka u la pas dore. Qeveria nuk kishte asnjë vizion për këtë rrugë. E la të shkatërrohej edhe investimi i filluar. Çdo gjë shkoi keq e më keq. Më në fund u kujtua pas ndërhyrjeve të shumë miqve të tij, të cilët i mbushën mendjen. Por rruga tani do kushtoje edhe 3 herë më shumë, kosto nga xhepat e shqiptarëve.
Pra, aksi Kardhiq?Delvinë ka një gjatësi rreth 34 km, ndërsa punimet në këtë aks kanë nisur që në vitin 2008 nga qeveria e ish-kryeministrit Berisha. Por, pasi Rama erdhi në pushtet jo vetëm që nuk u përfundua pjesa tjetër e investimit, por edhe ajo që ishte investuar nga Berisha u la në harresë dhe u shkatërrua, duke rritur kështu koston e projektit./ CNA.al
Deputetja demokrate, Jorida Tabaku ka reaguar pas arrestimi ...
Ministri i Jashtëmi i Shqipërisë, Ditmir Bushati ka përshënd...
Pas dhunës së ushtruar nga djali i deputetit të partisë soci...
Ditën e djeshme në Maqedoni u zhvillua referendumi për emrin...
Çmimi Nobel në mjekësi për vitin 2018 është fituar nga James...
Një njoftim të rëndësishëm për të gjithë ju që doni të studi...
Gazetari Ylli Dylgjeri, nëpërmjet një postimi në rrjetet soc...
Rrjeti i Monitorimit kundër dhunës me bazë gjinore, ka reagu...
Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku nëpërmjet një ...
Një ngjarje e pazakontë u regjistrua në qytetin e Ragusas në...
Ditën e sotme u mbajt një mbledhje nga grupi parlamentar i P...
Ish-Ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha, ka reaguar nëpërm...
Departamenti Amerikan i Shtetit ka përshëndetur rezultatin e...
Kemi rënë në kontakt me studime nga më të ndryshmet përsa i ...
1. DashiSipas astrologjisë, ekuinoksi vjeshtor gjithmonë zhv...
Ish-kryeministri Sali Berisha vijon të hedhë akuza të forta ...
Për informacion të përgjithshëm, në 14 dhjetor të vitit 1990...
Java që kaloi pati një lajm që media planetare i kushtoi vëm...
Ish-Ministri i Drejtësisë në qeverinë Rama 1, Ylli Manjani, ...
Grupi parlamentar i Partisë Socialiste është mbledhur sot, n...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...