“Albanian Files”/ Klodjan Braho: Askush nuk është imun për SPAK, nëse dikush ka prova t’i depozitojë
Nga opozita në Komisionin për Nismat Qytetare, kreu i SPAK...
Nga opozita në Komisionin për Nismat Qytetare, kreu i SPAK...
Pas publikimit të videos së plotë të intervistës mes gazetarit dhe nënkomisarit Emilajno Nuhu, ka reaguar kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Në një deklaratë për mediat, Basha u shpreh se deputeti Rrahman Rrahja, deputeti Taulant Balla dhe Artur Bushi duhet të shkojnë para drejtësisë.
Basha tha se krimi shtetëror i torturimit të një vajze dhe kërcënimit të një nënkomisari duhet të dënohet.
?Heshtja dhe iluzionet e rreme mundësuan drogën dhe krimin në politikë, por sot kjo heshtje rrezikon të çojë në përplasje shoqërore: kur shtetin e kap krimi, qytetarëve ju mbetet vetëm dhuna për të mbrojtur jetën dhe fëmijët e tyre?,- tha ndër të tjera kryedemokrati.
Deklarata e plotë:
Së pari dua të falenderoj gazetarin investigativ Basir Çollaku dhe dhe televizionin Shijak që bënë të mundur të parët transmetimin e kësaj dëshmie tronditëse.
Një vajzë e pambrojtur është dhunuar, përdhunuar, rrëmbyer dhe torturuar në mënyrë sistematike. Është një krim monstruoz që meriton dënimin më të rëndë.
Mbi të gjitha ky është një krim shtetëror, ndaj para drejtësisë duhet të dalë jo vetëm sadisti çnjerëzor Rexhep Rrahja, por edhe pushtetarët që i dhanë mbrojtjen shtetërore kriminelit: Rrahman Rrahja, Artur Bushi dhe Taulant Balla, ky i fundit një politikan bandit i zhytur në botën e krimit.
Së bashku me ta, para drejtësisë duhet të dalin të gjithë drejtuesit e policisë dhe të prokurorisë që braktisën ligjin, detyrën dhe qytetaren e pafajshme, veçanërisht ata që përndoqën, larguan dhe kërcënuan dhe bënë plane për ta eliminuar nënkomisarin Emiljano Nuhu që u përpoq të luftonte krimin.
Ky krim i rëndë kundër njeriut, i mundësuar dhe mbrojtur nga funksionarët më të lartë të shtetit është këmbana e alarmit për të gjithë shoqërinë se tashmë jetët e çdo kujt janë të rrezikuara nga kriminelët e rrugës që mbrohen nga kriminelët e shtetit.
U bëj thirrje të gjithëve qytetarëve, veçanërisht grave dhe vajzave, që të mos heshtin por të ngrenë zërin dhe të dënojnë ashpër këtë krim shtetëror ndaj një vajze të pambrojtur. Nëse nuk ngremë zërin të gjithë bashkë sot, krimi nuk do të kursejë asgjë as pronën, as jetën dhe as të ardhmen e askujt. Vetëm forca e njerëzve të bashkuar mund ta mposhtë diktaturën e krimit.
I bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar që të mos mbyllin sytë sërish por të shohin nivelin alarmant të kapjes së shtetit nga krimi i organizuar, për të mos u bërë me heshtjen e tyre mundësuesit e kriminalizimit të shtetit.
Heshtja dhe iluzionet e rreme mundësuan drogën dhe krimin në politikë, por sot kjo heshtje rrezikon të çojë në përplasje shoqërore: kur shtetin e kap krimi, qytetarëve ju mbetet vetëm dhuna për të mbrojtur jetën dhe fëmijët e tyre./ CNA.al
Vajza e cila denoncoi djalin e deputetit, Rrahman Rrahja, Xh...
Ish-kryeministri Sali Berisha i ftuar në studion e “Fakt” në...
Pas videos së publikuar të nënkomisarit Emiljano Nuhu, i cil...
CNA.al prej ditësh ka publikuar fakte të pakontestueshme për...
Përgjigja e ekspertizës për audio-përgjimin e publikuar nga ...
Presidenti i vendit, Ilir Meta ka marrë pjesë ditën e sotme ...
Një aksident i rëndë u regjistrua pasditen e sotme në aksin ...
CNA.al prej dy ditësh ka denoncuar lejet e ndërtimit të lësh...
Policia e Shtetit ka reaguar pas deklaratës së oficerit, Emi...
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është r...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Bal...
Pas videos së publikuar ku duket nënkomisari, Emiljano Nuhu ...
Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë hekurudhën Vorë Shkodër. ...
Nënkomisari i Fushë-Krujës, Emilajano Nuhu ka zbuluar detaje...
Nënkomisari Emiljano Nuhu ka zbuluar fakte tronditëse në li...
Pas një shkëputje dy mujore Vetingu në Drejtësi është rikthy...
Nënkomisari i Fushë-Krujës, Emiljano Nuhu ka rrëfyer ditën e...
Një zjarr i madh ka përfshirë dhjetëra hektarë ullishte në z...
Policia e Beratit ka vënë në pranga një shtetas nën akuzën e...
Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Handis Harasani në një po...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...