Protestuesit te selitë e partive/ Vrenozi: Veprim antishqiptar, PD dhe PS nuk u prekën as në '97
Demokrati i famshëm, Ilir Vrenozi ka bërë një reagim në li...
Demokrati i famshëm, Ilir Vrenozi ka bërë një reagim në li...
Gjithnjë, kur bisedoj me miken time, më thotë: ?Mjaft u more me përshkrime, na trego diçka ose më lër mua të tregoj?. Dhe unë e kuptoj që përshkrimet sot janë të lodhshme, se njerëzit nuk duan mënyrën tënde si i sheh gjërat, apo të stërhollohesh në atë që ti pëlqen më shumë t?u bësh të njohur. Ata duan fakte, ngjarje, shifra, statuse, gjëra të drejtëpërdrejta e të shpejta.
Epo mirë dhe unë po tregoj diçka. Sot, në sorollatjet e mia nëpër spital, prej një problemi të vogël me shëndetin, takova një të moshuar nga një fshat larg e afër qytetit tim. Me foli për veten, fëmijët që tani pothuaj të gjithë i kanë jashtë, për kurrizin e së shoqes që kishte shumë dhimbje nga puna që bën njeriu në fshat, nga ato punë që ne u themi ?të bie bretku?. Shqetësimi i tij ishte largimi i të rinjve dhe mungesa e dëshirës për të punuar sot në këtë kohë. ?Asgjë s?vjen kollaj,? më tha, ?se çdo fjalë e ka një mendim e çdo punë një prodhim. Këta sot i duan gjithçka gati e të mos lodhen hiç, duan punë qyteti? (dhe me këtë sipas meje ai kuptonte punë në vende të mbyllura apo zyrash). ?Dëgjo plakun,? më tha, ?kush nuk di të kënaqet me pak, nuk është kurrë i lumtur?. Ishte i mençur e filozof, si shumë banorë të thjeshtë të qytetit tim.
Të njëjtën gjë e kam dëgjuar edhe nga ime ëmë, kur thoshte me një dritë në sy: ?Ah sa me qejf i pritnim të thaheshin ato petët që i përgatiste moma vetë nëpër shtëpi që të mbushnin barkun me një ushqim më të mirë! Sa me qejf i gëzoheshim një fustani që vishnim, edhe pse atë mund t?ia kishim marrë tezes apo motrës së madhe borxh…!?
Edhe unë herën e parë kur qepa një fustan, apo shkova i preva flokët te një floktore, i kujtoj mirë. Unë mbaj mend të gjitha këpucët e mia që kam blerë në vite dhe u gëzohesha pa masë. Mbaj mend një herë, që pa ardhur mirë dimri u vesha me xhupin e ri të trashë qysh në vjeshtë. Vetëm nga qeshjet e shokëve e kuptova që s?duhej, por unë nuk prisja dot. Më kujtohen këpucët që gjithmonë më rrinin të mëdhaja se do përdoreshin 2 vite, madje një palë të tilla nuk u bënë të përshtatshme si numër asnjëherë, se parashikimet e rritjes së këmbës atë vit nuk u dolën prindërve të mi. Ja këto gjëra më çoi ndërmend ai plaku me atë shprehjen mbi lumturinë dhe vërtet që njeriu duhet të ketë sy të shohë se çka përqark dhe jo sa ka.
Një ditë dëgjoja një fqinjën time që shante nëpër dhëmbë ?Jo, po t?ua jap edhe për të ngrënë mizerjeve!? E pyeta se ku e kishte hallin. Shpejt e shpejt e me nerva më tregon se si një çift i ri i sapomartuar i kishte kërkuar me qira shtëpinë që ajo do lëshonte. E kërkonin 10000 lekë, si dhe të pajisur me mobilje. Dhe gruaja ishte mërzitur se nuk arrinte të kuptonte për mendjen e saj se si sot të rinjtë, sapo martohen e duan lirë dhe shumë shpejt të ngritur gjithçka nga të tjerët. Ata (çifti) për aq donin një shtëpi të blerë nga të tjerë e të mobiluar nga të tjerë.
Kohët ndryshojnë dhe vërtet shumë mirë që sot të gjithë mendojnë ta kenë më të sigurtë e më të kompletuar jetën dhe të ardhmen e tyre, por kjo gjë bëhet me shumë punë. Nuk mundesh të mendosh çdo problem të zgjidhet sot me nesër. Duhet kohë për çdo gjë.
Dikush edhe vjedhjet nëpër qytet i mendon si problem të papunësisë. Jo, aspak nuk mund të jetë e vertetë. Ka shumë të varfër që jetojnë aq keq sa i kemi parë mirë në rastet e ?Fundjavës ndryshe?. Kjo gjendje është përgjegjësi e të gjithëve, e shoqërisë sonë e cila na mbyti me fjalët ?ky vend nuk bëhet?, ?këtu s?ka shpresë?, e tërë këto e të tjera që ua themi të rinjve pa u dhënë akoma kohë ta jetojnë jetën e ta kuptojnë vetë atë. Fëmijët duhen rritur me shpresë, ashtu si bënte në ditë të vështira edhe Migjeni me Zenelin.
Por ama nga ana tjetër, çdo i ri duhet ta mendojë që të mbushësh 18 vjeç, nuk do të thotë që ?më në fund s?do marrësh më leje për të dalë?, apo ?do bësh ç?të duash meqë je i rritur?. Të mbushësh 18 vjeç do të thotë që duhet të fillosh të marrësh përgjegjësi e të bësh tashmë edhe ti pjesën tënde në jetë, pasi çdo gjë e bën vetëm për veten tënde, po bën detyrën tënde në jetë dhe ndërkohë ndihmon më shumë shoqërinë dhe vendin ku rri.
Secili është e vërtetë që ka ardhur për një qëllim të caktuar në këtë botë, por jo të rrijë e të presë me duart kryq ditën kur do bëhet i famshëm si në ëndrrat e tij. Në trup të njerëzimit, jo të gjithë jemi pjesë e zemrës së këtij trupi, mund të jemi edhe një fije floku, por që na bën kënaqshëm pjesë të jetës në Tokë.
E në fund, kur po largohesha nga spitali m?u afrua me zhelet e tij duke më drejtuar një gazetë për ta shitur Avniu, ?filozofi i Elbasanit, akoma pa shtëpi?. Çapitej në dyert e dhomave i kërrusur, ndërsa një grua e sëmurë gjeti aq fuqi sa ta nxjerrë jasht me përçmim.
Tek pashë Avniun, më gjëmoi prapë në veshë idhshëm shprehja ?lum kush di të kënaqet me pak?.
P.S Mbase këtë herë tregova diçka… apo përsëri bëra një përshkrim?!/ Migena Kapllani
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në pothuajse të...
Kuvendi i Shqipërisë është mbledhur sot në një seancë plenar...
Pak ditë më parë u fol për një largim të mundshëm të moderat...
9 mjekë nga Spitali Rajonal i Shkodrës u arrestuan ditën e d...
Ish-deputeti i PS, aktualisht kryetar i partisë ZGJIDHJA, Ko...
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemad...
Ka ndërruar jetë sot në spitalin e Traumës, 38-vjeçari, Olsi...
Jemi 5 muaj larg nga një prej shfaqjeve të muzikës më të rën...
Me 75 vota pro, mazhoranca ka miratuar në seancën e sotme pl...
Ditën e djeshme, CNA.al publikoi një shkrim në lidhje me kom...
Mazhoranca është mbledhur sot në një seancë plenare, ku ndër...
Dëshmia e shoferit Klodian Tafa është mbajtur ditën e sotme ...
Gjatë senacës së sotme parlamentare Ministrja e Kulturës Mir...
Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla gjatë fjalës ...
Gjatë ditës së djeshme me urdhër të Prokurorisë u arrestuan ...
Ngrihet Task-forca ndër institucionale për sigurinë e tregti...
Një 46-vjeçari dënuar edhe më parë për vrasje është arrestua...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nga takimi i jashtë...
Nga Vlora, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reagua...
Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, gjatë takim...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...