web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Teatër i shëmtuar në parlament”/ Arta Marku me “pranga” ?

20 Shtator 2018, 09:24, Aktualitet CNA

Nga Vlora, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me raportimin në Kuvend të Kryeprokurores së Përkohshme, Arta Marku. Ai e ka quajtur teatër të shëmtuar seancën e sotme parlamentare, ndërsa shtoi se do të kishte kuptim vetëm nëse Marku do kishte shkuar me pranga në Kuvend.

?Nuk ka asnjë kuptim t?i jepni shqiptarëve iluzionin se në kuvend po ndodh diçka tjetër përveç vjedhjes. Prania e prokurores së përgjithshme është çertifikata e vjedhjes. Do kishte kuptim nëse do kishte shkuar me pranga dhe të tërhiqte zvarrë një duzinë hajdutësh dhe politikanësh të lidhur me krimin në atë sallë që bashkë me pjesën tjetër të rilindësve dele që po bëhen gati për aktin e vjedhjes.?-u shpreh Basha.

Ndërsa më tej ai theksoi se nuk ka kuptim që të raportojmë statistika se sa vjedhës qepësh e preshësh ka kapur prok kur maxhoranca është kapur me presh në duar dhe asgjë nuk i hyn në këmbë.

?Ky është një teatër i shëmtuar që duhet të marrë fund një orë e më parë.Të gjithë i kemi dëgjuar thirrjet e qytetarëve dhe artistëve me të cilët pata dje një takim të gjatë për shqetësimin e aktit kriminal që konsumohet sot në parlamentin e Shqipërisë?, deklaroi kryedemokrati Basha./CNA.al





Lajmet e fundit nga