web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Gazmend Oketa zbulon arsyen pse u distancua nga Berisha

19 Shtator 2018, 14:16, Aktualitet CNA

Ish-deputeti i Partisë Demokratike dhe ish-themeluesi i FRD, Gazmend Oketa prej afro një viti është larguar nga skena politike, për t?ju përkushtuar fushës së tij, asaj të inxhinjerisë.

I ftuar në emisionin ?Top Talk? pasditen e sotme, ish-deputeti ka folur për shkëputjen e marrëdhënieve me ish-kryeministrin Sali Berisha.

Oketa ka thënë se distancimi nga Berisha erdhi, pasi ai kishte konstatuar shenja të deformimit politik, ndërsa ka theksuar se sot në parlament as 10 përqindëshi i deputetëve nuk njihen nga populli.

?Pati distancim nga Berisha sepse unë konstatova se kishte prirje për deformim të sistemit politik në Shqipëri, duke filluar nga ndryshimet kushtetuese, gjithashtu dhe kodi zgjedhor. Unë mund të them se sot në Parlament as 10 përqindëshi i deputetëve nuk njihen nga populli dhe janë aty sa për të ngritur kartonat, kot. Unë ruaj marrëdhënie të mira jashtë politikës me zotin Berisha?,- u shpreh Oketa./ CNA.al





Lajmet e fundit nga