web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nga “miqësia” me Artan Santon te historia me Tahirin/ Çfarë nuk ju tregoi Grida të rinjve

19 Shtator 2018, 08:57, Aktualitet CNA

Deputetja e listës së Lulit, Grida Duma dje ka zhvilluar një takim me disa të rinj në Durrës, ju ka rrëfyer atyre disa nga ?sekretet? e suksesit të saj, por mesa pamë nuk i ka thënë të gjitha, ashtu copë sic i pëlqen asaj .

Në një postim në rrjetet sociale, Grida Duma ka publikuar disa copëza të takimit, ku ndër të tjera shkruan ?Me të rinj që stërvisin zakonet e tyre të jetës për të prekur suksesin që meritojnë, pa u dorëzuar. Së bashku diskutuam fillesat e suksesit, pikënisjet e tij në jetën reale, në eksperiencat vetjake: ?çfarë ndodhi?, ?ku dështova?, ?cilat janë arritjet?, ?si kam ecur deri sot?, pra çfarë sekretesh na mëson jeta përtej bankave të shkollës.?.

Gjatë këtij takimi, deputetja e listës së Lulit, ju tregonte të rinjve karrierën e saj aq të domosdoshme për ta mësuar si sukses që në fakt me shumë peripeci, djersë e lodhje lart e poshtë, ka pasur jo pak rritje.

?Që t?ia dalësh mbanë sot nuk mjafton të ëndërrosh, as të bësh ca gjëra mirë; duhet të stërvitesh fort në mendje dhe në zakonet e përditshme. Zakone fare të vogla -nga ngrënia e mëngjesit, tek ecja në rrugë, tek veshja e duhur, e më pas stërvitja e trurit si qendër force.?-shkruan Duma.  Grida i mëson të rinjtë sesi të stërviten fort, që t?ja dalin mbanë, dhe të jenë po aq të suksesshëm sa ajo, nga veshja tek lojrat e trurit.

Në rrugëtimin e saj, Grida ka vërtetë suksese të mëdha, që duhet patjetër t?ua mësojë të rinjve që të ecin në këtë rrugë. Por, si është ?stërvitur? Grida Duma dhe kush janë sukseset e mëdha të saj, që të rinjtë me patjetër duhet t?i dinë dhe t?i mësojnë?

Një ndër ?arritjet? më të mëdha të Grida Dumës, është miqësia me bankierin e ndjerë Artan Santo. Për të cilën nuk ka folur kurrë, megjithse ditën e vrasjes së bankierit të ndjerë u dorëzua në zyrën e Saimir Tahirit, pas ndërhyrjes tek Rama nga Henri Cili dhe shoqërimit nga Niko Peleshi.

Kujtojmë këtu se disa kohë më parë, CNA.al (CityNews Albania) publikoi një foto të një mbledhje të stafit të një universiteti privat, por që nuk kuptohet pjesëmarrja e Santos në krah të Grida Dumës.

Asgjë nuk do të ishte problematike nëse Grida Duma do të sqaronte pozicionin e saj, jo vetëm në lidhje me atë ngjarje, pra vrasjen e Santos, por edhe për disa foto të cilat ngrinin dyshime për miqësinë Duma-Santo.

Në atë kohë mediat raportuan se telefonata e fundit e Artan Santos sipas burimeve të prokurorisë kishte qënë Grida Duma. Madje ka qarkulluar edhe një detaj tjetër. Pas vrasjes së Artan Santos, çuditërisht Grida Duma ishte dorëzuar në zyrën e Saimir Tahirit.

Pse Grida nuk foli as për lidhjen dhe pazaret me ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahirin, kërcënimin e këtij të fundit live, por edh dicka që nga palët mbahet e fshehtë, takimi disa orësh në zyrën e Tahirit?

Kujtojmë këtu se gjatë një emisionit Opinion në TV Klan pak kohë më parë, mjaftoi një fjali e Saimir Tahirit, që të heshtë Duma. ?E di Grida sa mirë e kam bërë unë detyrën?-ishte fjala e Tahirit.

Një tjetër ?sukses? i padiskutueshëm i Grida Dumës janë edhe zgjedhjet për Bashkinë e Durrësit, ku Grida Duma humbi me rreth 14 mijë vota.

Po ashtu përmendim edhe dyshimet e ngritura në media se personazhi G.D e video-skandalit erotik të Ervin Salianjit, është Grida Duma. Disa mediajanë të bindura dhe sjellindhjetra argumenta se në video skandalin erotik Salianji -G.D. personazhi i panjohur është thjesht dhe vetëm Grida Duma.

Përveç politikës dhe lidhjeve ?miqësore? të ngushta me emra të njohur, siç i përmendem më sipër, Grida Duma ka karrierë të shkëlqyer në biznes ndërtimi që në rininë e saj, ku ortaku i saj përfundon si mashtrues, për shitjen dy herë të apartamenteve.

Por, kjo sërish ?arritje? mund të quhet për deputeten e Lulit. Ashtu siç shprehet edhe vetë Grida në postimin e saj ?Nuk mjafton thjesht të bësh disa gjëra mirë, dhe ?do gjesh? mirë; në realitetin tonë të shumtë janë njerëzit që shumë gjëra i bëjnë mirë, por nuk ia dalin mbanë në fund.? Ndërsa në kohën që mbante detyrën e zv.ministres së Integrimit, një ?sukses?  ishte bllokimi i llogarive të saj bankare, për shkak të detyrimeve tëndryshme ligjore, ato borxhe dikush i zgjidhi?!

Në Partinë Demokratike hyri nga dera gjoja si Berishiane dhe më pas u keqpërdor nga gruaja dhe kunati i Bashës, ndërsa tani u ka kthyer kurrizin, e po del nga dritarja për shkak të përplasjeve me familjen. Dikush do dasëm e moral nga familja kuptohet.

Në politikë edhe si deputete nuk është e zgjedhur, por e vendosi Basha në listë, pra ska garuar kurrë në jetë, njëherë e bëri në Durrës dhe iku me turp. Tani sharmit të saj i ka ngelur vetëm dështimet në politikë, por edhe skandalet me dritë-hije të nxehta.

Por, e rëndësishme sipas Grida Dumës është ?Të stërvitësh zakonet, të stërvisësh forcën, të bëhesh i domosdoshëm; ?mos të kenë çfarë të bëjnë pa ty?; kjo është çështja.?

Grida rrëfeu shumë për ?suksesin? e saj, por  miqësinë me Artan Santon dhe Salianjin nuk i tregoi. As si e vuri Luli në listë dhe pse Berisha i ka kthyer kurizin, as mesazhin e Saimir Tahirit, nuk i tregoi. Po që është ushtare e Soros pse nuk e tha tek të rinjtë? Këtu jemi dhe do presim./ CNA.al

Historia Grida Duma-Saimir Tahiri/ Zbardhen detajet pas ngjarjes kriminale

Grida Duma nga bankieri Santo, në “shtratin” e Edi Ramës

Grida Duma kapet “mat”

Grida Duma rrëfen për suksesin/ ?Është teknikë, unë jam stërvitur fort?





Lajmet e fundit nga