web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Video-Terror në Paris/ Sulmohen me thikë 7 persona

10 Shtator 2018, 06:47, Aktualitet CNA

Dy turistë britanik janë sulmuar me thikë nga një person në mes të Parisit pak para mesnatës në verilindje të kryeqytetit. Sipas Daily Mail sulmuesi me kombësi afgane ka plagosur dhe pesë persona të tjerë.

Mësohet se katër prej tyre janë në rrezik për jetën, ndërsa bëhet e ditur se i dyshuari ka therur me thikë dy burra, dhe një grua derisa personat në rrugë tentuan ta ndalojnë duke vënë jetën e tyre në rrezik. Pas sulmit ai ka vazhduar duke sulmuar dy turistë britanikë në Henri Nogueres.

Sulmuesi është arrestuar nga policia dhe pritet të vuajë pasojat për sulmin e përgjakshëm që shkaktoi në Paris./CNA.al





Lajmet e fundit nga