web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Grabitësit “bëjnë kërdinë” në Tetovë/ Nuk kursejnë as xhamiat

9 Shtator 2018, 19:52, Aktualitet CNA

Persona të panjohur kanë vjedhur dy xhami në qytetin e Tetovës gjatë mbrëmjeve të së premtes dhe të shtunës. Lajmi është bërë publik nga zëdhënësi i policisë së Tetovës, Marjan Josifofski.

?Në xhaminë e cila ndodhet në rrugën ?Borçe Kaçovski?, grabitësit morën 300 denarë nga kutia prej druri. Ata kishin hyrë në xhami, duke thyer derën në anën perëndimore?, ka thënë zëdhënësi i policisaë për mediat maqedonase.

Ndërkohë në xhaminë e Pashës në Tetovë, hajdutët kanë arritur të grabisin 1000 denarë.

Për të dyja rastet, policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. /CNA.al





Lajmet e fundit nga