web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bashkëpunimet e artistëve shqiptarë që nuk i kishim imagjinuar ndonjëherë që do të ndodhnin

8 Shtator 2018, 19:30, Lifestyle CNA

Bashkimi i forcave artistike të dy ose më shumë këngëtarëve nuk është ndonjë gjë e vecantë për tregun tonë muzikor. Sidomos nëse je artist i ri dhe përpiqesh të afirmohesh në treg, bashkëpunimi me një këngëtar pak më të famshëm është një katapultë që të con menjëherë në playlistat e muzikës së publikut shqiptar. Por jo rrallë herë këto projekte realizohen edhe ndërmjet personazhesh që në mendjen e asnjërit nuk ekzistojnë bashkë, në planin artistik e kemi fjalën. Këto janë disa nga  bashkëpunimet më të ?çuditshme? që kemi parë në tregun muzikor shqiptar.

Në fakt artistja shumë e njohur e muzikës popullore kosovare ka bërë tre bashkëpunime me reperin kontrorvers por në kemi përmendur ?Vëlla e motër? sepse është më i pëlqyeri dhe i klikuari nga publiku. Gold Ag njihet për bashkëpunimet e herë pas hershme sidomos kur vjen puna për këngë me tema patriotike por gjithsesi habia e fansave të tij kur publikoi prjektin e parë të përbashkët me Shyhrete Belulin ishte e madhe. Edhe pse këngëtarja ka kënduar muzikë popullore prej kaq shumë vitesh duket se kontrasti që krijon me Gold Ag është pëlqyer shumë. Presim me padurim këngën e tyre të rradhës, sepse sigurisht që do ketë një tjetër.

9.Era Rusi ft Remzije Osmani-Telat e Zemrës

Që Era Rusi di ti këndojë të gjitha llojet e zhanreve të muzikës kjo gjë dihej nga publiku. Por që Remzije Osmani, një tjetër ikonë e muzikës popullore dhe qytetare të Kosovës, të tingëllonte kaq mirë në bashkëpunim me të, epo për këtë mund të ketë pasur disa dyshime. Sidomos sepse kënga e tyre ka disa motive të ndërthurura, ku mbizotërojnë ato moderne dhe në fakt nuk e kemi parë artisten kosovare të eksperimentojë shpesh në këtë rrymë. Por në fakt këngëtaret shumë të talentuara janë përshtatur aq mirë sa na ?i këputën telat e zemrës? me këtë këngë që rezultoi të ishte një super hit. Super goca!

Një nga baladat më të bukura të dekadave të fundit në tregun tonë erdhi si një surprizë e madhe për fansat e muzikës në vitin 2008. Në fakt jo dhe aq për stilin e dy këngëtarëve por më shumë për faktin që një artist aq i famshëm, fitues i shumë cmimeve si Sinan Vlasalliu bashkëpunonte me Norën, në fillimet e karrierës së saj. Duke parë dhe drejtimin muzikor që mori Nora më pas në stilin e të kënduarit, ata që e kanë dëgjuar këngën në vitet e mëvonshme i është dukur akoma më i cuditshëm si kombinim emrash. Gjithsesi askush nuk e mohon dot që nuk e kanë dëgjuar këtë baladë të paktën një herë kur është ndarë nga i/e dashuri/a.</li>

Sinan Hoxha ft Soni- ShukarijeNëse në tregun ndërkombëtar do të ndodhte një bashkëpunim i tillë me siguri do përfshinte emrat e Viktoria Beckham dhe Vince Gill (këngëtar i muzikës country). E kuptoni krahasimin besoj, ?Spice girl-i? shqiptar që bashkëpunon me një artist të njohur të muzikës popullore. Nuk kuptohet qartë nëse i është përshtatur Sinani Sonit në këtë këngë apo Soni Sinanit por gjithsesi të dy ja dolën që këtë projekt ta kthenin në një hit të kohës. E cuditshme? Po. E pazakontë? Më shumë? A na vjen keq? Aspak.

Meda ft Tuna & Geti- Verë e nxehtë

Luana Vjollca ft Bujar Qamili- Mi dhe flakë mallit timMe shumë mundësi Luana nuk e kishte menduar ndonjëherë në jetën e saj që në të ardhmen do ishte pjesë e një kënge sëbashku me Bujar Qamilin. Madje jo një kënge dosido por risjelljes të një prej hiteve më të bukura të bilbilit të Shkodrës. Është pak të thuhet se ky bashkëpunim tërhoqi vëmendjen e publikut shqiptar dhe njerëzit në fakt më shumë diskutuan për faktin se sa të habitur ishte nga ky kombinim se sa kualitetin e këngës. Gjithsesi në fund rezultoi të ishte një sukses sidomos për Luanën të cilës me siguri i shtoi dhe shumë fansa shkodranë, tani presim ndonjë bashkëpunim tjetër të saj, do i sugjeronim të merrte në konsideratë Merita Halilin.





Lajmet e fundit nga