Propozimi i çuditshëm i priftit: Sa më të zhveshura të jenë nuset në altar aq më e lartë taksa
Një taksë për fustanin e nuses. Sa më pak copë të ketë fusta...
Ndoshta kur të lexoni titullin mund të mendoni se edhe personat ?VIP? duhet të kenë në një farë mënyre privatësinë e tyre, por në momentin që t?i merr përsipër të jesh një person publik sigurisht që do të përballesh me fansat të cilët duan informacion çdo minut të jetës tënde.
Kur bëhet fjalë për VIP-a që kanë krijuar një impakt shumë të madh në TV, dasma është një ngjarje e rëndësishme për ata që i ndjekin dhe i kanë idhujt e tyre. Por le të ndalemi tek dasmat VIP në Shqipëri dhe të kthehemi pas në kohë. Jo të gjithë personazhet janë treguar kaq ?zemërgjerë? me publikun. Disa prej tyre bënë të pamundurën që dasma e tyre të ishte sa më private, larg vëmendjes së medias e rrjedhimisht të publikut. Të marrim një e nga një dasmat të cilat u quajtën si të ?fortifikuara? dhe nuk u lejua asnjë media, e deri tek ato që ishin aq publike, sa na u duk të gjithëve sikur ishim edhe ne të ftuar.
1.Dasma e Alketa Vejsiut
Dasma e Alketa Vejsiut ishte një nga ato dasmat e cila u përgënjështrua deri 3 ditë para organizmit të saj. Moderatorja organizoi çdo gjë në fshehtësi të plotë me ndihmën e ?Geraldina Sposa?, nga takimet me ta e deri tek dekori i ambientit. Tre ditë përpara dasmës, edhe pse mediat zienin për lajmin se së shpejti Alketa do të martohej, ajo doli në një konferencë për të folur në lidhje me videoklipin që do të publikonte me Miriam Canin. Por pavarësisht këmbënguljes së moderatores për ta mbajtur çdo gjë sekret, thashethemet që u folën nëpër lokalet e Tiranës bënë që gazetat të mbusheshin me lajmin se moderatorja do të martohej. Paparacët nuk u dorëzuan por edhe Alketa po ashtu. Asnjë nuk kishte guximin t?i afrohej Vilës Toskana, ku masat e sigurisë ishin të larta. Moderatorja kurorëzoi lidhjen e saj në martesë më datë 22 shtator të vitit 2006 dhe gjatë ceremonisë u ka kujtuar të pranishmëve që asnjë foto të mos publikohej. Ajo e ka ruajtur gjithmonë në fshehtësi identitetin e bashkëshortit të saj dhe ja ka dalë me sukses. Të ftuarit u shprehën pas dasmës që çdo gjë i ngjante një përralle.
2. Dasma e Xhemi Shehut
Prezantuesja Xhemi Shehu gjithashtu zgjodhi të kishte një dasmë të ?fortifikuar?. Ajo u martua në vitin 2010 me biznesmenin Elvis Sula në një ceremoni krejtësisht tradicionale, por pa praninë e mediave. Xhemi zgjodhi të bënte dasmën e saj në restorant ?Xibraku? në Tiranë dhe gjatë hyrjes së saj në lokal e shoqëronin dy truproja të cilët nuk lejuan askënd të fotografonin se si dukej Xhemi e veshur nuse. Në dasmë kanë qenë të pranishëm disa nga kolegët e saj figura të njohura të ekranit. Pas dasmës së Xhemit, ashtu siç e do tradita edhe dhëndrri ka organizuar dasmën e tij në ?Hotel Sheraton?, gjithashtu e blinduar nga mediat. Asnjë foto e Xhemit si nuse nuk arriti të publikohej as sot e kësaj dite.
(Foto ilustruese, nga një sfilatë e Xhemit për Xheraldina Sposa)
3.Dasma e Sarës dhe e Ledionit
Dasma e organizuar ditët e fundit ishte edhe ajo e çifiti të njohur, moderatorit Ledion Liço dhe trashigimtares së ?Top Channel?, Sara Hoxha. Ata zgjodhën që ceremoninë e dasmës ta zhvillonin jashte vendit, pikërisht në liqenin e Comos në Itali. Çifti vendosi që asnjë media mos të ishte e pranishme në dasmë, duke e bërë kështu shumë sekrete. Nuk kishte pamje nga dekori, nga fustani i Sarës, Lorit, apo edhe detaje të tjera të ceremonisë. U publikuan vetëm disa foto të shkrepura nga larg të cilat u shpërndanë në portale. Disa ditë më vonë ka qenë vetë Sara që publikoi vetëm një foto zyrtare të saj dhe Ledionit.
4. Dasma e Ermal Mamaqit dhe e Amarda Toskës
Moderatori/komediani Ermal Mamaqi dhe prezantuesja Amarda Toska u martuan me një dasmë tradicionale në vitin 2010. Çifti zgjodhi që mos të kishte media të pranishme por nuk pengoi të ftuarit të publikonin foto nga ceremonia. Kjo bëri që fotot të shpërndahen me shpejtësi dhe të gjithë patëm mundësi të shohim disa nga detajet që ata kishin zgjedhur për ditën e tyre të shënuar, pasi kurioziteti ishte shumë i madh.
Sigurisht që kemi edhe dasma të VIP-ave shqiptarë të cilët organizuan gjithçka në sy të medias dhe të publikut. Ata nuk penguan askënd të publikonte foto apo video gjatë ceremonisë së tyre duke bërë që edhe fansat të ishin më afër një eventi kaq të rëndësishëm për ta.
Këngëtarja Aurela Gaçe i dha fund beqarisë më 20 shator të vitit 2013. Ashtu origjinale siç është vetë organizoi edhe dasmën e saj. Nuk u shqetësua fare për mediat e as për të pranishmit që do të bënin foto. Shijoi çdo gjë në maksimum, këndoi vetë, kërceu dhe të gjitha këto u publikuan në media. Aurela zgjodhi gjithashtu ?Geraldina Sposa? e cila u kujdes për çdo detaj të dasmës së saj.
Dy këngëtarët kosovarë Nora Istrefi dhe Robert Berisha, dasmën e tyre e zhvilluan në Prishtinë, në hotel ?Emerald?. Ajo ishte një ndër dasmat më të përfolura të vitit 2014 ku të pranishëm ishin shumë fytyra publike. Këngëtarë, aktorë, moderatorë si dhe të gjitha mediat kryesore në Kosovë kanë përcjellë hap pas hapi gjithçka ka ndodhur në dasmë. Të gjithë fansat e çiftit kanë pasur mundësi të ndekin pothuajse të gjithë festën e asaj nate në kronikat e emisioneve dhe videove në Youtube. Nora u cilësua si nusja më e bukur e atij viti.
3. Dasma e Sinan Hoxhës dhe e Andrra Destanit
Këngëtari i njohur Sinan Hoxha dhe Andrra Destani u martuan me 27 gusht të vitit 2015-të. Detajet e dasmës së tyre u zbuluan disa ditë përpara ceremonisë sepse Sinani dhe Andrra kishin vendosur që çdo gjë të bëhej publike. Kanë qenë dy mikeshat e këngëtarit Rozana Radi dhe Soni Malaj të cilat kanë hapur dasmën. Video nga festa e organizuar gjenden edhe në You Tube pasi të gjitha mediat ishin të pranishme dhe kanë transmetuar momentet më të bukura.
4. Dasma e Besart Kallakut dhe e Xhensila Myrtezajit
Ka pasur çifte si ajo e aktorit Bes Kallaku dhe këngëtares Xhensila Myrtezajt të cilët nuk e kishin organizuar me plan që ceremonia e tyre të bëhej aq virale. Ata kurorëzuan dashurinë e tyre vitin e kaluar në datën 1 shtator dhe mund të cilësohet si një nga dasmat më të komentuara në showbizzin shqiptar. Çifti la ?të lira? të gjitha mediat të ndiqnin nga afër detajet dhe sigurisht nuk ndaloi asnjë nga të ftuarit të shkrepnin në foto ambientin, nusen, apo çfarëdolloj pjese nga dasma. Të gjithë ne që ishim virtualisht të ftuar u ndjemë sikur të ishim në dasëm nga videot ?LIVE?, Instastoryt. Ashtu si dasma e Norës dhe Robertit edhe ajo e Xhensilës dhe Besit mund të ndiqet në kronikat qe media të ndryshme ne Shqipëri dhe Kosovë pasqyruan me detaje. Kjo dasëm pati interes të madh edhe për shkak të numrit të madh të personazheve publike që morën pjesë.
5. Dasma e Marina Vjollcës dhe e Getoar Selimit
Vetëm 9 ditë pas dasmës së Xhensilës dhe Besit më 10 shtator, edhe moderatorja Marina Vjollca me Getoarin i dhanë fund beqarisë. Në një ceremoni buzë detit çifti i njohur i tha ?Po? njëri-tjetrit. Kjo nuk mund të quhet një nga ato dasmat ku ne arritëm të shihnim gjithçka sepse media nuk u lejua të ishte pjesë e saj por me anë të rrjeteve sociale dhe postimeve të të ftuarve mund të shihnim dekorin, nusen, si ishin veshur të ftuarit e shumë detaje të tjera. 2017-ta u cilësua si viti i dasmave VIP në Shqipëri edhe për faktin se ishin shumë pranë njëra-tjetrës, por edhe nga rëndësia e personave që po martoheshin.
Sot jetojmë në botën e teknologjisë dhe privatësia po bëhet e vështirë për njerëzit e thjeshtë, e për VIP-at është akoma më e pamundur ta ruajnë atë. Nuk dimë të themi me siguri a është ky një ndikim nga yjet e Hollywood-it, shumica e të cilëve zgjedhin dasmat private apo edhe VIP-at tanë duan që një ditë kaq të shënuar për ta mos ta ngatërrojnë me anën profesionale. Gjithsesi kjo është një zgjedhje e çiftit dhe ne nuk duam të paragjykojmë askënd, sepse në fund të fundit gjithsecili zgjedh vetë si të menaxhojë famën.
Një taksë për fustanin e nuses. Sa më pak copë të ketë fusta...
Ende nuk është mbyllur 2018-a, por mund të themi me plot goj...
Influencuesit e shëndetit shpesh kanë rekomanduar një filxha...
Disa muaj më parë këngëtarja Fjolla Morina i befasoi të gjit...
Edhe pse tani jemi në kulmin e nisjes së programeve televizi...
Kur kemi ftohtë, lëkura na bëhet kokrra-kokrra sepse recepto...
Saga e ndryshimeve dhe meraktos së emrave të ekranit vazhdon...
Në jetën tonë të përditshme mendojmë se tualeti është i vetm...
Rebekah Vardy aktualisht po kalon disa ditë pushimi në Portu...
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit, rreth 1/3 e vdekjev...
Një nga shenjat e mirëqënies që na kanë dhuruar pushimet ësh...
Femrave të cilave iu kanë ardhur periodat që para moshës 12 ...
Sipas rezultateve të një studimi shkencor 40-vjeçar, marrja ...
Mbrëmja gala për ndarjen e çmimeve “GQ Men” po mbahet mbrëmj...
Herë pas here valltarja Donjeta Kosumi, të cilën e njohim gj...
Këngëtaren Jonida Maliqi jemi mësuar që gjithmonë ta shikojm...
Vitamina C është një nga ushqyesit më të rëndësishëm në trup...
E dëgjojmë thuajse përditë se mëngjesi është vakti më i rënd...
Një artiste ka përfunduar në pranga pasi u paraqit lakuriq n...
Menjëherë sapo në media u bë publik historia e tyre e dashur...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Liderët e vendeve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit P...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...