web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Plagosën 33 vjeçarin/ Arrestohen autorët

6 Shtator 2018, 20:45, Aktualitet CNA

Policia ka arrestuar në kohë rekord autorët e dyshuar të plagosjes ndaj shtetasit M.D, 33 vjeç në Shënkoll të Lezhës, ditën e djeshme.

Në prangat e policisë ranë Petrit Lleshi 33 vjeç, i cili ishte arrestuar më parë për kultivim të lëndëve narkotike dhe Dritan Boci 39 vjeç.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Lezhës.

Postimi i plotë

Pas një ndjekje të pandërprerë nga forcat policore të Komisariatit të Policisë Lezhë, në kohë rekord arrestohen autorët e dyshuar të vrasjes së mbetur në tentativë ndaj shtetasit M.D., ndodhur në Shënkoll ditën e djeshme.

Nga forcat policore të Komisariatit të Policisë Lezhë, falë një pune të mirëorganizuar operacionale, në ndjekje të pandërprerë, u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasve: – Petrit Lleshi, 33 vjeç, banues në Tale – Lezhë (ai ishte arrestuar edhe më datë 18 Gusht 2018, sepse gjatë kontrollit të ushtruar iu gjetën bimë të dyshuara narkotike kanabis sattiva dhe në datë 22 Gusht 2018,

Gjykata e Shkallës së Parë Lezhë për të caktoi masën e sigurisë “Detyrim paraqitje”. – Dritan Ndoj alias Zef Boci, 39 vjeç, banues në Ishull Shëngjin – Lezhë. Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri tjetrin, dyshohen si autorët të vrasjes së mbetur në tentativë ndaj shtetasit M.D. 33 vjeç, banues në Tale, ndodhur në Shënkoll ditën e djeshme. Materialet proçedurale në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë për veprat penale parashikuar nga nenet 78-22 dhe 278 të Kodit Penal. /CNA.al





Lajmet e fundit nga