web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Sulmi ndaj Klodiana Lalës/ Pse autorët zgjodhën shtëpinë e prindërve të saj

6 Shtator 2018, 20:35, Aktualitet CNA

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në studion e ?Opinion?, ka sqaruar ngjarjen e rëndë, ku shtëpia e prindërve të saj u sulmua me breshëri plumbash.

Sipas Lalës, autorët kanë ndjekur lëvizjet, ndërsa kanë përfituar edhe nga zona ku ndodhej shtëpia.

Ndër të tjera gazetarja ka sqaruar përse nuk u sulmua shtëpia e saj personale, por ajo e prindërve.

?Ata kanë sulmuar një shtëpi që është simbol për mua. Aty kam kaluar të gjithë kohën kur isha në shkollë. Për  të më thyer mua, ma kanë dhënë mesazhin nëpërmjet fëmijëve dhe familjarëve të mi. Unë mendoj që atentatorët kanë ndjekur lëvizjet. Vendi ku ndodhet shtëpia është një zonë informale pa ndriçim dhe pa kamera. Gjithashtu autorët mund të kenë përfituar pasi në lagje kishte zhurmë, për shkak të disa dasmave?, është shprehur Lala. /CNA.al





Lajmet e fundit nga