Nga Sekretari i Përgjithshëm te nënkryetarët/ Lista e kandidatëve për ekipin drejtues të PD-së
Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së, kryedemokrati ...
Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së, kryedemokrati ...
Të premten kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ritheksoi kundërshtimin e tij ndaj ideve për korrigjim kufijsh e shkëmbim territoresh, ndërsa presidenti Hashim Thaçi, tha se individë të caktuar po tentojnë të krijojnë panik dhe paqartësi.
Ata i bënë këto komente në faqet e tyre në rrjetin facebook, një ditë pasi që ishin takuar dy herë me radhë për të diskutuar lidhur me vazhdimin e procesit të bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë në dritën e reagimeve vendase e ndërkombëtare pasi që gjatë fundjavës, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, kërkuan mbështetje për një marrëveshje që do të mund të përfshinte edhe ndryshimin e kufijve.
As njëri dhe as tjetri nuk kanë dhënë hollësi se si mund të dukej një marrëveshje e tillë dhe çfarë ndryshimesh do të përfshinte. Presidenti serb e ka shpallur politikë të tij ndarjen ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve në vija etnike. Presidenti i Kosovës, thotë se korrigjimi i kufijve do të nënkuptonte bashkimin me Kosovën të luginës së Preshevës, një zonë me shumicë shqiptare në jug të Serbisë.
Kryeministri i Kosovës shkroi të premten se Kosova “ka paguar një çmim të shtrenjtë për paqen që kemi sot dhe ne nuk duam të hyjmë përsëri në skenarë të rrezikshëm për të rifilluar një ndërhyrje të re të NATO-s. Marrëveshja Përfundimtare Ligjërisht e Obligueshme midis Kosovës dhe Serbisë do të jetë një hap vendimtar për sigurimin e stabilitetit dhe paqes në rajonin tonë. Njohja reciproke dhe paqja e qëndrueshme duhet të jetë rezultati i vetëm kredibil nga kjo marrëveshje. Diskutimi i vazhdueshëm publik mbi ridizajnimin e kufijve dhe shkëmbimin e territoreve është një ftesë për tragjedi të reja në Ballkan, i cili çon në destabilizim, pasiguri dhe rrezikon investimet afatgjata politike dhe të sigurisë për stabilitetin dhe paqen në Kosovë dhe rajon”.
Në postimin e tij, ai thekson se si kryeministër “do të vazhdoj fuqishëm të qëndroj kundër këtyre ideve shkatërruese dhe u bëj thirrje të gjitha vendeve mike dhe institucioneve ndërkombëtare kontribuese për Kosovën, që të kundërshtojnë idetë shkatërruese dhe të mos lejojnë që ato të arrijnë në tryezën e vendimmarrjes”.
Pak pas tij, presidenti Thaçi shkroi se “të gjitha shtetet perëndimore, aleatët tanë, garantuesit e paqes dhe sigurisë në Ballkan po bëjnë përpjekje dhe thirrje për paqe, stabilitet dhe arritje të marrëveshjes përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.
Kjo marrëveshje, shkruan ai, nënkupton njohje të ndërsjellë dhe perspektivë të sigurt të anëtarësimit të Kosovës në BE, NATO dhe OKB.
“Por, fatkeqësisht, individë të caktuar në vendin tonë, me veprimet e tyre po tentojnë të krijojnë panik dhe konfuzion. Kosova, përkundër kësaj, mbetet e përkushtuar për dialog dhe arritje të marrëveshjes paqësore përfundimtare. Thirrjet për luftë dhe tragjedi të reja në Ballkan i takojnë mentalitetit të shekullit të kaluar dhe si të tilla, meritojnë vetëm të hidhen në shportë”, shkroi ai.
Partitë opozitare synojnë që më 4 shtator të mbajnë një seancë të jashtëzakonshme të parlamentit ku do të hidhet për miratim një rezolutë që, siç thuhet “i ndalon presidentit dhe kujtdo tjetër të negociojë për tërësinë territoriale të Kosovës”.
Gjatë së enjtes presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, thanë se kanë biseduar me telefon me ndihmës sekretarin amerikan të shtetit për çështje evropiane dhe euro-aziatike, Wess Mitchell. Gjatë ditës të dy thanë se arritja e marrëveshjes është shumë e vështirë.
Të dy pritet të takohen më 7 shtator në Bruksel me ndërmjetësimin e shefes së politikës së jashtme të Bashkimit Evropian Federica Mogherini në kuadër të asaj që quhet periudha përfundimtare e bisedimeve. Zonja Mogherini tha të mërkurën mbrëma në Vjenë se pret një takim të vështirë në kërkim të një marrëveshjeje ligjore ndërmjet të dyja vendeve.
Gazetari Artan Hoxha, duke marrë shkas nga ngjarja e rëndë k...
Gazetari investigativ, Artan Hoxha, ka treguar të tjera deta...
Gazetari i njohur Artan Hoxha ka folur në lidhje me sulmin n...
Të shtunën, Tuzi në Mal të Zi do të shpallet komunë. Prej 27...
I ftuar në studion e lajmeve në Report TV, gazetari investig...
Sulmi ndaj gazetares Klodiana Lala po komentohet nga gazetar...
Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka zbuluar të tjera detaj...
Një ditë pas të shtënave me armë ndaj banesës së prindërve t...
Një ditë pas sulmit me breshëri kallashnikovi, në banesën e ...
Mëngjesin e tetë marsit 2017 rreth orës 10.40 minuta në zonë...
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë, ka reaguar ashpër sot në lidh...
Unioni i gazetarëve ka reaguar ashpër ndaj, vendimit të Pro...
Kur kanë kaluar më shumë se 24 orë nga ngjarja e rëndë, ku b...
Gazetari dhe editori i CNA.al, Elvi Fundo u dhunua bararisht...
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, po...
E ftuar në studion e Report Tv, ministrja e Shëndetësisë dhe...
Analisti i njohur, Fatos Lubonja ka reaguar sot në lidhje me...
Gjermania e refuzon shkëmbimin e territoreve si zgjidhje për...
Analisti i njohur, Fatos Lubonja në një analizë të botuar në...
Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka fajësuar opozitën për in...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ukraina pret të ketë aftësinë teknike për të prodhuar rake...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se ende beson se h...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...