Plagoset shtetasi në ambientet e Poliklinikës/ Në pranga babë e bir në Shkodër
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Nga burgu i Burrelit në internim në Kuç të Kurveleshit? Si e persekutoi regjimi komunist një ndër personalitetet më të spikatura të fillimshekullit të shkuar në fushën e jurisprudencës.
Baltazar Benussi është hartuesi i legjislacionit shqiptar të periudhës së Monarkisë. Është një ndër personalitetet më të spikatura të fillimshekullit të shkuar në fushën e jurisprudencës. Baltazar lindi më 6 janar të vitit 1897, në qytetin e Shkodrës. Studimet e para i kreu në Kolegjin Saverian të këtij qyteti.
Baltazar Benussi ndërpreu studimet në këtë kolegj për t?i vazhduar katër vitet e fundit në Kolegjin Jezuit të Peshtit në Hungari. Pas përfundimit të studimeve atje, më 1916 u kthye në vendlindje.
Në vitin 1920 iu aprovua e drejta për të ndjekur studimet në degën e Jurisprudencës pranë Universitetit të Romës në Itali, shkuan kujto.al.
Benusi Baltazar u diplomua në vitin 1924 pranë universitetit të Romës. Më vonë vazhdoi studimet duke mbrojtur gradën shkencore, Doktor në Jurisprudencë. Është një nga hartuesit e Legjislacionit modern shqiptar të periudhës së Monarkisë shqiptare.
Pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, ai ushtroi profesionin e avokatit për pak kohë. Në vitin 1947 u arrestua në qytetin e Beratit, i akuzuar për agjitacion e propagandë dhe si pjesëmarrës në organizatën «Bashkimi Demokrat».
Më 30 mars 1948, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor me akuzën: « Ka marrë pjesë në mbledhje të ndryshme dhe ka hapur parulla, me qëllim që të ulin prestigjin e Shtetit dhe të ngjallin pabesim ndaj masës së popullit» dhe e dënoi me 15 vjet heqje lirie, humbjen e të drejtave civile e politike për 5 vjet kohë, si dhe me konfiskimin e gjithë pasurisë së tij, të luajtshme e të paluajtshme. Por një muaj më vonë, më 21 prill të po atij viti, Këshilli i Gjykatës së Lartë Ushtarake ia ktheu dënimin në 5 vjet heqje lirie dhe konfiskim të gjysmës së pasurisë.
Më 20 gusht të vitit 1948, Komiteti Ekzekutiv i K.P. të rrethit të Tiranës vendosi sekuestrimin e të gjithë pasurisë së tij. Si pasojë e këtij vendimi u sekuestruan tre vila luksoze në Tiranë, kurse familja e tij u nxorr me përdhunë nga shtëpia vetëm me petkat e trupit dhe u dëbua nga Tirana për në Shkodër.
Dënimin e plotë e vuajti në burgun e Burrelit. Pas lirimit, në vitin 1956 u internua për katër vjet në Kuç të Kurveleshit. Dymbëdhjetë vitet e fundit, për të siguruar bukën e gojës, u lejua të shiste cigare në një kinkaleri në qytetit të Shkodrës. Vdiq në vitin 1982 në Shkodër.
Familja Benussi me origjinë nga Rovignio d?Istria e Italisë
Origjina e hershme e familjes shkodrane Benussi është nga një provincë italiane afër qytetit të Triestes e quajtur Rovignio d?Istria, që në atë kohë ishte nën Perandorinë Austro-Hungareze dhe sot ndodhet në territorin e Kroacisë. Ajo provincë italiane prej nga është dhe origjina e hershme e familjes shkodrane Benussi, pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore kaloi nën administrimin e ish-Jugosllavisë dhe pas shpërbërjes së saj në fillimin e viteve 1990-të, ajo kaloi nën juridiksionin e shtetit Kroat në të cilën ndodhet edhe sot. I pari i kësaj familje është quajtur Giorgio Bernardo Benussi dhe ka lindur në atë provincë të Italisë në vitin 1801.
Giorgio u diplomua në Akademinë Navale (Detare) të Triestes aty nga viti 1823 dhe punoi për disa vjet si marinar pranë Flotës Ushtarake Italiane, në specialitetin e udhëtimeve të gjata për të cilën dhe ishte diplomuar.
Pasi kishte shërbyer për disa vjet pranë asaj marine, aty nga viti 1828, atij i erdhi një kërkesë nga Veziri turk i Shkodrës, për të ardhur në atë qytet si specialist i armës së Artilerisë së rëndë. Giorgio Bernardo Benussi iu përgjigj pozitivisht ftesës së Vezirit të Shkodrës dhe aty nga shtatori i vitit 1828, ai la vendlindjen e tij Triesten dhe erdhi në qytetin e Shkodrës së bashku me bashkëshorten e tij Terezën e dy vajzat, Antonian dhe Giovanën.
Nga dëshmi të ndryshme gojore të trashëguara në disa breza, thuhet se Veziri turk i Shkodrës i bëri një pritje të ngrohtë Giorgio Benussit dhe i ngriti atij një shtëpi të mirë aty ku sot ndodhet lagjia Perash, në pjesën e banuar nga katolikët.
Po kështu lidhur me ardhjen e Giorgios në qytetin e Shkodrës ka dhe një version tjetër, ku thuhet se ftesa nga Veziri i Shkodrës iu bë atij pasi ai kishte ardhur në atë qytet si vizitor, ku dhe u njoh personalisht me Vezirin.
Pasi shërbeu për disa vjet si specialist i Artilerisë së rëndë pranë Vezirit të Shkodrës, Giorgio Benussi u largua që andej dhe hapi një farmaci private në qendrën e qytetit, për të cilën thuhet se ka qenë dhe e para farmaci që është hapur në Shkodër.
Po kështu, krahas aktivitetit të tij tregtar farmaceutik, me të cilin kryesisht merrej bashkëshortja e tij italiane Terezina, Giorgio hapi dhe disa kurse të gjuhës italiane me pagesë, ku mësonin kryesisht fëmijët e aristokracisë së qytetit të Shkodrës, të cilët përgatiteshin për të ndjekur studimet në Itali dhe shtete të tjera të Europës. Aty nga viti 1850-të, teksa Giorgio Bernardo Benussi vazhdonte të banonte në qytetin e Shkodrës, i lindi dhe një fëmijë tjetër i cili u quajt Gasper.
Giorgio jetoi deri aty nga viti 1869 dhe pas vdekjes së tij me aktivitetin farmaceutik u mor djali i tij Gasperi, i cili u shkollua në Kolegjin Saverian të qytetit të Shkodrës, që ishte fare pranë shtëpisë së tyre.
Një aksident i rëndë është regjistruar pak më parë në autost...
Deputeti i Partisë Demokratike , Agron Shehaj me anë të një ...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Ball...
Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili, ka reaguar ...
Në prag të fillimit të sezonit të ri shkollor është rritur n...
Kur bëhet fjalë për shërbimet fotografike, është pak të thua...
Tashmë që verës po i vjen fundi dhe postimet me bikini po re...
Ish-Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka reaguar në l...
Prej më shumë se një muaji kreu i PD –së Lulzim Basha, ishte...
Zjarrvënia e qëllimshme vijon të jetë problem edhe këtë sezo...
Kursimet e familjeve shqiptare janë të pakta dhe shumica e t...
Denar Biba ka reaguar në lidhje me publikimin e një audio-pë...
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka ritheksuar ditën e so...
Një djalosh 9-vjeçar është vetëvrarë, duke i dhënë kështu fu...
Komisionieri publik ka ankimuar vendimin e Komisionit të Pav...
Mijëra njerëz mbushën rrugët e Kemnitzit, një qytet në Gjerm...
Ish-kryeministri Sali Berisha, nëpërmjet postimeve në rrjete...
Deputetja demokrate, Grida Duma, ka komentuar takimin inform...
Gjithnjë e më shumë vajzat përpiqen të sjellin në modë gjëra...
Të gjithë e kemi të vështirë të gjejmë mënyrën e duhur për t...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Një i mitur është kapur dhe shoqëruar në organet policore,...
Rreth orës 07:10, shërbimet e Stacionit të Policisë Farkë ...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka përshkallë...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...