Fotolajm/ Vip-at e paguar nga Veliaj që protestojnë kundër Ramës
Një pjesë e personazheve publikë, të ashtuquajturit “VIP”-...
Një pjesë e personazheve publikë, të ashtuquajturit “VIP”-...
Të rinjtë e Smile Albania, kanë pastruar sot zonën në të dyja anët e pikës kufitare të Morinit.
I pranishëm në aktivitet ishte edhe Ministri i Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi, i cili ishte i shoqëruar nga kreu i Bashkisë së Kukësit, Bashkim Shehu dhe përfaqësues të komunës së Prizrenit.
Ministri Klosi në fjalën e tij, e cilësoi të nevojshëm pastrimin, ndërsa u bëri thirrje pushtetit lokal në të dyja anët e kufirit , për të ndihmuar në mirëmenaxhimin e mjedisit.
Ndër të tjera, Klosi theksoi rëndësinë e zhvillimit të projekteve rajonale dhe mjedisore, për zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit.
Fjala e plotë e Klosit
Projekti ?Smile Albania? po konkludon dhe jemi në 10 ditëshin e fundit të një përpjekjeje tonë 2 mujore për të dëshmuar se në Shqipëri ka mikëpritje për këdo turist vendas apo të huaj. Kemi dy muaj që në të gjithë Shqipërinë, në të gjitha pikat hyrëse ne kemi shpërndarë buzëqeshje dhe bashkë me buzëqeshjet kemi shpërndarë edhe nëvojën që të kemi edhe më shumë pastërti.
Edhe sot do të doja të falenderoja shumë edhe të dy kryetarët e bashkive, të bashkisë së Kukësit dhe të komunës së Prizrenit që mbështetën këtë nismë të projektit ?Smile? për të pastruar zonën ndërmjet dy kufijve. E bëjmë në mënyrë simbolike dhe të nevojshme.
E bëjmë në mënyrë simbolike pasi kemi nevojë që të dëshmojmë se nuk ka kufi dhe ne në të dy anët e bjeshkëve e kuptojmë se turizmi është një industri që duhet ta zhvillojmë me shumë sukses. E bëjmë në mënyrë simbolike që dy bashkitë, e Kukësit dhe të Prizrenit, ndihmojnë për të pastruar në këtë moment kur hyjnë kaq shumë turistë vendas dhe të huaj.
E bëjmë në mënyrë simbolike që ka ardhur koha që ashtu siç e tha edhe kryetari I bashkisë së Kukësit për ta parë projekte rajonale, jo vetëm për turizmin, jo vetëm për ta parë këtë zonë një produkt turistik që turistët të gjejnë bukuritë e bjeshkëve pa parë se ku është vija e kufirit, por njëlloj të gjejnë mikpritje si në këtë anë dhe në atë anë të kufirit, për të patur mundësinë që këtë zonë ta trajtojmë së bashku me projekte natyrore, por edhe mjedisore, për të parë së bashku me qeverinë e Kosovës që liqenin e Fierzës ta mbajmë pastër nga prurjet e lumenjve dhe të kemi mundësinë që këtë zonë kaq të bukur mos ta ndotim me mostrajtimin e duhur të mbatjeve urbane në të gjitha qytetet dhe njësitë administrative të kësaj zone të malësisë.
Por po ashtu e bëjmë për të parë fare qartë që në këto ditë, derisa të mbyllet sezoni turistik, deri në fund të shtatorit, ata që do të kalojnë pikën e 4Morinës, turistët, por sidomos vëllezërit tanë nga Kosova, të gjejnë jo vetëm buzëqeshjen e projektit ?Smile?, por edhe një pastërti shumë të nevojshme në gjithë këtë zonë, në të dyja anët e kufirit. E them këtë, sepse siç kishim statistikat që vijnë nga drejtoria e policisë, vetëm në katër orët e para të mëngjesit, 04.00-08.00, kanë hyrë 32 mijë shtetas kosovarë që i janë drejtuar bregdetit shqiptar për pushime, duke shfrytëzuar pas festës së Bajramit, 10 ditëshin e fundgushtit, por edhe dy javëshin e parë të shtatorit dhe vetëm sot në një ditë, pritet që të kalojë numri 70 mijë i shtetasve kosovarë që vijnë për turizëm në Shqipëri.
Pra është një numër i konsiderueshëm, që të çon te debati për praninë e turistëve të huaj, një debat që nuk ka shumë vlerë, por vlera më e madhe është që ne duhet të vazhdojmë të presim turistët e huaj. Shqipëria, pa dyshim, edhe në këtë vit, do të kalojë numrin e 5.5 milionë turistëve të huaj dhe po t?i shtojmë edhe turistët shqiptarë në shifra që kthehen në 6 milionë turistë që kanë shfrytëzuar bregdetin dhe pasuritë tona natyrore. Por pika e Morinës është shumë e nevojshme për të qenë sa më mikpritëse dhe sa më e pastër, pasi në një vit ne presim mbi 1.7 milionë shtetas kosovarë që kalojnë këtë pikë kufitare dhe vijnë të kalojnë pushimet në Shqipëri.
E kemi shumë të nevojshme atë që kemi thënë edhe në takimet që bëmë në Prizren, edhe këtu në Kukës dhe vazhdojmë ta themi: bregdeti është i njëjtë, bregdeti është i përbashkët, bregdeti nuk ka ndarje për shqiptarët e Shqipërisë dhe të Kosovës, mikpritja është e njëjtë, mikpritja është e përbashkët, mikpritja shqiptare është e njëjtë për të gjithë qytetarët në të dy anët e kufirit. Ndaj dhe ne do të bëjmë sot këtë aksion dhe operacion simbolik, do të bëjmë një aksion që mbulon të gjithë sipërfaqen nga kufiri kosovar deri në afërsi të liqenit të Kukësit për ta patur mundësinë që të bëjmë një siatuatë më të pastër edhe nga fluksi shumë i madh i njerëzve që jo gjithmonë e kanë kërkesën e tyre të parë për të mbajtur të pastër mjedisin.
Prandaj 200 të rinj të projektit ?Smile? nga Shkodra, Lezha, Durrësi dhe Tirana dhe të rinj të projektit ?Smile? që kanë qenë gjatë gjithë kohës në pikën e Qafë-Morinës do të punojmë sot për ta bërë këtë sipërfaqe shumë të pastër. Falenderoj kryetarin e bashkisë së Kukësit që iu bashkua operacionit dhe kryetarit të komunës së Prizrenit që iu bashkua anës tjetër për të krijuar një operacion të përbashkët simbolik, për të vazhduar më tej me operacione të tjera, të cilat do të kërkojnë që edhe atë që ka logo projekti ?Smile?, që të mbajmë pastër qe te gjejme paster.
Ne do ta përpiqemi që të vazhdojmë edukimin mjedisor si një ndër gjërat më të rëndësishme që qeveria shqiptare, Ministria e Mjedisit dhe e Turizmit do të kenë edhe në vitin e ardhshëm, në kuadër të një Shqipërie europiane turistike. Shumë faleminderit të gjithë të rinjve për operacionin që kanë ndërmarrë gjatë këtyre dy muajve. Ju bëj edhe një herë thirrje që në këto 10 ditë që kanë mbetur të jemi çdo ditë në krye të detyrës dhe me të njëjtin entusiazëm si ditën e parë kur e filluam operacionin ?Smile Albania?. Suksese. /CNA.al
Fillim gushti 2018. Një javë në Maltë. Familjarisht. Bukur. ...
Një aksident me pasojë plagosjen e katër personave është reg...
Raporti i INSTAT i publikuar gjatë ditës së sotme për akside...
Gjatë pasdites së sotme policia njoftoi, se ishte sekuestuar...
Sulmuesi polak i Bayernit të Mynihut, Robert Levandovski, ka...
1 milionë euro janë sekuestruar nga Task Forca e Ministrisë ...
Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e ndodhur mbrëmë në fsha...
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka zhvilluar një takim me eks...
Motra e Shkëlqim, Halil, Ylli dhe Fatmir Haklajt të vrarë në...
Ish-Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti ka reaguar në lidh...
Nga Lorenc VangjeliPrania e diçkaje mund të ndjehet kryesish...
Të tërhiqen më shumë punonjës të kualifikuar në Gjermani – k...
Zjarret në çerdhen nr. 14 dhe nr. 16 në Tiranë, që përveç dë...
Gazetari Denis Dyrnjaja me anë të një postimi në rrjetet soc...
Në Shqipëri vihet re një rritje e numrit të azilkërkuesve ng...
Gjatë këtyre ditëve India ka qenë është përfshirë nga rreshj...
Policia ka arrestuar shkaktarin e aksidentit të rëndë të ndo...
Emigrantët shqiptarë janë dyndur drejt kufirit grek, pas fes...
Ish-kryeministri Sali Berisha me anë të një postimi në profi...
Fluksi i njerëzve që kthehen në shtetin fqinj Greqi, është v...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...