Çështja e Zvërnecit/ Rama: Nuk ka projekt të miratuar
Kryeministri Edi Rama ka folur për mediat para samitit BE-...
Kryeministri Edi Rama ka folur për mediat para samitit BE-...
Të tërhiqen më shumë punonjës të kualifikuar në Gjermani ? ky është qëllimi i ligjit në planifikim të migracionit, që është duke e përgatitur aktualisht qeveria federale.
Një gjë e kanë të qartë autorët e projektligjit të ri për migracionin e punës: papunësia e ulët dhe popullsia në plakje në Gjermani ua bëjnë të vështirë sipërmarrjeve, që t?i zenë me punonjës të kualifikuar vendet vakante të punës. Po ashtu autorët e projektligjit e pranojnë, që edhe punësimi i shtetasve të BE-së nuk do të jetë i mjaftueshëm, për të kompensuar mungesën e punonjësve të kualifikuar në tregun gjerman.
Gjermania për këtë arsye duhet të jetë shumë më efektive në tërheqjen e punonjësve të kualifikuar nga vendet e treta, thuhet në dokumentin përkatës ? me vende të treta nënkutpohen vendet jashtë BE-së, shkruan DW.
Dokumenti i formuluar nën drejtimin e Ministrisë së Brendshme dhe i pasuar për plotësim në Ministrinë e Punës dhe të Ekonomisë në fund të gushtit do t?i dorëzohet kabinetit të kancelares Angela Merkel. Me këmbënguljen e ministrit të Brendshëm kristiansocial (CSU)Horst Seehofer synohet që të evitohet një ?migrim në sistemet e sigurimit social?.
Gjermania nuk preferon sistemin e pikëve
Ndryshe nga vendet si Britania e Madhe, Kanadaja dhe Australia, qeveria gjermane nuk do të aplikojë sistemin e pikëve. Në një sistem të tillë migrantët i nënshtrohen një verifikimi prej disa etapash, në të cilin vlerësohen kryesisht arsimimi, gjendja financiare, njohuritë e gjuhës dhe aftësitë për në tregun e punës. Sipas kushteve që plotësojnë migrantët klasifikohen me një numër të caktuar pikësh. Nëse numri i pikëve është i lartë atyre u jepet një vizë. Nëse numri i pikëve është i ulët, ata nuk pranohen.
Një sistem i tillë me pikë u propozua në vitin 2016 nga partia socialdemokrate. Asokohe propozimi u mirëprit edhe nga partitë e tjera të qendrës së majtë. Në draftin aktual rekomandohet, që njerëzit të përzgjidhen mbi bazën e kritereve të sipërpërmendura, por jo me sistem pikësh.
Se si mund të bëhet vlerësimi në rrethana të tilla, për këtë ekspertët aktualisht nuk janë të qartë. ?Shtroj pyetjen, se si mund të zbatohet kjo?, thotë Thomas Liebig, studiues i migracionit pranë OECD-së (Organiazat për Bashkëpunimin Ekonomik dhe Zhvillimin). ?Unë nuk e di, se si mund të vlerësohen kritere të tilla. Në këtë rast është i nevojshëm një sistem pikësh.?
Rregullore e thjeshtë për kandidatët e kualifikuar
Për njerëzit me nivel të lartë arsimimi Gjermania ka ndërkohë një ndër ligjet më të thjeshta të migracionit në mbarë botën. ?Në kushtet aktuale është më e thjeshtë të vish në Gjermani se sa p.sh. të shkosh në Kanada?, thotë Liebig. ?Sistemi gjerman përqendrohet ndërkohë tek kualifikime mjaft formale. Nëse keni kualifikimin dhe një punë, mund të vini në Gjermani. Madje nuk është e detyrueshme të flisni gjermanisht.?
Njerëzve me kualifikim të nivelit të lartë Gjermania u jep një vizë. Ju mund të vini edhe pa një vend konkret pune në Gjermani dhe të kërkoni punë.
Por ajo që mungon në Gjermani, janë njerëzit me kualifikim të ashtuquajtur të nivelit të mesëm: infermiere, kujdestarë, ndihmës në kopshtet e fëmijëve dhe profesionistë si elektriçistë apo marangozë. Për të gjitha këto zanate duhet të ketë një kualifikim të zyrtarizuar. Sipas Liebig punë të tilla mbulojnë 60 përqind të tregut gjerman të punës.
Deri tani ka pasur pengesa për njohjen e kualifikimeve të tilla. Shmangia e kësaj pengese, parashikohet në draft si ?kyçi për një integrim të sukseshëm në tregun e punës? .
Shembull Danimarka
Është e paqartë në draft, se çfarë kërkesash të mëtejshme janë të nevojshme: çfarë niveli të njohurive të gjuhës gjermane duhet të vërtetojë migranti i mundshëm? Duhet që aplikantët të kenë një ofertë konkrete pune nga një ndërmarrje gjermane?
Ndërkohë duket, sikur qeveria gjermane po tenton të japë viza për ata që kërkojnë punë dhe kanë një nivel mesatar kualifikimi. Një model i tillë është provuar si mjaft i preferuar në Danimarkë. Por në Gjermani me këtë nuk ka asnjë përvojë.
Shumë gjëra varen nëse punëdhënësit gjerman janë të gatshëm ta marrin parasysh një risk të tillë, pra të punësojnë njerëz me vizën përkatëse. ?Kjo është një pikëpyetje e madhe?, thotë Liebig. Ai tërheq vëmendjen, se shumë sipërmarrje gjermane nuk preferojnë të punësojnë njerëz nga jashtë. ?Ne i kemi pyetur punëdhënësit gjerman, nëse kanë interes të marrin punonjës nga tregje të huaja pune. Përgjigja dominuese ka qenë: jo, në asnjë mënyrë.?
?Për momentin duket sikur po aplikohet një sistem prej dy etapash: vijnë njerëz që kërkojnë punë. Nëse gjejnë një vend pune, atëherë ata marrin një vizë?, shpjegon Liebig.
Thjeshtimi i burokracisë
Për t?u bërë më atraktive për njerëzit me aftësi të veçanta apo arsimim të caktuar, Franca para pak kohësh ka precizuar një ligj migracioni. Ashtu si në Gjermani synohet që të thjeshtohet burokracia. Në rastin e Francës kjo prek kryesisht punonjës me funksione drejtuese për sipërmarrje ndërkombëtare, të cilët fitojnë mbi 5.000 Euro në muaj ? normalisht këta janë shkencëtarë, punonjës në industrinë e argëtimit, punonjës sezonalë dhe profesione të regjistruara.
Ndërsa Suedia ndjek një politikë shumë më liberale ? ?parimisht atje mund të shkosh për çdo lloj pune?, thotë Liebig. Franca në të kundërt është e mbyllur. Gjermania do të pozicionohet diku në mes.?/ CNA.al
Zjarret në çerdhen nr. 14 dhe nr. 16 në Tiranë, që përveç dë...
Gazetari Denis Dyrnjaja me anë të një postimi në rrjetet soc...
Në Shqipëri vihet re një rritje e numrit të azilkërkuesve ng...
Gjatë këtyre ditëve India ka qenë është përfshirë nga rreshj...
Policia ka arrestuar shkaktarin e aksidentit të rëndë të ndo...
Emigrantët shqiptarë janë dyndur drejt kufirit grek, pas fes...
Ish-kryeministri Sali Berisha me anë të një postimi në profi...
Fluksi i njerëzve që kthehen në shtetin fqinj Greqi, është v...
Profesori i njohur Agron Gjekmarkaj, në një opinion të botua...
Profesori i njohur Agron Gjekamarkaj, në një opinion të gjat...
Presidenti i Republikës, Ilir Meta mori pjesë sot paradite n...
Angela Merkel do të vizitojë këtë javë Azerbajxhanin, ku në ...
Mëngjesin e sotëm bregdetin e Durrësit e kanë pushtuar delfi...
Këtë sezon markat më të njohura të modës po i rikthehen rrën...
E keni dëgjuar ndonjëherë pyetjen: Pse hap gojën kur vendos ...
Mënyra më e mirë për të rritur numrin e ndjekësve në Instagr...
Aktori Ernest Zymberi, i cili është bërë i njohur me rolin e...
Gjykata e Lartë i bën thirrje gjyqtarëve të Gjykatave të Ape...
Raportuesi gjerman i grupit parlamentar CDU/CSU për Shqipëri...
Pas lindjes së vajzës së tretë të Kim dhe Kanye është përfol...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...