Dosja Meta/ Sot seanca në GJKKO, mbështetësit e ish-presidentit para gjykatës
Sot në GJKKO do të zhvillohet seanca ndaj ish-Presidentit ...
Sot në GJKKO do të zhvillohet seanca ndaj ish-Presidentit ...
Nga Mero Baze
Ka një përpjekje ekstreme për të përfshirë Tepelenën si qytet dhe më pas politikën lokale aty, në një debat të pandershëm. Bëhet fjalë për ish- kampin famëkeq të Tepelenës në vitet 1949- 1953, i cili ishte një nga dy kampet e të internuarëve në Shqipëri, së bashku me atë të Krujës. Të persekutuarit e Jugut u çuan në Krujë, ndërsa ata të Veriut në Tepelenë.
Debati ka marrë ngjyra ekstreme politike, për shkak të përpjekjes për të përdorur të shkuarën e keqe të këtij kampi, në kontekstin e sotëm politik, nga disa tipa të dështuar si antikomunstë, që nuk dinë si t?i bien në sy lidershipit të opozitës.
Nga ana tjetër, ka një reagim po aq të tepëruar për të ?mbrojtur? nderin e Tepelenës, duke rënë në kurthin e provokimit.
Është padiskutim gjë e ligë, ta identifikosh persekutimin dhe vuajtjen katërvjeçare në një kamp, me emrin e Tepelenës, dhe ta vendosësh në kontekst krahinor, gjë që nuk ndodh për Krujën analoge, nga ana tjetër. Pra, shihet qartë, se kur thuhet ?Kampi i Tepelenës?, dikush kërkon ta identifikojë me Tepelenën, ndërkohë që ai është thjesht ?Një kamp në Tepelenë? dhe jo ?Kampi i Tepelenës?.
Tepelena, ashtu si pjesa tjetër e Shqipërisë, ka pasur historitë e saj të persekutimit komunist, të burgosurit dhe të pushkatuarit e saj, dhe nuk ka qenë, as simbol i diktaturës, dhe as është e kompleksuar nga historia e saj krenare antifashiste.
Kur them ky debat është i lig, kam parasysh se ai është bërë për të provokuar një reagim po kaq ekstrem.
Lexova sot një thirrje që i bëhej kryetarit të Bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi, për të mos pranuar as aktivitet përkujtimor për Ditën Europiane të Përkujtimit të Viktimave të Sistemeve Totalitare, që do të mbahet në Tepelenë më 23 gusht.
Kjo është të biesh në lojën e ligë të atyre që theksojnë gjithmonë togëfjalshin ?Kampi i Tepelenës?, dhe nuk i referohen si një ?Kamp internimi? që ishte në Tepelenë.
Në atë kamp padiskutim kanë ndodhur po ato gjëra që kanë ndodhur në kampin e Krujës, në Porto Palermo, Berat, apo Lezhë.
Përgjegjësia për krimet e diktaturës nuk është gjeografike, por politike. Për to nuk kishte rëndësi në kë territor kryheshin, por kush i kryente. Dhe si e tillë, lufta e ligë që bëhet ndaj përdorimit të togëfjalëshit ?Kampi i Tepelenës?, është gati racist dhe duhet ndaluar.
Por reagimi ndaj tij duhet të jetë i matur, për ta zhvlerësuar atë, dhe jo për t?i dhënë kësaj beteje të ligë, një palë të panevojshme.
Tepelena nuk ka asgjë për të fshehur nga ajo që ka ndodhur. Shkoni në Turan, se ua tregojnë pleqtë e mbetur si kanë bashkëjetuar me vdekjen e të ardhurëve. Shkoni në Kodër, ku ngarkoheshin tjegullat për kampin, t?u tregojnë histori për gratë që i mbanin ato në krah 9 km dhe poshtë tjegullave merrnin dhe vezët që u dhuronin fshatarët, apo ndonjë shishe qumështi.
Ata që janë gjallë mund të dëshmojnë pa asnjë kompleks se sa i kanë ndihmuar banorët e zonës të internuarit, si kanë bashkëjetuar me ta, si kanë ndarë bashkë varfërinë dhe kafshatën e bukës, si janë përpjekur t?u shpëtojnë epidemive që nuk ishin vetëm në kamp, por dhe në zonën përreth.
Tepelena është krenare për anën e saj njerëzore në këtë histori. Dhe ajo njerëzillëkun ka në dorë. Vendin e kampit e ka pas në dorë shteti. Për përgjegjësinë politike rreth kampit, ka një adresë të qartë se kush është.
Më 23 gusht në Tepelenë, do të ekspozohen regjistrat e përpunimit nga Sigrumi i Shtetit të mbarë zonës së Tepelenës. Do të ketë pjesë nga dosja e Trifon Xhagjikës, poetit të pushaktuar për lirinë e fjalës dhe bindjeve antikomuniste, nga dera e njohur e Xhagjikajve, dosja e Neim Pashës, dosjet e personazheve kryesore të kryengritjes s? Zhapokikës, dosja e Zenel Shehut, dosje informative të të pushkatuarve, lista të Sigurimit me të arratisurit dhe të vrarët n? kufi, raporte informative për banda diversantësh dhe dosjet e Sigurimit të kampit të Bënçës, çka ëshët një dëshmi e thellë e persekutimit të Tepelenës, dhe jo e persekutimit nga Tepelena.
Ky debat duhet të marrë fund, ose së paku duhet injoruar si një provokim dështakësh. Tepelena dhe tepelenasit, kanë qenë shpresë për të. Përpjekja për ta politizuar këtë debat, dhe akoma më keq, për të përfshirë aty dhe kryetarin aktual të Bashkisë, i cili ka lindur 20 vjet pasi ishte prishur ai kamp, është politizim i dëmshëm i kësaj çështje dhe mungesë respekti për atë që kanë bërë tepelenasit dhe atë që duhet të bëjnë sot për të respektuar historinë e tyre.
Lëreni Tërmetin të merret me të sotmen e Tepelenës, se për fat e ka bërë atë qytet, shumë më të mirë se shumë paraardhës të tij, dhe mos e ngatërroni me historinë e politizuar të Shqipërisë. Falë tij, sot mund të shkosh të bësh një konferencë pa të ardhur turp në Tepelenë, dhe po falë punës së tij, mund të kemi një qytet më të mirë, jo vetëm për vendasit, por dhe mysafirët.
Tepelena nuk ka zgjedhur të ketë një kamp. Atë e kanë zgjedhur siç kanë zgjedhur Spaçin, Qafë Barin, Batrën, Lezhën apo Krujën, dhe ky debat këtu merr fund. Nuk ka ?Kamp të Tepelenës? por ?Kamp në Tepelenë?.
Dhe nuk ka histori të Tepelenës që mund ta tregojë dikush me gisht si njollë turpi. Ka vetëm disa dështakë që pasi nuk ja kanë dalë t?i bien në sy dikujt si antikomunistë, tani duan të duken anti-tepelenas, pasi kështu mund të bien në sy të atyre që duket sikur ua ka marrë pushtetin Tepelena. Fatkeqësisht për ta, Tepelena ua ka marrë pushtetin edhe në shtëpinë e Lulzim Bashës. Kjo është pak dëshpëruse për ta. Por jo racizmi i sforcuar me kampin në Tepelenë.
Mediat italiane kanë raportuar, se banesa e prindërve të mi...
Shembja e urës në Genova, tri ditë më parë ka ngritur alarmi...
Pas mbarimit të mandatit të zëvendës ambasadorit amerikan në...
Një banesë në Fier është përfshirë nga flakët gjatë pasdites...
Nëpërmjet një mesazhi mjaft të ëmbël të postuar në rrjetet s...
23 emigrantë nga vendet e Lindjes së Mesme, të cilët kishin ...
Monedha vendase ka fituar pikë përkundrejt të gjitha valutav...
Edi Rama, studenti 18-vjeçar i cili është djalë i refugjatëv...
Ministria e Arsimit dhe Sportit ka reaguar pas lajmeve të bë...
Këngëtarja e njohur, Elsa Lila prej kohësh është “zhdukur” n...
Deputeti socialist Jurgis Çyrbja, ka reaguar pas akuzave te ...
Në një dalje për mediat pasditen e sotme, deputeti i Partisë...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në ...
Televizioni Kombëtar Top Channel po tregon çdo ditë e më shu...
Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka bërë dek...
Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, ka zbuluar...
Nga Ilir Levonja*Mamoudou Gassamas, një emigrant afrikan, Re...
Kontrolli i pasurisë është një ndër tre kriteret kyçe të pro...
Kancelarja gjermane Angela Merkel vijon të jetë e prërë në d...
Dasma e Sara Hoxhës dhe Ledion Licos ishte një ndër eventet ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...