Pezullohet nga detyra ish-drejtori i Policisë Shkodër/ Nuk pranoi postin e ri
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezuluar nga detyra ish...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezuluar nga detyra ish...
Nga Ilir Levonja
*Mamoudou Gassamas, një emigrant afrikan, Republika e Malit një ish koloni franceze, në 26 maj të këtij viti, i shpëtoi jetën një fëmije 4 vjeçar që rrezikonte të binte nga ballkoni. Ngjiti për 30 sekonda 4 kate, me nervin e instiktit, si e si të shpëtonte një jetë njeriu. Sot ai njihet ndryshe edhe si njeriu merimangë, apo i famshi Spider Man (super heroi) i krijuar nga Stan Lee dhe Steve Ditko më 1962. Ai super hero që sot dominon fantazinë e brezave në miliona versione filmash të të gjitha llojeve zhanrore.
Mamoudou Gassamas, apo shqip Mamuduja, një emigrant rrugësh e realizoi super heroin në sytë e publikut, pa ndihmën e teknikës dhe të tjerave, thjesht nga instikti. Fal kohës, ku gjithkush disponon një kamera, u bë e mundur që aktin e tij ta shohim të gjithë. Megjithatë çfarë ishte e rëndësishme, qe reagimi social në nivel bashkiak e qeveritar. Ku Mamuduja mori të gjithë titujt e mundshëm të nderit, madje nga dora e vet presidentit të Francës.
Madje ishte vet ky presidenti, Macron, i cili i tha publikisht që Franca e ka për nder të të ketë qytetarin e saj. Mendojeni si si tingëllojnë këto fjalë përpara një emigranti gomonesh, a trailerash, të cilët me borxhe, pa buke, pa ujë etj…, marrin rrugën e emigrimit. Por ky është emigranti, heroi. Dhe ndofta shumë prej nesh kujtojnë fgjithmonë jalët e një futbollisti bashkëkohës, katalanas si Injesta, kur cilësimit të gazetarit se ai ishte hero, iu përgjigj. Unë hero? Mendoj se vetëm argëtohem. Argëtoj veten dhe të tjerët. Por hero është ai baba që emigron si e si të përmisojë jetën e fëmijëve të tij…
Ndodhi dhe në Shqipërinë tonë një shembull i tillë…, pavarësisht se natyra rreth nuk kishte një kamera të na e tregonte. Mirëpo ndodhi. Ekziston edhe aty një Mamudu që Zoti e kish çuar të peshkonte atë ditë. Një Mamudu zë ulët, që kish bërë edhe ndërhyrësin e ndihmës së shpejt, edhe qytetarin duke telefonuar policinë etj. Por ndjeshmëria kolektive është e prirur tek ububuja. Gruaja a nëna që tentoi të mbyste fëmijët e saj. Dhe u duket një fantazi e shfrenuar që u kënaq logjikën personale, rrëfimi i saj për keqtrajtimin. Atë që i shoqi e keqtrajtonte dhe asaj i bëhej sikur rriheshin edhe fëmijët e saj. I bëhej një botë e mbrapshtë nga e cila ajo donte të shpëtonte vetveten dhe fëmijët. Nuk kemi lënë gjë pa thënë për ‘të, megjithëse nga ana tjetër themi që atë që ta bën fëmija nuk ta bën as perëndia. Por ne gjykojmë në kokë, nuk gjykojmë me krahë marrje, gjerë. Megjithëse katërçipërisht jemi të bindur që nuk ka prind t’ia bëj fëmijës atë që bëri ajo. Dhe kjo nga përvojat jetësore që nuk është prindi, nuk është nëna apo babai, por diçka tjetër…, bota e fantazmave, sëmundja.
Megjithatë jemi tek ai peshkatari i Semanit.
Vura re se veç Bashkisë Fier, atij kryebashkiakut që i kish afruar punë etj. Ndjesia sociale, kryeministër, lider opozite etj…, deri tek presidenti qe zero. Sot e nesër ata edhe mund të ndihen pasi shoh një lloj tendece në shtyp…, por nuk do të mjaftoj. Ose do jetë ndonjë si ato vulgaritet tona, si pas të vjelave etj. Dhe ajo që është më vrastarja është butaforizmi jonë, jeta jonë me krijimin e rrangjeve, lisave dhe pretendimi i njëshave që gjithçka kalon nga ata. Pushimet olimpike të Zotave të kupolës që nuk duan as mizën tek perdja e puplinit, pavarësisht se në Selenicë bëhet hataja, pavarësisht se një peshkatar myzeqar shpëton tri jetë njerëzore…
Rrezik po të kërkosh në statutet e Ramës, a Metës, a Berishës…, kujt tjetër? Më shumë ngushëllime gjen për fatkeqësitë dhe heroizmat jashtë vendit se sa për tonat. Kam frikë se do gjeni aty edhe Mamudunë nga Mali i Afrikës , por asesi këtë peshkatarin e Myzeqesë, Ardmirin. Kjo e ka brenda atë shpjegimin se neveria është pjesë e kulturës sonë, jo logjika e psesë. Pse ka varfëri, pse ka me shumicë nga ata që flasin me vete, pse ka të vobektë që arrijnë të tentojnë të vrasin edhe krijesat e tyre? Tek ne ka neveri me shumicë duarsh, në nivele dhe me kate. Shqiptarët nuk pyetën një herë se si ka mundësi që një Makron pret një klandestin dhe e shpall hero? Kurse një km shqiptar a një president shqiptar nuk pret një të papunë hero në vendin e tij, gjakun e tij? Thjesht është në mes kjo neveria sociale me kate. Midis atyre që jetojnë në qiell dhe atyre që jetojnë në tokë, populli.
Dy fjalë për ty Ardimir, Zoti ta shpërbleftë me vëllezër të tjerë. U shtofshit sepse po tretemi si komb, si soj… u shtofsh me shokë mbushur instinktesh heronjsh se, nuk e ke idenë se si po vdes e po tretet kjo Shqipëria jonë duke admiruar fotot e Edi Ramës nga horizontet e dronëve. Duke admiruar shkëlqimin e firmës Gucci të djemve të ishëve, me gusto jelekësh e qostek e mjekër Turqie. U shtofsh me djem që kur bëhen të mëdhenj i bëjnë dasmat me shokët, jo me vipat, për vipat. Dhe u japin tepricat të vobektëve a institucioneve që merren me ta. Me djem që kanë respekt për mundet e tyre shkencore dhe nuk e tresin jetën duke ndenjur në rresht dhe me pushime. U shtofsh për hatër të kësaj toke që po mbytet nga Anadolli dhe shamitë e kokës, nga kamikazët, nga shushunjat. U shtofsh e mos pushofsh… se ne kështu e kaluam, u shqyem e shqyhemi për heronjtë e botës, jo për tanët.
Kontrolli i pasurisë është një ndër tre kriteret kyçe të pro...
Kancelarja gjermane Angela Merkel vijon të jetë e prërë në d...
Dasma e Sara Hoxhës dhe Ledion Licos ishte një ndër eventet ...
Ish-kryeministri Sali Berisha vijon të publikojë denoncimet ...
Tragjedia e disa ditëve më parë në Genova të Italisë, ku 39 ...
Një ngjarje, e cila për pak sa nuk ka përfunduar në tragjedi...
Edhe pse sipas kryebashkiakut Erion Veliaj, kjo është “Tiran...
Këshilltari politik i kryeministrit të Kosovës Ramush Haradi...
3200 servise të regjistruara në QKR, nga këto vetëm 58 prej ...
Bashkia e Fierit ka dhënë një lajm të mirë sot, në lidhje me...
Instituti i Shëndetit Publik ka reaguar pas deklaratave nga ...
Siguria ushqimore në vendin tonë prej kohësh është kthyer në...
Në kulmin e sezonit turistik, një ndër plazhet më të frekuen...
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është pothuajse...
Autostrada Elbasan-Tiranë prej 8 muajsh qëndron e bllokuar p...
Kryetari i partisë ZGJIDHJA, Koço Kokëdhima ka reaguar pas v...
Ish- kryeministri, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me ngj...
Dita e shtunë është shpallur ditë zi në Itali, pasi do të va...
Një ngjarje e rëndë ka nodhur gjatë ditës së sotme në qyteti...
Partia Demokratike ka sulmuar sot Top Channel, duke e akuzua...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezuluar nga detyra ish...
Policia e Tiranës ka zbardhur një rast vjedhjeje të ndodhu...
Dy persona, të dyshuar si autorë të një vrasjeje dhe një p...
Një i arrestuar dhe një i proceduar në gjendje të lirë për...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Më shumë se 10,000 persona janë raportuar të zhdukur nga t...
Njësitë e Forcave të Armatosura të Ukrainës kanë kryer një...
Këshilli i Bashkimit Europian dha sot miratimin përfundimt...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kinë, Kili dhe vende të t...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...
Turistët nga Kosova vijojnë të mbajnë peshën kryesore të h...
Turizmi shënoi një përshpejtim të rritjes gjatë muajit maj...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...