Marrëveshja për detin Kaspik/ Pesë shtetet gjejnë gjuhën e përbashkët
Udhëheqësit e pesë vendeve që rrethojnë Detin Kaspik ranë da...
Jemi ende në stinën e verës dhe në këtë kohë kur temperaturat e larta kanë pushtuar vendin, konsumatorët duhet të tregojnë një kujdes tejet të veçantë me ushqimet që përdorin.
Në një intervistë ekskluzive për suplementin ?Life Pages? në ?Gazeta Shqiptare?, Dr. Tritan Kalo, mjek infeksionist, tropikalist dhe reaminator tregon se cilat janë kategoritë më të predispozuara për t?u prekur nga infeksionet, viruset, bakteret apo dhe toksinat e tyre.
Më tej dr. Kalo i bën thirrje qytetarëve që të kenë kujdes me disa produkte si mishi, qumështi, akullorja apo dhe ushqimet fast food.
Cilat janë kategoritë e individëve më të prekur prej këtyre infeksioneve?
Sikundër e theksova edhe më lart, të gjithë si konsumatorë mundet të prekemi prej këtyre infeksioneve, POR individët e grup moshave ekstreme, fëmijët e vegjël dhe ata mbi 65 vjeç, individët që vuajnë nga sëmundje kronike, të cilat e dobësojnë reagimin e sistemit tonë imunitar si Diabeti i sheqerit, Nefropatitë kronike, Insufiçencat kardiake apo ato pulmonare, Hepatopatitë kronike, të Sëmurët me HIV/AIDS, Sëmundjet kronike të artikulacioneve dhe indeve lidhëse, që shpesh marrin në mënyrë të vazhdueshme kortikoidë, të sëmurët me sëmundje malinje nën kemioterapi apo rrezatim, etj. janë subjekte më vulnerabël dhe më të prekshëm prej tyre, e sidomos klinika e manifestimeve të këtyre infeksioneve në subjekte të tillë është edhe më e agravuar.
Kujdesi që duhet të kushtojmë ndaj çdo produkti ushqimor që ne konsumojmë, e bën të mundur kalimin e kësaj stine mjaft të nxehtë dhe jo vetëm të saj, pa u shqetësuar nga infeksione të lidhura me konsumimin e këtyre produkteve.
Nga cilat ushqime duhet të bëjmë më shumë kujdes?
?Të hamë apo të mos hamë? ? kjo është çështja. Të gjithë ne duhet të bëjmë kujdes për gjithçka që konsumojmë, përfshirë edhe ujin e pijshëm. Megjithatë janë disa produkte ushqimore më të ekspozuara ndaj ndotjes bakteriale dhe jo vetëm. Le të fillojmë me mishin.
Nëse therja e bagëtive si lopët, qengjat, delet apo kecat kryhet jashtë zinxhirit të licencuar të therjes dhe kontrollit veterinar, konsumi i tij mundet të na rrezikojë nga sëmundje shumë të rënda disa dhe vdekjeprurëse si plasja (antraksi), apo parazitoza si cisticerkoza, trikineloza, gëlbaza e mëlçisë (Fasciola hepatica), etj. Derrat e rritur nëpër stoqet e mbetjeve të qyteteve bartin në trupin e tyre helme nga më të ndryshme, sidomos metale të rënda tejet dëmprurëse për organizmin tonë.
Pulat e pa kontrolluara bartin jo pak salmonela, shumë të dëmshme për të gjithë, por në veçanti për fëmijët. Qumështi i kafshëve të sëmura me bruçelozë apo tuberkuloz, si dhe produktet e tyre të prodhuara nga qumështi i pa pasterizuar, rrezikojnë organizmin tonë nga sëmundje jo pak invalidizuese për të si Bruçeloza e Tuberkulozi bovin. Produktet e qumështit si akullorja mundet mjaft mirë të bëhet pre e infeksionit nga Stafilokoku, duke dhënë intoksikacione ushqimore shumë pak kohë pas konsumimit të saj.
Mos ruajtja e miellit, orizit apo edhe e vetë bukës në mjedise të mbrojtura nga brejtësit (minjtë), të shumtë si në mjediset urbane edhe jashtë tyre, i bën ato të ekspozuara nga ndotja prej urinës së tyre dhe e përhapjes së leptospirozës. Orizi i gatuar jo si duhet, apo i ngrohur dhe i ringrohur disa herë mundet të kontaminohet nga Bacillus cereus, një nga mikroorganizmat më të rrezikshëm të shkaktimit të helmimeve ushqimore.
Të mos harrojmë faktin se mjalti nuk duhet konsumuar në fëmijët nën dy vjeç, për shkak të mundësisë së pranisë në të Clostridium botulinum. Për rikujtesë është mikroorganizmi, i cili jep forma të rënda të intoksikimit edhe në të rriturit, me paraliza të rënda e vdekjeprurëse prej produkteve të konservuara dhe jo mirë të ambalazhuara (konservat që kanë kapatë të bombuar, kurrë nuk duhen konsumuar).
Ajo që ne neglizhojmë dhe jemi pak të informuar është prania në ushqimet tona, në produktet e ndryshme bujqësore e pesticideve apo produkteve të ndryshme stimulante të prodhimit apo pjekjes së sforcuar të tyre, diçka që është denoncuar dhe vijon të denoncohet me forcë në organe të ndryshme të shtypit tonë të përditshëm.
Vitet e fundit pavarësisht kontrollit të produkteve ushqimore dhe të lëndëve të para të prodhimit të tyre, kontroll që çalon kudo dhe kurdoherë, ka një shtim të çrregullimeve gastro-intestinale për shkak të ushqimeve të kontaminuara me mikroorganizma të ndryshëm para apo gjatë përpunimit të tyre, si dhe gjatë ruajtjes apo shpërndarjes së tyre. Ndaj kujdes dhe vetëm kujdes për gjithçka që fusim në gojën tonë. Nuk ju informojmë për t?ju panikuar, POR thjesht për t?ju mirëndërgjegjësuar mbi gjithçka që ju konsumoni.
Si duhet t?i ruajmë ushqimet në mënyrë që ato të mos prishen?
Nëse ushqimet e gatuara nuk konsumohen brenda 2-3 orëve të përgatitjes së tyre, ato ose duhet të futen më mjedise ftohëse frigoriferike, ose në rast të mos pranisë së tyre të hidhen dhe të mos konsumohen. Po ashtu pas përgatitjes në pritje të shërbimit të tyre brenda këtij harku kohor, ato duhet të ruhen në mjedise të mirë-ajrosura dhe pa praninë e mizave në to.
Një këshillë e tillë vlen edhe për festimet e ndryshme dhe të shumta të stinës së verës. Duhet të kemi parasysh se në rast ruajtje për disa ditë të ushqimeve në frigorifer pas përgatitje së tyre, ne nuk duhet të presim ftohjen e tyre para se ti vendosim ato në to.
Të mos harrojmë edhe faktin se në rast kontaminimi të ushqimeve të përgatitura para se ato të futen në frigorifer, ruajtja e tyre në mjedise të ftohta apo edhe në ngrirje NUK i shkatërron aspak mikroorganizmat apo toksinat e tyre, përkundrazi i konservon ata edhe më mirë.
Ringrohja e tyre para përdorimit të ushqimeve të para-kontaminuara, i bën po aq aktivë mikroorganizmat apo toksinat e tyre duke shkaktuar helmime ushqimore shpesh edhe me pasoja fatale për organizmin tonë. Jo të gjithë kemi frigoriferë, por ka shtëpi të pajisura me mjedise shumë të freskëta dhe në to duhet të ketë dollapë më kapakë të mirë-puthitur dhe me rrjeta teli, të cilat evitojnë kontaktin e mizave apo brejtësve me ushqimin që ne konsumojmë apo me produktet me të cilat ato përgatiten.
MOS harroni faktin se higjiena në përgatitjen, ruajtjen dhe shërbimin e ushqimit të gatuar varet shumë nga higjiena personale a tyre që merren me këto procese, sidomos higjiena e duarve. Lani duart me kujdes para dhe pas çdo procesi.
Udhëheqësit e pesë vendeve që rrethojnë Detin Kaspik ranë da...
Detaje të tjera dalin në dritë nga djegia e banesës në Fier....
Një zjarr i cili përfshiu County Wicklow në Irlandë, zbuloi ...
Nënsekretari i Kryeministrisë italiane, Giancarlo Giorgetti,...
Ditë pune në Preshevë. Nuk gjen askund vend për parkimin e m...
Nga Kreshnik SpahiuDje sheshet kryesore në Bukuresht u pusht...
Ish-kryeministri dhe lideri historik i Partisë Demokratike, ...
Një vit më parë Respublika do të publikonte një artikull të ...
Dy banesa janë përfshirë nga flakët në fshatin Grecall në qy...
Zjarret masive që kanë përfshirë Kaliforninë, krahas forcave...
Policia e Korçës ka vënë në pranga një person i cili qarkull...
Tre persona kanë janë përleshur me armë zjarri pasditen e so...
Gazeta franceze, “Paris-soir”, ka botuar të shtunën e 9 pril...
Policia e Maqedonisë ka ndaluar nëntë emigrant të paligjshëm...
Një 36 vjeçar me iniciale P.N, 36 vjeç, është sulmuar nga nj...
Ka disa orë që në rrjet qarkullon një foto e montuar në të c...
Fondacioni “Maarif” , dega ideologjike e pushtetit të presid...
Autoritetet gjermane kanë goditur një grup të trafikimit të ...
Një shtetase 32 vjeçare me iniciale A.C i ka dhënë fund jetë...
Analisti Agron Gjekmarkaj, ka sulmuar politikën shqiptare.Në...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...