web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Atentat mafioz/ Çfarë i tha vrasësi, Fatbardh Licit, para se ta ekzekutonte

10 Gusht 2018, 11:52, Aktualitet CNA

Të  tjera detaje kanë dalë në dritë nga krimi i rëndë i ndodhur mëngjesin e sotëm në Shkodër, ku shtetasi Fatbardh Lici u ekzekutua me armë zjarri teksa ishte duke pirë kafe në lokal.

Një person i maskuar zbriti nga makina, iu afruar një metër 53-vjeçarit Fatbardh Lici dhe e qëlloi me armë. Por përpara se ta vriste, autori i kishte thënë ?të fala? viktimës. Të paktën kështu është shprehur një dëshmitar që ishte aty pranë, raporton ABC Neës, i cili vetëm kaq kishte mundur të dëgjonte.

Më pas, vrasësi zbrazi 15 plumba me një armë automatike të llojit ?Scorpion?. 53-vjeçari Fatbardh Lici ndërroi jetë menjëherë. Ai po pinte kafen e mëngjesit në një lokal në lagjen Kiras. Viktima është vëllai i Mustafa Licit anëtar në Këshillin Bashkiak të Shkodrës, si dhe kunati i Lulzim Kullës, nderkohe qe shtatë vite më parë, Fatbardh Lici është akuzuar si autor i vrasjes së Astrit Kurmemajt.





Lajmet e fundit nga