web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kapet anija me 20 ton drogë/ Në pranga 11 persona

9 Gusht 2018, 09:08, Aktualitet CNA

Një anije me flamur panamez është kapur nga Guardia di Finanza në brigjet e Palermos, pasi ishte konstatuar se transportonte 20 ton kanabis.

Nga të dhënat e para mësohet se pas sekuestrimit të lëndës narkotike në pranga kanë rënë 11 persona që ishin ekuipazhi i anijes, nga Mali i Zi.

Mësohet se anija ishte nisur nga porti i Las Palmas që më 27 korrik dhe kishte deklaruar se po lundronte në ujërat ndërkombëtare për inspektim dhe kërkime. /CNA.al

 

 





Lajmet e fundit nga